Home » Opinione » Otomanët shqiptarë, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria

Viteve të fundit, populli dhe trojet shqiptare janë shndërruar në poligon ushtrimi influencash të shteteve armike. Greqia jep para për shqiptarët që e mohojnë atdheun. Malii Zi u jep para shqiptarëve që shndërrohen në malazezë, Serbiajep pasaporta biometrike për shqiptarët që e marrin nënshtetësinë serbe. Maqedonia u jep para dhe poste liderëve shqiptarë për mosrealizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve. Turqia jep ndihma vetëm atyre që e flasin gjuhen turke. Ku na mbeti shqiptaria?!

Këto ditë, gjatë vizitës së delegacionit turk, në agjendën e tyre vend prioritar ishte ndryshimi dhe shtrembërimet historike që nga agresori të konsideroheshin çlirimtarë.

Kërkesat e Turqisë aktuale që populli shqiptar të bëjë ndryshime në librat shkollorë, meqë sipas tyre Perandoria Otomane nuk ishte pushtuese e territoreve shqiptare, është e papranueshme. Perandoria Otomane, për të shtrira autoritetin e vet, vrau, plaçkiti, burgosi, masakroi dhe dogji fshatra të tëra shqiptare. Pasi arriti t’i pushtonte territoret tona, djemtë tanë i detyronte të shkonin në shërbimin ushtarak me mijëra kilometra larg vendlindjes, duke i dërguar në Jemen e vende tjera aziatike për të luftuar për interesa të sulltanëve, e jo të shqiptarëve. Këtë më së miri na e ilustron kënga popullore: “Vinë pampurat rrethit detit…”, në të cilën përshkruhen vuajtjet e djemve dhe vashave tona pa burrat e tyre.

Gjatë kohës së pushtimit otoman 500-vjeçar, në tërë Perandorinë, i vetmi ishte populli shqiptar i cili nuk gëzoi asnjë privilegj, edhe pse shqiptarët e përqafuan fenë islame. Shqiptarëve ua ndaloi hapjen e shkollave shqipe, djemtë tanë i detyronte të shërbenin 9 vjet në ushtrinë e tyre; edhe kur Perandoria e tyre po shkatërrohej shqiptarëve nuk ua njohu pavarësinë, ndërkaq ua njohu pavarësinë Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, që ishin veç një grusht popull etj.

Kush ishin të privilegjuarit e Perandorisë?

Disa intelektualë nga Kosova, ende pretendojnë dhe i kanë lansuar teoritë e tyre se po të mos ishim pushtuar nga Turqia, Kosova sot do të ishte serbizuar. Sipas këtyre teoricientëve të paguar nga Turqia e sotme, pa pushtimet turke emri shqiptar do të ishte zhdukur në Kosovë, e ndoshta edhe më gjerë. Këta historianë dhe të tjerë bazohen në disa fakte të paqëndrueshme kur deklarojnë se shqiptarët ishin populli më i privilegjuar në tërë Perandorinë Otomane, sepse kishte gjeneralë shqiptarë që i dirigjonin luftërat pushtuese të perandorisë, kishte oficerë e personalitete tjera të suksesshme në Perandorinë Otomane.

Për ta sunduar një popull dhe për ta nënshtruar për një kohë sa më të gjatë, është e domosdoshme që të privilegjojë djem të nxjerrë nga i njëjti popull. Një gjë e tillë është praktikuar edhe nga romakët dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Në kohën e pushtimeve romake, kishte shumë nga tanët që arritën të fitojnë pozita të larta në pushtet, por pikërisht të tillët ishin ata që më lehtë e nënshtronin popullsinë e tyre ilire. Ne sot mund të mburremi gabimisht se populli shqiptar ka dhënë ndonjë papë, ndonjë sulltan, ndonjë gjeneral të ushtrive pushtuese, por në fakt ata ishin kriminelët e popullit te tyre. Edhe në kohën e Serbisë kishte shqiptarë të privilegjuar, e madje Sinan Hasani ishte shef i Jugosllavisë. Shtresa e privilegjuar dhe historianët e paguar, Serbinë do ta quanin jo agresore, por çlirimtare. Ne edhe sot nuk kemi guximin t’i trajtojmë personalitetet shqiptare që i njohim dhe të cilët na futën burgjeve se ata ishin bashkëpunëtorë të armikut. Ne nuk mund të shkruajmë e as të flasim se Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e shumë e shumë të tjerë ishin në shërbim të Serbisë. Historia e shqiptarëve duhet të rishikohet objektivisht, e jo në bazë të interesave imediate.

Turqia aktuale bartëse e kërkesave pushtuese otomane

Qeveria aktuale e Turqisë nuk është asgjë tjetër, vetëm se një vazhdimësi e kërkesave dhe qëllimeve që dikur kishte Perandoria Otomane. Natyrisht, tani kemi kushte dhe realitet krejtësisht tjetër.

Menjëherë pas humbjes së Perandorisë, Turqia në marrëveshje sekrete me Serbinë i ndihmoi në shpërnguljet masive të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë i vendosi në shkretëtirat e Anadollit, të cilët i përdori kundër pakicave tjera joturke, si ermeniane, kurde etj.

Shqiptarët e shpërngulur në Turqi nuk e kishin të drejtën të deklaroheshin se janë shqiptarë. Shqiptarët e shpërngulur në Anadoll nuk kishin të drejtë të quheshin me emrin shqiptar, e t’i ruanin mbiemrat, si Gashi, Berisha, Kelmendi etj., por mbiemrat dhe emrat e tyre ua ndërruan detyrimisht, duke i pagëzuar me emra e mbiemra turq, si Vatansever, Usllu etj. Si ende autoritetet turke kanë sy e faqe të kërkojnë se ishin dashamirë të shqiptarëve?! Për të bërë një krahasim ndërmjet shqiptarëve të shpërngulur në Turqi dhe atyre në Perëndim, është mirë të përkujtojmë se pikërisht në kohën kur Turqia nuk ua ndërronte emrat dhe mbiemrat shqiptarëve në Bruksel, Faik Konica kishte të drejtë të quhej Faik Konica dhe të deklaronte se ishte me origjinë shqiptare.

Turqia e detyruar nga Evropa

Deri vonë, shqiptarët në Turqi ishin shtresa më e degraduar dhe më e poshtëruar, aq sa nuk i thërrisnin me emrin shqiptar, por arnaut. Ndoshta në gjuhën turke “arnaut” do të jetë diçka e mirë, por edhe po të ishte mirë nuk ka asgjë më të mirë se të na quanin shqiptar, e jo “shiftar”, e as “arnaut”.

Shqiptarët në Turqi nuk kishin të drejtë ta flitnin gjuhën shqipe e të mbanin mbishkrime shqipe nëpër dyqanet e tyre. Shqiptarët në Turqi nuk kanë të drejtë në shkollën shqipe, edhe pse janë përafërsisht tre milionë. Është krejt normale se prej tre milionë shqiptarëve që dikush të ketë arritur të bëhet gjeneral apo i pasur, por ky fenomen i ngritjes në poste apo pasurisë ekziston edhe te shqiptarët në SHBA dhe në Evropë. Nëse një apo disa shqiptarë kanë arritur suksese në Turqi, kjo nuk duhet nënkuptuar se ata i çmojnë shqiptarët që jetojnë në Turqi. Ato janë fenomene të rralla, që mund të ndodhin kudo. Viteve të fundit, Turqia është e obliguar nga Unioni Evropian që t’i respektojë pakicat joturke në territorin e saj. Kështu që tani shqiptarët kanë të drejtë të deklarohen se janë me nënshtetësi turke, por me origjinë shqiptare. Në fakt, me ligj kanë të drejtë, por në realitet ata do t’i humbin disa privilegje tjera nëse deklarohen si shqiptarë.

Turqia “dëshmon” se Kosova është vazhdimësi e Perandorisë Otomane

Në një anë, Serbia ende “dëshmon” se Kosova është pjesë e Serbisë, në anën tjetër Turqia po ashtu është duke u përpjekur ta ndryshojë historinë tonë se ata nuk ishin pushtues, por i kishin marrë nën kontroll vetëm territoret e saj që i konsideronin të tyre. Pra, ata territoret tona i konsiderojnë si të vetat dhe ata nuk na paskan pushtuar. Si mund të quhemi agresor, nëse një ditë ne do bashkohemi me Shqipërinë?!

Turqia është duke bërë çdo gjë që turqfolësit shqiptarë t’i konsiderojë si turq autoktonë. Turqia financon projekte të ndryshme në Prizren, Mamushë dhe kudo ku flitet turqisht. Unë nuk kam kurrfarë paragjykimesh për banorët e Mamushës, por dihet se ata kurrë nuk kanë qenë të ardhur nga Turqia, por shqiptarë që e kanë pranuar besimin islam. Deri në ditët e sotme, banorët e Mamushës janë veshur me tirq e xhurdia, që është shenjë se ata ishin shqiptarë, por flasin turqisht. Në sistemin e Titos, të gjithë ata që deklaroheshin turq gëzonin privilegje, si p.sh. te punësoheshin patjetër. Në Kosovën e pasluftës, të tillët po ashtu privilegjohen dhe këta tani po t’i konsiderojmë si shqiptarë do të inatosen, sepse i humbin privilegjet personale.

Turqia e ka intensifikuar politikën e saj që sa më tepër shqiptarë të turqizohen njëlloj si Greqia në Shqipëri.

Historia nuk ndryshohet me para

Turqia, duke i ndihmuar OJQ-të e ndryshme dhe duke blerë ndonjë personalitet politik dhe intelektualë të tjerë, nuk mund ta ndryshojë realitetin historik. Po të ndryshohej historia sipas tekeve të disa individëve, Franca, Italia, Gjermania etj., do ta bënin këtë. Por, ndryshimi i historisë është krim ndaj njerëzimit. A mund që Franca t’i kërkojë Polonisë se Napoleoni nuk ishte agresor?! A mund që Gjermania t’u kërkojë shteteve të pushtuara nga Hitleri ta ndryshojnë historinë e tyre e të shkruajnë se ai nuk ishte agresor? ! Shtetet e civilizuara nuk e bëjnë një kërkesë të tillë, sepse ajo do quhej krim dhe pushtim për së dyti.

Vetëm shtetet si Turqia, Serbia e Greqia që vërtet kryen krime më të tmerrshme ndaj popullsisë sonë sot ende nuk heqin dorë nga krimet e tyre dhe në vend se të kërkojnë falje, këta pretendojnë se ne jemi vazhdimësi e tyre.

Deklarata dhe kërkesa e zyrtarit të Turqisë e turpëron tërë popullin turk, nëse Qeveria e Turqisë nuk kërkon falje. Turqia ishte agresore dhe kjo kurrë nuk mund të ndryshohet.

16 Postime Për “Otomanët shqiptarë, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria”

  1. Eselamu alejkum

    Ti more kupuk, nuk ki lidhje me kry, more ateist, enverist, stalinist, marksist, leninist, satanist, matrapaz, turki të çliroi dhe shpëtoi nga sllavët serbë e grekë ortodoks. More do e ndrrosh e pak të duket.

    selamat, rexhep@ch

  2. SHkrim i bukur dhe i argumentuar. Historia i ka argumentet kokeforta. Politikanet dhe te paguarit bejne politiken ditore e i shikojne interesat personale. Perandoria Oasmane ka qene pushtuese e trojeve shqiptare, dhe ne shqiptaret kemi luftuar aq sa kemi mund kemi derdhur gjak per tu cliruar nga ajo, dhe ia kemi arritur qellimit deri diku, sepse turqia ia fali gjysmen e territorit Serbise , deri te Molla e Kuqe. Ishin dhe jane toka shqiptare ato. Prandaj nuk mundet te kthehet rrota e historise prapa.

  3. Eselamu alejkum

    Iku Perandoria Osmane, u kthye Serbija, e pra ja ku jemi !!!

  4. Shqiptarët nën Perandorinë Osmane u bënë njerëz, mandej u bënë komb dhe bënë shtet i cili po të mos ishte marrëzia kryeneçe e Skenderbeut me luftërat e tija të kota, të dëmshmshme, shkatërrimtare dhe tragjike sot do të ishte shumë më i madh, më i fuqishëm dhe me ndikim më të madh në rajon. Para ardhjes së Perandorisë Osmane princërit dhe principata e a.q. shqiptare ishin në varësi të shumta nga princërit apo principatat e tjera të kohës dhe kështu hera -herës ishin mish për top i interesave të kundërta të mbretërive të ndryshme, më herët me rastin e ndarjes së Kishës në atë Perëndimore dhe Lindore e më vonë mish për top i interesave të ndryshme politike dhe ekonomike të kohës.
    Pra të qenit i pushtuar në Perandorinë Osmane i bëri shqiptarët që të kenë një territor “unik” që më nuk mund të përçahej dhe që quhej Anautlluk e më vonë Shqipër e që shtrihej në një territor shumë më të madhë se Shq

  5. Shqiptarët nën Perandorinë Osmane u bënë njerëz, mandej u bënë komb dhe bënë shtet i cili po të mos ishte marrëzia kryeneçe e Skenderbeut me luftërat e tija të kota, të dëmshmshme, shkatërrimtare dhe tragjike sot do të ishte shumë më i madh, më i fuqishëm dhe me ndikim më të madh në rajon. Para ardhjes së Perandorisë Osmane princërit dhe principata e a.q. shqiptare ishin në varësi të shumta nga princërit apo principatat e tjera të kohës dhe kështu hera -herës ishin mish për top i interesave të kundërta të mbretërive të ndryshme, më herët me rastin e ndarjes së Kishës në atë Perëndimore dhe Lindore e më vonë mish për top i interesave të ndryshme politike dhe ekonomike të kohës.
    Pra të qenit i pushtuar në Perandorinë Osmane i bëri shqiptarët që të kenë një territor “unik” që më nuk mund të përçahej dhe që quhej Anautlluk e më vonë Shqipëri e që shtrihej në një territor shumë më të madhë se Shqipëria e sotme dhe vija përkufizuese etnike e shqiptarëve në gjitha hapësirat ku jetojnë sot. Mbase Lidhja Shqiptare e Prizrenit fundja ishte frut i të qenit i “pushtuar” nën këtë Perandori e që ishte programi i parë politik i shqiptarëve. Realizimi i atij programi nuk është varur nga vullneti politik i Perandorisë por edhe i fuqive të mëdha: Rusisë, Francës, Anglisë, Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë dhe kjo dihet fare mirë.
    Pse shqiptarët e shpërngulur në Turqi nuk kishin e nuk patën shkolla me mësim në gjuhën shqipe? Së pari ata në Turqi kanë shkuar duke qenë paraprakishtë të deklaruar si pjestar të pakicës turke, në njërën anë dhe në anën tjetër ata nuk morën me vete mësues e profesor ngase një pjesë e mirë e tyre ishin analfabet, para se të ishin nisur në Turqi. Njohja e kësaj të drejte shqiptarëve nënkuptonte që kjo e drejtë t’i njihej edhe pakicave të tjera në turqi, kur dihej që këtë të drejtë turqit pakicë nuk e gëzonin në vendet fqinje dhe në një shtrirje të gjerë nën Rusinë komuniste, ku iu ishte imponuar alfabeti cilirlik dhe shtrembërimi i mbiemrave me mbaresat sllave.
    Mbi këtë çështje më së paku mund të flitet në një artikull gazete të shkruar sa për ta kaluar kohën e lirë. Autori në fjlaë shpërfaq pikëpamjet e tija nga pozitat e një komunisti e ateisti edhe pse flet për Sinan Hasana e Ali Shukria dhe na shet mendje nga idetë folklorike se të gjithë na kanë faj neve dhe se të kqiat vazhdimishtë na kanë pikur nga qielli ose nga të tjerët.
    Fundja rruga e formimit të kombit shqiptar ka kaluar nëpër periudhën e e të qenit të “pushtuar” nën Perandorinë Osmane, e beson autori i shkrimit ose jo është çështje e injorancës së tij intelektuale. Por kështu ne asnjëherë nuk merremi me të sotmen ndërsa vazhdimishtë i qasemi të kaluarës në mënyrën dhe konceptin që rëndon të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

  6. Eselamu alejkum Fehmi !

    All-llahu të ruajtë inshaAllah se ja paske pikatë shumë mirë këti të ashtuquajturi “INTELEKTUAL INJORANT”

    selamat, rexhep@ch

  7. More ti zoteri Rexhepi pake mire e lexoje historin e popullit shqiptare dhe do te bindeshe se turku ishte aiicili ja dorezoi trojet shqiptare serbit 1912,po nese na ka dashte pse nuk la shtete para se te largohej e tashe po ne shqiptaret per liri.Te gjitha keta jane shenime te verteta.Une jame arsimtare me profesion e jetoj ne chicago te Amerikes.

  8. Shkrim shume i qelluar dhe i sakte…
    Nuk desha te komentoj, por me shtyen keta matrapazet e fese qe per interesa personale e bejne turqine mike te Shqiptareve, se para se te vijne turqit ne pasmi qene kafshe e ata na paskan shnderruar ne njerez…etj etj.
    E uroj autorin per kete shkrim mese te nevojshem dhe te qelluar.

    Pershendetje

  9. Turqia Otomane ka qene nje nga pushtusit me te eger e me hakmarrese ndaj luftrave heroike te heroit tone kombetar Gjegj Kastrioti.Ajo jo vetem qe e islamizoi me shume se gjysmen e shqiptareve, por shiti trojet tona nder fqinjet. Gjate pushtimit ajo po thuaj se nuk beri as nje investim ekonomik ne trojet shqiptare gje qe solli varferine e me tejme te Shqiperise pas shpalljes se pamvaresise.Nuk me vjen mire qe Turqia e sotme dal e nga dale po del nga rruga e Ataturkut dhe po bashkohet perseri ne trekendeshin antishqiptar te dikurshem Turqi-Greqi-Serbi. Me vjen keq qe disa komentus qe na pershendesin jo ne gjuhen shqipe mburren me nje te cilesuar “qen serb” si Sinan Hasani qe vazhdon te deformoje historine. Shkrimi i me siperm eshte shkencor e historik i argumentuar pavaresisht se ne na intereson miqesia me Turqine e cila para Erdoganit ka mbajtur qendrim kunder pretendimeve shoviniste greke ndaj vendit tone, Por ne se ajo bashkohet me shovenet tane fqinje atehere aqe na ben, sejcili ne vendin e vet.

  10. flora 12/10/2011

    more ti rexhep, e ti fehmi…mos te kishim pasur ne gjithmon…ama bash gjithmon, kesi njerezish sikur ju te dy…ne do ishim peraandori e mbi perandori ne vete–moti !!!…se eselamat e beselamat, na kane ngaterruar kembet, e edhe pse jemi trajtuar si mos me keq, me keq nuk ka ku shkon, ende dele dikush si ju, edhe thote se turk flliqani na paska bere njerez ?!…e, cka eshte teper, teper eshte !!!…e ati Skenderbeut, sikur tiu kishin bashkangjit, me bese e nder, te gjith princart tjere, pa ia lepir prapanicen keti turku te dale nga tymi, e te mos ishin strukur sikur pulat, tash turku, do fliste ndryshe !!!!….vetem se, fatkeqesisht, ajo thenja se: gjithkund gjene budallenj (apo me shqip-spiun) me pare, vetem nder shqiptar i gjene pa pare, po dele shume e vertet !!!…kur edhe sot, pas gjith ketyre peripetive, dele dikush sikur ju te dy, dhe kaq pa fytyre leshon kesi pacavurre nga goja, nuk i mbetet njeriut, vec te kap koken me dore!!!

  11. …edhe kur thua, se ata shkuan si turq…nuk eshte argument, eshte genjeshter e idioteve, e jugosllaveve…e udb-ashwve…ne emisionin ‘me shqiptaret e turqis’…doli burri rreth te gjashtedhjetave, dhe me kesul te bardh ne koke, i cili do deklaroj: ‘nuk na solli ketu, ase feja, ase jeta me e mire, por le te thuhet njeher e mire e verteta’…e ti fehmi, mos i jep veti te drejt,. te flasesh ne emer te tyre…pike !!!!!…para pranveres ’81, ekipi i rtp-se, do te beje emisionin me shqiptaret atje, dhe pjestaret e ekipit, do ti sjellin deklaratat origjinale te njerezve atje,te pandryshuara, njerezit kishin shprehur tere dufin e tyre duke share jugosllavin, me tere qenjen e tyre, ju me keto dokrra, po ia zbusni bemat e ndyra te udb-se…ju lumte, per rrenat kaq lakuriqe…!!!

  12. Rexhep efendi edhe ti Fehmi efendi:une kam lexu majft komente neper revista,gazeta te ndryshme por hala nuk kam has ne kesi lloj budallaku te kti sojt si ju, me falni po nese ju jeni turq ateher eshte diqka tjeter, por mesiguri ju jeni shkije dhe te bit e shkive sa ata jan kundra te madhit GJERGJ KASTRIOTIT edhe vllaznija juaj Turqija,dhasht zoti qe kurr te mos kam nderin te lexoj kesi soj komente te flliqura anti kombetare, por shpresoj se ju jeni pjell e dreqit nuk keni asni pik gjak shqipetari.

  13. e dua vendin tim pa tradhtar sa ma shpejt ju lutem

  14. Dikush para se t’i thotë vetes patriot duhet të bëhet më i dijshëm se sa që është.
    1. Sa i përket luftërave e namit të Skenderbeut kam mësuar nga librat e shkruara prej autorëve të krishterë (as arab, as turqi e as musliman e aq më pak serb), sepse sipas patriotizmit modern shqiptar gjithçka që është islame, turke, arabe është gënjeshtër ndërsa çdo thikë e ngulur në shpinën e shqiptarëve nga perëndimorët e krishter është e lyer me balsam, mjalt dhe është shëruese. Mirëpo megjithatë askund nuk shkruan se Skenderbeu kishte pasur strategji se si të përfundoj lufta me sa më pak dëme dhe të gjithë janë unanim se edhe përkundër betejave të fituara edhe vet Skenderbeu e ka ditur se lufta do të jetë e humbur, pa fajin e shqiptarëve, por me fajin e Skenderbeut kryeneç.
    2. Është fakt historik se shqiptarët e shkuar në Turqi, veçmas ata që shkuan pas Luftës së Dytë Botërore, paraprakishtë kanë qenë të deklaruar si turq, nuk thashë se kanë qenë turq. Ata që shkuan para kësaj lufte, pra që nga kriza lindore 1875 e deri para Luftës së Dytë Botërore, mjerishtë, pjesa dërmuese e tyre, kanë qenë analfabet.
    3. Nuk kam faj unë që Shqipëria asnjëherë nuk ka bërë ndonjë nismë për shkollimin e shqiptarëve në Turqi, meqenëse për Kosovën ky ka qenë një mision i pamundur edhe për nga e drejta ndërkombëtare edhe për kapacitetet e saja financiare dhe intelektuale, së paku deri në vitet e 70-ta.

    4. Nëse Shqipëria dhe Kosova nuk kanë një përgjigje më përmbajtësore ndaj Turqisë, që në asnjë moment nuk nënkupton as nënshtrimin ekonomik e as atë politik, Serbia nuk do të nguroj që këtë aleat të shqiptarëve ta bëjë për vete dhe me këtë tërthorazi do ta fuqizoj edhe ndikimin e saj te SHBA-të.

    5. Kur Kosova ia fal kishat dhe manastiret shqiptare Serbisë, ndërsa Shqipëria Greqisë, natyrishtë që me këtë i hapet rruga që kujt t’i teket t’i kërkoj shqiptarëve t’iu merret diçka, meqenëse kemi politikanë të tillë të cilët më së paku e njohin të djeshmen, të sotmen e aq më pak të ardhmen e kombit të vet.

    6. Nacionalizmit të kotë i ka skaduar afati, meqë ai as që ka qenë i dobishëm ndonjëherë, ndërsa nuk ka epokë që mitet nuk kanë shkaktuar dëme të pariparueshme. Shembulli më i mirë për nivelin e kësaj pasoje janë serbët. Prandaj, kush po i ngjanë serbëve?!

  15. Eselamu alejkum

    All-llahu të ruajtë inshaAllah. Jav paske pikatë tamam ashtu si e kanë kërkuar.

    selamat