Home » Lajme » Opinion: SKANDALET E KËSHILLIT NACIONAL

Opinion: SKANDALET E KËSHILLIT NACIONAL

U nisën me Abetaren, vazhduan me Perspektivën dhe do të përmbyllen me Flamurin Kombëtar, aty ku e ka fundin dallaveret e një krijese artificiale të quajtur me emrin Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Nga Perspektiva PRESS

 

Ky Këshill Nacional, i cili mezi arriti t’i grumbulloj  gjysmën e PVD-së dhe të UDSH-ës, duke lënë anësh me dhjetëra parti e shoqata tjera, që veprojnë në Luginën e Preshevës nuk ka dinjitet, pushtet dhe as autoritet.

 

Këto virtyte ky këshill nuk mund t’i gëzoj, ngaqë në përbërje të tij, gjenden njerëz, të cilët përveç parasë nuk njohin tjetër. Janë po ata njerëz, të cilët deri dje kanë rrahur gjoks për patriotizëm jugosllav, kurse tashti ankohen se u dhemb kraharori, duke e goditur në emër të popullit shqiptar të kësaj krahine të bukur shqiptare.

 

Gabimi i parë, të cilin e shënoi ky këshill, pa i mbushur akoma një vit nga themelimi i tij, është Abetarja, një projekt shumë i rrezikshëm për edukimin e nxënësve të klasave të para të shkollimit fillor. Ky projekt antikombëtar u inaugurua, një ditë pas protestave gjithë popullore në Bujanoc me moton: “Stop diskriminimit të shqiptarëve në arsim!”.

Në ceremoninë e prezantimit të Abetares për shqiptarët e Kosovës Lindore., ishin të pranishëm: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, ai i OSBE-së Dimitros Kipreos, kryetari i Trupit Koordinues Millan Markoviq, dhe ai i Këshillit Nacional Galip Beqiri.

Reagimet

 

 

 

Qeveria shqiptare hodhi poshtë ekzistimin e ndonjë marrëveshjeje me Serbinë, për ndryshimin e Abetares për shqiptaret e Kosovës Lindore.

 

Ne një interviste për “Vizion Plus”, Mal Berisha, drejtuesi i politikave rajonale në Ministrinë e Jashtme, sqaron se qeveria e Shqipërisë ka dhënë vetëm fondin dhe kopjen elektronike te kësaj abetareje, të pa shoqëruar me një dokument te firmosur me Ministrinë e Jashtme serbe.

 

Berisha sqaron se kanë qenë Këshilli Nacional i Luginës se Preshevës, që ka negociuar për hartimin e kësaj abetareje, si dhe Forumi i miqve të Serbisë Jugore, ku bën pjesë edhe ambasadori ynë në Serbi Shpëtim Çaushi.

Ky faks i është dërguar: Milan Markoviq, ministër për të drejtat e njeriut dhe vetadministrimin lokal, Mr. Dimitrios Kypreos, shef i Misionit të OSBE-së në Beograd dhe Galip Beqiri, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

 

Më vonë doli lajmi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Shqipërisë, se së shpejti hapësirat etnike shqiptare, do të kenë një abetare të njësuar. Disa subjekte politike nga Kosova Lindore., urgjentisht kanë kërkuar tërheqjen e Abetares të shpërndarë nëpër shkolla, dhe deri sa të përgatitet abetarja e re për të gjithë, të kthehet ajo e mëparshmja, që kanë mësuar deri tashti i autorit Qamil Batalli.

 

Për ta mbrojtur Abetaren pa identitet, disa aktivistë të Këshillit Nacional, përkatësisht të PVD-së, vendosën nëpër rrugët e Preshevës panotë me fotografinë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, me shkrimin “Shpëtim Mos ma Prek Abetaren!”.

Ky reagim erdhi menjëherë pas deklaratës së kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, në Top Show, se për këtë gabim të Ambasadorit Shpëtim Çaushi, qeveria shqiptare, duhet të kërkoj dorëheqjen e tij.

 

 

 

Perspektiva dhe Nacionali

 

 

 

 

 

 

 

Gabimi i dytë i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është Mendimi i këtij institucioni jolegjitim, drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Mediave të Serbisë, që të shuhet revista javore “Perspektiva” dhe në vend të saj të botohet “Nacionali”, organ partiak i tij.

 

 

 

Gjatë konkursit të Ministrisë së Kulturës dhe Mediave në Serbi, rrëzohet kërkesa e “Perspektivës” me 200 numra të saj të botimit dhe në vend të saj merr dritën jeshile për botim “Nacionali: me dy numra të botimit eksperimental. Në Sanxhak Këshilli Nacional, ka dhënë Mendimin për dy revista, të cilat pastaj kanë bërë gara në konkursin për ndarjen e projekteve për pakicat kombëtare në Ministrinë e Kulturës.

 

 

 

Të mbyllet një revistë shumëdimensionale si Perspektiva, me kaq numra të botimit dhe të favorizohet një tjetër me ngjyrime politike si Nacionali, nuk i shkon për nder avancimit dhe promovimit të informimit shqip e veçmas të Abetares, nga e cila mësohen germat e para.

Ky faks i është dërguar redaksisë Perspektiva, nga Ministria e Kulturës dhe Mediave në Beograd

 

 

 

Gabimi i tretë fatal i Këshillit Nacional, do të ishte ndërrimi i pamjes dhe formës së Flamurit Kombëtar, i cili sipas disa burimeve të konfirmuara mirë është duke u përgatitur, që më 28 Nëntor të valoj nëpër rrugët dhe sheshet e Luginës së Preshevës.

Me gabimin e tretë, që do ta shënoj Këshilli Nacional, këtë vit, përgjithmonë atij do t’i mbyllen rrugët e veprimit, ngaqë në Ditën e Flamurit Kombëtar, në Preshevë është paralajmëruar një protestë e madhe gjithë popullore në mbrojtje të simbolit historik të shqiptarëve, në të cilën ditë do të vuloset edhe fati krijesës absurde, i cili kaq shumë u solli dhembje shpirtërore shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Nga PERSPEKTIVA


 

 

This campaign is largely a parody, but action on the website reveals that it http://domyhomework.guru/ tapped into the collective consciousness

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch