Home » Lajme, Opinione » Opinion: Sjellje të pahijëshme në Kuvendin e Kosovës!

Opinion: Sjellje të pahijëshme në Kuvendin e Kosovës!

Shkruan: Nehat Hyseni
Ky gisht dhe kjo sjellje antidemokratike e Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës, që unë dhe shumë të tjerë e votuam më 6 tetor 2O19, mjerisht, ka probleme serioze me kuptimin e mirëfilltë të demokracisë dhe rolit të saj kushtetues në krye të Parlamentit kosovar.Sa duket, Vjosa Osmani, e rritur në një mjedis të privilegjuar të pushtetit dhe regjimit jodemokratik dhe thellësisht antishqiptar të ish Jugosllavisë, realisht ka degjeneruar në arrogancë të papranueshme në këtë fillimshekull XXI, duke u imponuar me paturpësi e duke iu vërsulur në mënyrë të paskrupulltë deputetëve të LDK-së dhe të partive të tjera në Kuvend, si dhe Kryeministrit Hoti dhe zëvendëskryeministrave të Qeverisë, në stilin që unë si ish punëtor i Kuvendit të Kosovës dhe i tërë opinioni kosovar e kemi parë e përjetuar shumë rëndë gjat viteve të 9O-ta, kur regjimi fashist i Millosheviqit u tërbua kundër shqiptarve, deri në rrënimin definitiv të tij.Gjykojmë çdo formë të dhunës së deputetëve dhe të menaxhimit dhe udhëheqjes së seancave të Kuvendit të Kosovës, kushdo qofshin ata! Kryeparlamentarja Osmani duhet t’i kërkoj falje publikisht popullit të Kosovës për sjelljet e saja të pahijëshme, si drejtuese e seancave dhe të kujdeset për shëndetin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, sidomos tani kur për fatin historik të këtij vendi të bekuar, dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën finale.Elementet sorosiste, që janë të financuara nga Fondacioni famëkeq i magnatit George Soros, me mision serbo-ruso-kinez në Ballkan, nuk duhen të kenë terren fushëveprimi në Republikën e Kosovës, e sidomos duhet eliminuar ata në institucionet e vendit, në të gjitha nivelet, që kanë për qëllim komprometimin e shtetësisë dhe aftësisë tonë shtetndërtuese e demokratike.Në këtë drejtim duhet të jemi të vendosur që t’i luftojmë të tillët me të gjitha forcat dhe mundësitë e kapacitetet tona demokratike e shtetërore, kudoqofshin dhe kushdoqofshin ata!Mjaftë më me këto zënka e ndërskamca të pafund, që na kompromituan deri në palcë para botës demokratike, në këtë kohë të rrezikut nga coronavirusi, që ka marrë përmasa alarmante dhe kurba e të infektuarve nga COVID-19 është në ngritje rapide, si dhe numri i viktimave të shumëta, si pasojë direkte e veprimeve antikombëtare dhe inatit të qeverisë së rrëzuar, me tubime masovike gjatë pandemisë.Mjaftë më me këto veprime kriminale, antinjerëzore e antikombëtare, duke shkelur mbi arkivole të viktimave të pandemisë dhe duke menduar e vepruar vetëm për zgjedhje dhe për pushtet e grabitje të shtetit dhe të fillojmë të mendojmë e të veprojmë me sinergji patriotike e kombëtare, për ardhërinë e gjeneratave të ardhëshme dhe për mirëqenien e këtij vendi e këtij populli të bekuar!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që janë!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch