ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
SË UÇPMB-së
GËZUAR 28 NËNTORIN
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës: Gëzuar Festat e Nëntorit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, daljen në skenë të UÇPMB-së në ZO-Preshevës.
Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!
28 Nëntori, një datë emblementike në memorien e kombit tonë….Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!
Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Trojet tona u vaditen me gjakun e bijëve tanë më të mirë. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.
Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per mëmëdhene,duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.
Sot një pjesë e shqiptarve jetojnë të lirë, por me besimin dhe vullnetin e mire ,se në një të ardhme të jemi të gjithë bashkë,nën një shtet dhe nën një flamur. Ndaj detyra e sfida te medha na presin perpara,per te realizuar amanetin e atyre qe ranë.
Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.
Të punojmë që festat e tjera të Nëntorit të na gjejnë të Bashkuar në një shtet të vetëm.
Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë, respekt te përjetshëm .
Preshevë, 26.11.2011.
OVL e UÇPMB-së
Kryetar, Ramadan Ismaili
o flm ramadan shoshaja urime em juve kjo festa e flamurit jukoft tan popullit shqiptar