Home » Opinione » Opinion: ZGJEDHJET E KONTESTUARA TË BIK-ut në LUGINË

Opinion: ZGJEDHJET E KONTESTUARA TË BIK-ut në LUGINË

Bashkësia Islame e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk duhet t’i organizoj zgjedhjet  e këtij institucioni fetar, në Luginën e Preshevës të cilat  priten të mbahen më 24 janarë në Komunën e Preshevës.

Këtë privilegj BIK, që gëzonte dikur, tani nuk e ka më, meqenëse Serbia, akoma nuk e njeh Kosovën dhe institucionet e saj, qoftë ato edhe fetare.

Rasti i kthimit të ministrit për diasporë Ibrahim Makolli dhe deklaratat e një zyrtari serb nga Beogradi, se funksionerët shqiptarë mund të hyjnë në Serbi vetëm si qytetarë të zakonshëm të saj,  flet qartë se zgjedhjet e BIK-ut  në Luginën e Preshevës janë një demagogji.

Shembuj tjerë konkret kemi deklarata e presidentit Tadiq, pas vizitës në Deçan, me rastin e  vitit të ri ortodoks tha se  Kosova është Serbi, pastaj vrasja e policit Zymberi, barrikadat politike dhe funksionimi i pushtetit  paralel dhe protestast e fundit të Vetëvendosjes për bllokimin e madhrave Serbe  si  dhe pagesa  e tarifes 60 ero per  hyrje në Kosovë  janë fakte të bollshme se zgjedhjet e BIK në këtë rajon janë të pakuptimta dhe  politike  që i shkojnë për shtati më shumë Sërbisë.

Nga këto argumente shtrohet pyetja e arsyeshme se si vallë  ka mundësi    që  i vetmi institucion i Bashkëesisë Islame  nga Kosova, pikërisht  Naim Tërnava të jëtë  i pranushëm në këtë rajon dhe jo vetëm ta vizitoj  Luginën, por edhe të  Organizoj Zgjedhje paralele në Serbi, duke e ditur   se  në Luginë  ekzistojënë  institucionet  e Bashkësisë Islame.

Institucionet e larta shtetërore në Kosovë duhet ta kenë parasysh një dukuri të tillë, ngase e prish imazhin e Kosovës dhe vë në pykëpyetje vlerat shtetërore të saj.

Naim Tërnava para 3  viteve  kur  ishte  në Preshevë patë thënë  se  do t’i bashkoj  së shpejti në një orgsnizim fetar  vendor  besimtarët  e Luginës  dhe ai leje më që  nuk i ka  interesuar kjo   po ai del tash pas  kaq vitesh dhe organizon zgjedhje  paralele   me qëllim të krijimit huti  tek besimtarët e Luginës, për interesa personale.

Përvoja e hidhur flet se Myftiu Tërnava, me dy Këshilla të Bashkësisë Islame, me dy vula, më shumë ka krijuar huti e përçarje tek muslimanët e këtij rajoni se sa ka kontribuar në promovimin dhe afirmimin e vlerave fetare në këto komuna.

Për t’i dhënë fund këtyre dukurive negative të cilat  Naim Tërnava  në emër të Bashkësisë  Islame të Kosovës është duke  i  realizu,  duhet që institucionet e Kosovës  dhe ato vendore  si dhe të gjitha  institucionet e pamvaruara, të reagojnë  ashpër  ndaj veprimeve tendencioze të Naim Tërnavës, në të kundërtën do të shpallet person non grata për Luginën.

Nga Tërnoci PRESS

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch