Home » Lajme, LKSH » Orhan Rexhepi: RIGJYKIMI NUK FILLOI MBARË

Orhan Rexhepi: RIGJYKIMI NUK FILLOI MBARË

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë
RIGJYKIMI NUK FILLOI MBARË

Dje, më datë 31 Janar 2012, në Gjyqin e Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, është dashur të fillojë RIGJYKIMI kundër nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me sugjerimin për një Gjyq të ri. Por, Trupi Gjykues me në krye Gjykatësen Snezhana Nikoliq Garotiq menjiherë filloi me manovrime. Së pari ishte shkelur rregulli ligjor i lajmërimeve në tabelën zyrtare, ku në vend të tetë, lajmërimi ishte bërë vetëm një ditë më parë, e dyta, familjarëve dhe nën-Kryetarit të KK të Preshevës Orhan Rexhepit nuk iu lejua hyrja në sallën e Gjykatës, e treta ishte arsyeja banale e ndarjes apo jo të lëndës në dy pjesë dhe e katërta, sekuenca provokative e zëvendës-Prokurorit Mioljub Vitoroviq në shprehje të ngushllimeve Selimon Sadikut për vajzën e tij të vdekur kohë më parë, deri aty sa edhe i fshiu kinse lotët që po i pikonin, dhe pastaj fjalia e tij se në këtë rast duhet të kemi mirëkuptim sepse jemi të një gjaku, në çka reagoi menjëherë AGUSH MEMISHI duke ia kthyer se me pretendimin e të qenurit të një gjaku, Rigjykimi që po fillon duhet të jetë plotësisht i drejtë e jo si ai i pari.

Nëntë Shqiptarët nga Presheva akuzohen për Krime Lufte, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun. Këto “krime” u paskan kryer nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999.

Seancat e radhës u caktuan për datat 13 dhe 22 Shkurt 2012.

01. 02. 2012

Preshevë

Info-LKSH

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch