Home » Opinione » Opinion -Vendi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë të vizitohet nga krerët më të lartë të dy shteteve Shqiptare dhe të ndezën qirinjë

Opinion -Vendi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë të vizitohet nga krerët më të lartë të dy shteteve Shqiptare dhe të ndezën qirinjë

Me   shkasë : Me rastin e 20 Janarit ,  një vjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë

 

Në vendin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë të  ndezën qirinjë  dhe të vizitohet  nga liderë institucional  e  partiak nga hapsira e jon etnike  

 

Ndezja  e qirinjëve duhet  të  jap dhe  shpërndaj  një  mesazh  të  fuqishëm  në  të  gjitha  anët:

Lapidari është hequr pa të drejtë dhe dhunshëm  –  por në mendjet ,   ndjenjat  dhe  në  të gjitha  zemrat  tona  shqiptare  qëndron  lapidari  për  jetë  e  motë  ashtu krenar dhe i pa përkulur  sa  të  jetë  gjallë  populli  i jonë .

 

Lapidari është hequr pa të drejtë  dhe ndaj ksaj padrejtësie duhet të reagojm të unifikuar  njëherë intelektual  dhe  opinioni gjithë  shqiptarë nga hapsira etnike Shqiptare e pastaj edhe nga bota demokratike , instanca e mekanizma ndërkombëtar. Ky veprim  do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet , alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e  diskriminimit  që janë duke u bërë ksaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësiht nënë administrimin e Serbisë.

Shkruan : Refik  HASANI

Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të lapidarit të ndezen  qirinjë në të gjitha hapsirat tona etnike shqiptare .Qirinjë të ndezen edhe nga njerëz që do të shkojn në Preshevë në mënyra  të organizuar ku do  të vendosin lule të freskta  dhe të ndezin qirinjë para objektit të Komunës së Preshevës  dhe të bëhet një minutë heshtje duke qëndruar  gatitu para këtij vendi  në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës  . Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës   ta vizitonë edhe krerëtë më të lartë të dy shteteve Shqiptare .Preshëva të vizitohet edhe nga  gazetar e punëtor shkencor e hulumtues  të instituteve por edhe të anëtar të Akadamisë së shekencave e profesor të universiteteve nga të gjitha hapsirata tona etnike shqiptare .  Simbolika e 20 Janarit ,është tepër e madhe në  një vjetorin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë  do prodhonte efekte pozitive , do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale  për  struktura partiake dhe institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine . Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Preshevës , Medvegjës dhe Bujanocit dhe hpasira tjera etnike shqiptare .       

 

 

 

30. Nëntor  2013

 

Autori, ish –Kuvendar Komunal i Gjilanit  dhe  publicist i pavarur  nga Bujanoci .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch