Home » Lajme » Opinion: Qeverisja lokale në Bujanoc – RREZIKU I QUAJTUR BËRLLOK…!

Opinion: Qeverisja lokale në Bujanoc – RREZIKU I QUAJTUR BËRLLOK…!

Qershori muaji i fillimit të temperaturave të larta metorologjike dhe politike, në Komunën e Bujanocit, po vazhdon me një problematikë shumë të ndjeshme dhe provokative, të njohur me emrin “bërlloku”.

Problemi i quajtur “bërllok” ka marrë ngjyra politike. Ky problem politik i fshehur pas bërllokut, ka filluar të nxjerrë kokë dhe të krekoset për disa iniciativa, për kinse ndarjen e Komunës së Bujanocit, jo mbi baza të bërllokut, por mbi vija etnike.

Qytetarët e Komunës së Bujanocit janë në hall. Ata sa i frikësohen bërllokut, i cili po ua gudulis hundët me aromën e pakëndshme të mbeturinave të grumbulluar prej ditësh nëpër qytet dhe rrethinë, sap o ngulfaten nga trishtimi nëse vendi i tyre ndahet me gardhiqe politike siç po ngjet me Mitrovicën e Veriut të Kosovës.

Pra, qytetarët e Bujanocit, janë të goditur nga poshtë prej bërllokut, i cili s’ka se si të mos preket me këmbë e nga lart nga ideja e ndarjes etnike, e cila atyre u përplaset në kokë, veshë dhe sy.

Është e vërtetë se qytetin e Bujanocit prej kohësh e ka munduar mungesa e një deponie sanitare të menaxhimit të mbeturinave. Një problem të tillë e ka pasur të zgjidhur përkohësisht qe 35 vjet në periferi të qytetit afër vendbanimit serb Rakoc.

Organizata Publike “Komunalia”, e cila këtë deponi e menaxhon në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, po pengohet nga Bashkësia Lokale e Rakocit dhe Këshilli Nacional Serb, i formuar këto ditë nga disa individë dhe organizata serbe në Bujanoc.

Bllokimi i deponisë nga ana e qytetarëve të Rakocit, me arsyetimin se nuk i durojnë mbeturinat e Tërrnocit, nuk është pa prapavi politike. Kështu ka ndodhur edhe me kanalizimin e Tërnocit, kur deshi të kyçet me rrjetin e kanalizmit të Bujanocit e kështu me radhë.

Por kështu nuk ka ndodhur me ngritjen e Fabrikës së sfungjerit në Bujanoc, e cila u pat penguar në Vranjë, për shkak rrezikut nga përbërësit kimikë të sfungjerit  kancerogjen, e që rrezikon shëndetin e qytetarëve pa dallime

Pavarësisht nga prapavija politike e “bërllokut”, mbeturinat e grumbulluara nëpër qytet e rrethinë, këtij vendbanimi i japin një pamje të keqe, një erë të keqe dhe një emër të keq.

Mbeturinat krijojnë një vend ideal për shumimin e minjve, insekteve dhe bartësve të tjerë të sëmundjeve si dhe shtojnë numrin e qenve endacakë.

Qytetarët e Bujanocit, të rrezikuar nga të gjitha anët, nga bërlloku, ndarjet etnike, skamje dhe mjerimi social.

Fajtorët kujdestarë të këtij kaosi politik s’ka se si të mos preken dy këshillat nacionale shqiptaro-serbe. Këshilli Nacional i Shqiptarëve, i cili në Preshevë nuk ka mandate, por vetëm në Bujanoc e që grumbullon rreth vetes një parti e gjysmë (PVD e UDSH) si dhe Këshilli Nacional serb, i cili përbëhet nga dy-tri subjekte.

Këto dy këshilla nacionale po i marrin ngadalë kompetencat e pushtetit lokal. Marrin dhe japin iniciativa sipas interesave të tyre politike, nuk përjashtohet edhe mundësia e bashkëpunimit kur vije në pyetje funksionimi i tyre.

Ku po mbetet, atëherë, pushteti lokal?!

I rrethuar nga bërlloku, kriza financiare, këshillat nacionale, deputetit jolegjitim dhe kërcënimet e iniciativave për ndarjen e pushtetit mbi baza etnike. Qeverisja lokale ndonëse është multietnike, ajo nuk i ka punët mirë.

Është filluar me bërllok e një Zot e di se si do të përfundojë.

Një është e qartë i kemi punët bërllok!!!

Nga Tërnoci PRESS

The friends may be more willing to share details or http://spying.ninja/ their viewpoints about what has occurred

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch