Home » Opinione » Opinion: Refrenet dhe klishetë e faktorit politik shqiptar dhe ndërkombëtar karshi incidenteve të fundit në rajon

Opinion: Refrenet dhe klishetë e faktorit politik shqiptar dhe ndërkombëtar karshi incidenteve të fundit në rajon

-“Kadia të akuzon, Kadia të gjykon”- Ky proverb i njohur popullor, më së miri ilustron “drejtësinë” e pushtetit svallomaqedonas pas arrestimit të 20 burrave dhe grave shqiptare, si dhe 8 shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga pushteti i Beogradit-

Pas çdo incidenti të shkaktuar në Maqedoni, apo edhe në rajon pasojnë refrenet dhe klishetë e faktorëve politik shqiptarë dhe të atyre ndërkombëtar:

Faktori politik shqiptarë në Maqedoni gjithherë del me të njëjtën deklaratë: “…ruani gjakftohtësinë dhe mos bini pre e provokimeve…”

Autoritet e Shqipërisë dalin me prononcimin: “…ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera…”

Zyrtarët e Kosovës dalin me deklaratën: “…ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë mbizotërojnë marrëdhënie të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë…”;

Ndërsa, faktori ndërkombëtar apelon: “…të zihen fajtorët dhe të nxirren para drejtësisë…”

Ka një kohë bukur të gjatë që këto refrene janë dëgjuar dhe po dëgjohen sa herë që kemi ndonjë ngjarje të rëndë në këtë rajon, sidomos ndaj rastit të fundit të arrestimit 20 burrave dhe grave tona në FYROM nga pushteti shovinist sllavomaqedonas, edhe përkundër faktit se me dhjetëra familjarëve të tyre po jetojnë në ankth, si për fatin e bijve dhe bijave të tyre, por edhe të familjeve të tyre, të cilat në këtë shtet nuk janë të rehatshëm dhe të sigurt.

Pas periudhës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit të gjithë ishin optimist se pozita e shqiptarëve në këtë vend do të ketë avancime të dukshme dhe njëherë e përgjithmonë do të ndalet politika diskriminuese ndaj tyre. Edhe përkundër disa përparime, në esencë pozita e tyre nuk ka ndryshuar shumë. Padyshim, se fajtori kryesor është politika shoviniste sllavomaqedonase, indiferenca e faktorit ndërkombëtar, por një pjesë bukur të mirë të përgjegjësisë e ka edhe faktori politik shqiptar, i cili në vend të avancimit të politikës së saj kishte pranuar rolin e servilizmit dhe nënshtruesit ndaj interesave të caktuara.

Tani, këtu kemi disa organizma politik, të cilat më shumë merren me probleme personale e grupore se sa që kanë ndonjë strategji, apo plan kombëtar. Ky faktor politik shqiptarë është shumë i përçarë dhe për këtë arsye nuk mund të sfidojë politikën shoviniste sllavomaqedonase. Deri sa, këta janë të ndarë dhe të pa plan për problemet e shqiptarëve nuk do të jenë në gjendje të bëjnë më shumë që të ndalin turrin e politikës diskriminuese të sllavomaqedonasve.

Kur, këtij kaosi politik i shtohet edhe politika pasive dhe shumë inerte e autoriteteve të Tiranës dhe Prishtinës kjo nuk do shumë mend, atëherë beteja për të ndihmuar në zgjidhjen e probleme të shqiptarëve të FYROM-it është edhe më e vështirë.

Politika zyrtare e Tiranës dhe Prishtinës më shumë është politikë e refreneve të njohura dhe e pafrytshme dhe shumë pak në interes të shqiptarëve të rajonit. Kjo politikë më shumë është në shërbim të klikave sunduese dhe profitereske, se sa në shërbim të bashkëkombësve të tyre. Dhe, jo më pak përgjegjëse për ngjarjet e dhimbshme që po ndodhin në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës është politika zyrtare e Tiranës dhe Prishtinës, e cila jo që duhet të merren me problemet e shqiptarëve dhe të prijnë në zgjidhjen e tyre, por e kanë edhe obligim kombëtar dhe Kushtetues.

Roli i faktorit ndërkombëtar për ngjarjet e kaluara dhe të tanishme në rajon nuk mund të mohohet, por sjellja e tyre, sidomos karshi arrestimit të 20 shqiptarëve të FYROM-it dhe 8 shqiptarëve të Luginës së Preshevës është shumë indiferente dhe mos të themi e hiq bërjes.

Ata, përveç monitorimit të gjendjes nuk ka ndërmarrë ndonjë masë të njohur, si ndaj Beogradit, por edhe ndaj Shkupit, politika e të cilit është shumë e varur nga faktori ndërkombëtar.

Deklarimet e tyre se duhet pritur çfarë po thotë drejtësia shoviniste e këtyre dy vendeve nuk po kuptohet. Drejtësinë e këtyre dy shteteve shtypëse, shqiptarët e njohin për shumë kohë, andaj lënia që ndaj këtyre rasteve të zhvillohen procedura të drejtësisë, përkatësisht të padrejtësisë është anakronike. Drejtësia e tyre përkujton proverbin e njohur popullor: “Kadia të akuzon, kadia të gjykon”.

Pikërisht, koj “drejtësi sllave” ndaj shqiptarëve, si në Maqedoni dhe në rajon ka shkaktuar këto probleme dhe këto nuk do të ndalen kurrë njëherë deri sa nuk zgjidhet drejtë çështja e tyre në rajon.

Do të vijë kohë kur me largimin e klisheve politike ndërshqiptare në rajon dhe të një pjese të klisheve të korruptuara dhe burokratike ndërkombëtare çështja shqiptare e rajonit do të zgjidhet drejtë dhe përfundimisht ky rajon do të jetë i qetë dhe prosperues, si për shqiptarët dhe të tjerët.

Shkruan: Fehmi Ramadani

‘mso�8 eh�� P�w :10.0pt’>-“Kadia të akuzon, Kadia të gjykon”- Ky proverb i njohur popullor, më së miri ilustron “drejtësinë” e pushtetit svallomaqedonas pas arrestimit të 20 burrave dhe grave shqiptare, si dhe 8 shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga pushteti i Beogradit-

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch