Home » Lajme » Opozita kritikon Thaçin për siç thonë dështimet në veri

Opozita kritikon Thaçin për siç thonë dështimet në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar sot kryeministrin Hashim Thaçi për dështim në veri të vendit.

Ndërkohë Partia Demokratike të Kosovës këto akuza i quan dashakeqëse dhe tentim për përftime grupore apo partiake.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka dështuar në vënien e rendit dhe ligjit në veri të vendit. Deputetët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se kryeministri Hashim Thaçi nuk po bënë asgjë tjetër veç deklaratave boshe në mediat e vendit.

 

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi tha se lëvizjet e fundit të qeverisë po dalin joefektive dhe të paplanifikuara. Ai i ka bërë të ditur kryeministrit se çdo veprim i tij që dëmton integritetin e vendit do të quhet tradhti.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se situata në veri të vendit vetëm sa po përkeqësohet. Ai konsideron se tashmë veç janë shtuar barrikadat, ndërkohë që sipas tij qeveria çdo ditë po i bind qytetarët se po shënon suksese.

Ndërkohë Adem Grabovci, nga PDK-ja i doli në krah qeverisë duke thënë se puna që ka bërë ky ekzekutiv është veprim historik dhe se sipas tij gjërat në veri të vendit kanë ndryshuar për të mirë.

Në seancën e sotme shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje të lëshuar pas vrasjes drejtorit të arsimit të Prishtinës, Remzi Salhu se ai ishte viktimë e efekteve politike.

Pretend to text or read a book, but keep your http://www.spyappsinsider.com ears and eyes open for bullying

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch