Home » Histori, Lajme » Origjina e etruskëve

Origjina e etruskëve

Kësaj radhe dua të merrem me origjinë e etruskëve nga autor të ndryshëm botëror  ( duke i përjashtuar ata shqiptar ) me qëllim që të shohim se real janë ata. Në historinë tonë lashtë ka aq shumë shtrembërime e posaçërisht nga romakët , helenët  si dhe nga fetë që e kanë dominuar Europën në tërësi ose pjesërisht.  E vërtetë që historinë e shkruan fitimtari , por sa e vërtetë është ajo histori  duhet shumë analizime të sakta pa ndikim ( pa ndikim nga “fitimtari “ ) nga askush .

Kur jemi te etruskët , këta para ardhës tanë që e flitnin një gjuhë deri  vonë të pa njohur, por që në të vërtetë e flitnin gjuhën proto-shqipe ose thueni si të doni , por ishte një gjuhë nga e cila lexohet   nga pllakëzat  es hkruara e të “ruajtura “ pa kujdesin e fitimtarit ose fitimtarëve ; gjuhë e cila lexohet vetëm me gjuhen shqipe të sotme. Historianët e rangut botëror  në lëmin e etruskologjisë nëse nuk janë bindur   atëherë duhet të mësojnë mirë gjuhën shqipe mundësisht të folmen e kohës së Hahnit  ,sepse do ta kenë më lehtë të “klimatizohen “ me të vërtetën historike që etrusket ishim ne dhe se vetëm me ne mund të shpjegohen drejt epokat e ndryshme historike

“Një gjuhë e izoluar , një civilizim i i shkëlqyer i cili  është ndryshe nga pjesa tjetër e Italisë” – shkruan Jean-Claude Daumas, Historian , gjuhë që i qet në punë të trollit shkollarët e ndryshëm “
Sipas këtij historiani ,  për origjinën e etruskëve ( prejardhjes së tyre  ) janë shumë teori . Por cila është e vërteta ?
« Me 1753  , në librin e tij , autori Nicolas Fréret i cilëson  etruskët si pasardhësit e Retëve , popullsi kjo e Alpeve qendrore të Italisë   (  lexoni shkrimin Fahri Xharra, http://iliriatv.com/raetet-iliret-alpin-te-harruar-nga-fahri-xharra/ ) ‘ Retët ishin ilirët vendas të alpeve . .

Teoria  tjetër ; “Origjina  e Etruskëve  nga Lindja “  ( Lindja ,mendohet Azia e Vogël , Turqia e sotme ) : Historiani grek Hellanicos i Lesbosit  ( shek, i 5 -të ) :”Etruskët janë pellazg të cilët arritën   në Spina (rreth lumit Po  ) , para se të shkojnë në Toskanë “  dhe variant i dytë i Herodotit : “ Herodoti ( 484-425 ) e spjegon që për shkak të urisë së madhe dhe të gjatë në Lydia , mbreti Atys e ndau popullin e tij në dysh, ku njëra pjesë në krye me Tirrenhos , djalin e mbretit Atys  emigron  dhe aty e ndërrojnë emrin nga Lydianënt në Tirrenë “

“Historianët Tit-Livi , Taciti ,Seneka ,Ovidi dhe Virgjili e ndanin të njejtin mëndim të Herodotit dhe etruskët nga ata quheshin Lydi  ose Tusci “ ,shkruan  Jean – Claude Dumas .


Nekroplë etruske në Cerveteri afër Romes , me mbi 2 000 varre te shke. 9-të para.Kr,

Nëse e lexojmë Zacharie Mayanin  e gjejmë të njëjtin pohim se  « Religjioni Lydian dhe Etrusk » e gjetur në librat e shenjt ( religjioni i tyre ishte antipod i grekëve dhe romakëve ) karakterizohet me hepatoskopi ( leximi  i mëlçisë ) . Tjetër, që ishte ndryshe nga greko-romakët «  pozita e lartë e gruas në shoqëri ; ishte edhe arti  i tyre që i inspiroi edhe grekët. Fakte tjera janë arkivat egjyptase dhe hitite ku përmendet një popull , vend Tyrsen si dhe gjetja në Lemnos në vitin 1866 e një pllakëze të shkruar në një gjuhë “shumë të afërt “me gjuhen etruske. Gjuha lydiane ishte  pra shumë e për afërt me atë etruske.

Herën tjetër  “Shardanët , një enigmë per ne “
Fahri Xharra,11.09.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress