Home » Opinione » OPINION: Thëngjilli nuk bëhët ar , zotëri Oliver Jens Shmitt!

OPINION: Thëngjilli nuk bëhët ar , zotëri Oliver Jens Shmitt!

Alkimia është aftësia e arrijtjes së  tejjetesës apo pavdekshmërisë me ndihmën e eliksirëve të sajuar nga metalet jofisnike në ari apo në supstanca të ngjajshme me arin! Në historinë e shkencave ,alkimija  kuptohej si formë e herëshme e një deshire të njerëzimit në hulumtimin e natyrës  si dhe  në filozofi dhe shkencat shpirtërore.Që dyja variantat e përmendura të alkimisë i kombinojnë elementet kimike ,metalurgjike ,fizik,ato të mjeksisë astrologjisë ,mistakes dhe spritualizmit si dhe ato të artit. Alkiminë e praktikonin të mençurit në Mesopotaminë e lashtë , Egjypt, Indi dhe Kinë.Mënyra të njejta të alkimisë janë njohur edhe në Greqinë e vjetër dhe në Romën e lashtë,si dhe në vendet islamike -arabe.Njeriu që e praktikonte alkiminë quhej alkimist.

Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë ose si hulumtim filosofik në kërkim të “Gurit të menqurisë “në literaturën bashkohore? Alkimia e dikurshme nga e cila më vonë janë zhvilluar kimia ,farmacia dhe mjeksia, e në anën tjetër është zhvilluar filosofia si kërkim për “gurin e menqurisë” ,pastaj edhe degët e posaqme të psikologjisë moderne.

“ Studimet alkimike” (K.G. Jung) nuk janë marr vetëm me hulumtimin e arit.Në studimin e tij  tridhjet vjeqar K.G . Jungu konstaton që alkimistët e vjetër ishin edhe propagues shpirtëror të cilët i kryenin proceset transmutacionit si  në rrafshin  e materjës fizike ashtu edhe  në rrafshin e shpirtit( transmutacioneve mentale)  për të hulumtuar metale me një strukturë të ngjajshme apo të njejt me arin.

Alkimia (lat . alchimia,arab. خيمياء)  është degë e filozofisë së natyrës nga e cila në shek.17 dhe 18-të u zhvilluan kimia dhe prodhimi i barërave. Në kohërat e lashta alkimija  quhej si aftësi mbretrore ,kurse sot pseudoshkencëtarët quhen «alkimist» Pra Alkimistët mundoheshin të gjejnë «gurin e menqurisë», e cila përshkruhej si «Vepër e madhe»(lat. Magnum opus).  guri i menqurisë do të mundësonte që metalet e zakonshme të shndërrohen ne  ari dhe në argjend.

 

Por ,ç`na hyn në punë alkimia në analizën e sotme.? Më behët merak se si  alkimia nuk ka zënë vënd edhe në histori , apo shtrembëruesit e historisë nuk janë quajtur edhe ata alkimista.  Mënyra më e dukshme e dëshirës me apo pa dhunë që historia të shtembërohet në mënyrë alkimike   e kemi hasur në shkrimet e shumta mbi ne dhe për ne. Sa është e njohur dhe sa është e pranishme alkimia si shkencë ose si hulumtim filosofik në kërkim të “Gurit të menqurisë “në literaturën historike.? Shumë ,bile.

 

 

Serbia dhe Greqia në mënyrën më të paskrupullt janë munduar dhe mundohen edhe sot e kësaj dite që historinë  e tyre ,e cila nuk ka histori , në mënyrën alkimike t`a krijojnë për vete.Nga asgjëja mundohen të sajojnë ar. Por iu është e pamundur . Ari është ar e thengjilli thëngjil. Dhe kështu në mënyrë alkimike e në rastin tonë me vjedhje të krijojnë Historinë e tyre kombëtare .

Nëse bëhët një krahasim me alkimikët kimist  ,ata që nga shekulli i 18-të e panë që është e kotë të mëndohet dhe të mundohet që nga thëngjilli të krijojnë ar ,dhe me një evoluim shkencor lindën kimija e vertetë që pa njohuritë  e saja sot do të ishte e pa mundur jeta moderne.; ashtu edhe  edhe  nga alkimia farmaceutike  lindi farmacia moderne  që me barërat e sotit bëhet mrekulli në shërimin e sëmundjeve njerëzore .shtazore dhe bimore.

Po ç`ndodh me alkimistet serb të historisë ? Ata ende jetojnë në aftësitë e tyre të kohërave babilonase dhe mesopotamike të shndërrimit të një të vërtete në rrenë , apo mund të themi të kundërten shndërrimin e një e më shumë rrenave në të vërtetë të tyre.

 

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë,prandaj edhe me instiktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e qorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këte e njollosin atë të të tjerëve  e me këtë rast t`tonën.. Është për çudi që Perendimi iu “hanë”rrenët e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e dij.
Në mënyrën më fëmijëjore dhe aspak shkencore por qesharake ata dalin me “zbulimet” të tyre .

“Po serbët kush janë”?!  Pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjegja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”

Por dëshira alkimike e  tyre që nga tunxhi ,bakri ,thëngjilli të bëjnë ar nuk ndalet e për këte m`u desht që personalisht  të “bindem “ me dy libra të botuara në Beograd: Vesna Pešić “  Prećutana Istorija  Albanci – lažni Iliri 2008 “Historia e Heshtur, Shqiptarët – Ilir të rrejshëm ) si dhe Grupa autora :” Kavkaski Albanci- Lazhni Iliri  ”  (“ Shqiptarët e Kaukazit – Ilir të rrejshëm” 2007) .

“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë  një vlerë që nuk maten me asgjë  për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr  nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet:

“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhëshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a egziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre?  Asnjë  “. “ Nuk gjëndet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë.Të gjitha toponimet shqiptare verehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore  gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…)

 

Për  përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe  ,pë alkimizmin e tyre në trillimet e tyre në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se  deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të  Roberto Salinas Price-it;  “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.

 

Branko Vukosiq ,Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 . Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por  duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?).  Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, ? Po, por vetëm si alkimi historike.

 

Por ,kur nuk duam të bindemi që i ka kaluar koha e alkimisë si asaj kimike ,farmaceutike por edhe asaj historike , atëherë “fabrikat “ alkimike   prodhojnë alkimist të rinj të historisë të cilët mundohen që me metoda kundër ligjeve të natyrës të bëjnë mrekullira.

Tash së fundi doli në shqip libri i Oliver Jens Schmittit ‘”Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike” E unë duke e ditur që alkimisti i përmendur e di gjuhën shqipe , e kisha këshilluar që të lexon Hanko Hallën e Ali Asllanit e  cila që moti e kishte kuptuar  me alkimi nuk  vazhdohet jeta: “Fët e fët e nxorra nji gjerdan prej ari por edhe e morra nji thëngjill nga zjarri , Thash: trazohu ,nuk trazohen kurr , njëra për në gush` e tjetra për në furrë.”

Thëngjilli nuk bëhet ar ,Zotëri Oliver jens Schmitt! Nuk i ka mbet Kosovës që të na krijoni paqavure nga ajo.

Unë nuk do të hyj në detale të zbërthimit të «veprës «alkimike «të fundit mbi Kosovën ,por kësaj rradhe do të  jap  një fragment të një analize të thukët nga ata të vërtetës historike: ” Kishat ortodokse, përpjekje për ri-interpretim .Duke komentuar përpjekjet e disa studiuesve shqiptarë të cilët thonë se kishat ortodokse janë ndërtuar nga shqiptarët katolikë gjatë shekullit të 14-të, Schmitt pa menduar dy herë i bjen mohit duke thënë se “ky ri-interpretim…nuk ka bazë shkencore” (f.283). Një gjykim kaq i cektë nuk i jep përgjigje faktit që në disa prej manastireve kryesore ortodokse në vendin tonë, enterieri shquhet për një ikonografi të begatë e cila ka përjetësuar elemente të botës shqiptare, të cilat më tepër duhen parë si një reflektim i përbërjes etnike të ortodoksëve që vizitonin këta tempuj.( Schmitt, një rrëfim për një post-modernist – Salih Mehmeti )

 

Kot e ke zoti Schmitt , thëngjilli nuk trazohet me ar!

 

Fahri Xharra,

Gjakovë 16, Janar 2013

2 Responses

  1. Krasniqi thotë:

    kërkoi emailin e portalit se kam një shkrim dhe dëshiroi ta dërgoi tek ju

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch