*Universiteti*
Hapja e Universitetit publik të Gjilanit është dashur së pari të fillon së punuari para se të hapen Universitete tjera publike .
Rëndësia e hapjesë së një Universiteti public në Gjilan në interes të Anamoravës dhe dhe trekëndëshit kufitarë Gjilan – Kumanovë – Preshevë.
Hapi i parë është dashur menjëher pas instalimit të administratës së Ndërkombëtare. Vonimi i hapjesë së universitetit publik të Gjilanit ka prodhura efekte negative për këto tri Rajone . Asnjë universitet publik nuk
ka rëndësia sa i Gjilanit .
*Autostrada*
Fillimi i Autostradës nga Gjilani , përmesë Gjilanit është dashur të niset për ta lidhur Anamoravën dhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë me Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Rruga e kombit është dashur të niset nga Gjilani , përmesë
Gjilanit që do të mbulonte Anamoravën dhe *t*rekëndëshin kufitarë Gjilan – Kumanovë – Preshevë . Kjo rrugë do të lidhte edhe me korridorin e rrugës së shtatë që lidhet Beograd-Shkup-Athinë , por e veqant e ksaj është edhe që është shumë afër me Bulgarin .
*Zona e lirë Ekonomike*
Miratimi i ligjit për zona të lira , ka krijuar premisa të volitshme për shikimin e mundësive të shumta që hapin zonat e lira . Prandaj është dashur së pari të shpallet Gjilani e Anamorava dhe trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë si një zonë e lirë Ekonomike , pasi ka një potencial, posedon specifika të vetme në Kosovë dhe në këtë pjes të Ballkanit për dhe me një strategji qartë të integrimit dhe të zhvillimit Ekonomik .
29 Prill 2014
Autori është Master i Ekonomiksit dhe ka shtruar e trajtuar këto tri projekte kapitale për Anamoravë dhe trekëndëshin kufitarë Gjilan – Kumanovë – Preshevë .