Home » Opinione » Opinon: Arber Pajaziti largahet nga PD, njeri i epshur për pushtet dhe karrierë

Opinon: Arber Pajaziti largahet nga PD, njeri i epshur për pushtet dhe karrierë

Kujtim SadriuDitë më parë, ish shefi i kabinetit, Arbër Pajaziti, të ish kryetarit, Nagip Arifi, u promovua me një shkrim “senzacional”, që tregoi se ka kaluar në Alternativën për Ndryshim, kinse për të mirën e “Rinisë”, në atë Komunën e Bujanocit! Tani po vërtetohet se fraksioni i atëhershëm i PVD-së, që kaloi në PD, një numër i madh po i përkasin “butakëve” të jo njerëzve me dinjitet, pasi që jo vetëm ish shefi i kabinetit do të kalojnë në APN, por ka edhe disa të tjerë po qëndrojnë në një këmbë të radhiten në parti tjera për të qenë pjesë e pushtetit.

Për t’i kënaqur apetitet dhe ambiciet karrieriste, Arbër Pajaziti, derdh lot krokodili për fatin e rinisë, duke i ofruar një alternativë tjetër për avancimin e saj. Kjo iniciativë nuk ka të bëjë fare me realitetin, ngase ky djalë simpatik e karizmatik, që kur u themelua PD, zotëri Nagip Arifi e emëroi kryetar të forumit rinor, duke u thirru në të mirën e Rinisë, pas ardhje në pushtet u bë shef i kabinetit të kryetari për pos këtyre posteve ka pasur edhe privilegje të tjera familjare.

Komoditetin që e kishte ish shefi i kabinetit me “kotelen e kozhës” nuk i kishte askush. Për gjatë katër viteve të kaluara, ish shefi i kabineti ka injoruar rreptë aktivistët e PVD-së, duke i përbuzur e nënçmuar, me një fjalë i pat mbyllur dyert për bashkëpunim, pasi që ishte i bindur se “fotelja”, ku qe ulur, nuk do të lëvizte edhe për katër vitet e ardhshme. Mirëpo, ndodhi e kundërta, që për të dhe të tjerët nuk e prisnin dot.

Por, për lakmiqarët e pushtetit, gjithmonë, gjenden rrugë dhe dyer, që hapen, pavarësisht asaj që shkel dinjitetin njerëzor, apo jo? Pasi që ish shefi i kabinetit nuk mund të kalojë në PVD, për shkak kursit politik të udhëhequr në mandatin e kaluar, ka gjetur një stil tjetër për t’u bërë pjesë e pushtetit, duke u kapur pas Alternativës preshevare për “Ndryshim”, si një alternativë, me moton “Për të mirë të Rinisë”. Strategjia e ish shefit të kabinetit është që të bind këshilltarët e opozitës dhe disa të pozitës për ta krijuar Alternativën për Alternativë të veten, pasi që Partia për Veprim Demokratik ka për synim ta bëjë një “puç partiak”, brenda PD-së, duke ia shkëputur një krah të fortë. Me krijimin e Alternativës, ish shefit do të futet në pushtet si shenjë shpërblimi nga PVD-ja, por edhe për shkak të koalicionit PVD-APN në Preshevë.

I gjithë ky marifet i ish shefit të kabinetit të kryetarit, vjen si pasojë për t’u bërë shef i Këshillit Nacional, e jo për të përmirësuar gjendjen rinore në Bujanoc e kjo është Alternativa si Alternativë për ish shefin e kabinetit të Nagip Arifit.

P.S: Alternativa është e domosdoshme në Bujanoc, por me rini të idealit e jo me njerëz të epshur për pushtet dhe karrierë.

Me respekt!

Kujtim Sadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch