Home » Lajme, Ndërkombëtare » OSBE: Situatë delikate në Luginën e Preshevës

OSBE: Situatë delikate në Luginën e Preshevës

OSZE Logo
OSCE - Organization for Security and Co-operation in Europe 
Organisation für Sicherheit und Zusammenarbeit in EuropaKomisari i OSBE-së për pakicat, Knut Volebek, e la të hapur mundësinë e zhvillimit të bisedimeve midis përfaqësuesve të shqiptarëve të Lugunës së Preshevës dhe qeverisë serbe për zgjidhjen e çështjeve në këtë rajon.

Knut Volebek gjatë vizitës në Preshevë u shpreh, se Situata në Luginë është mjaft serioze dhe ajo kërkon një qasje të veçantë nga ana e qevrisë në Beograd. Popullata e jugut të Serbisë po kalon nëpër sfida të shumta, tha Volebek gjatë qëndrimit (30.01.2013) në Bujanoc. Me këtë rast, Volebek zhvilloi takime të veçanta me liderët politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe me zyrtarët e qeverisë së Beogradit.

Komisari i OSBE-së shtoi, se roli i tij dhe i organizatës që ai përfaqëson është të parandalojë konfliktet e mundshme, sidomos në mjediset multietnike. Volebek vur në dukje, se do t’u komunikojë shqetësimin e politikanëve shqiptarë edhe zyrtarëve më të lartë serbë, presidentit dhe kryeministrit, me të cilët do të ketë takime ditëve në vijim. “Besojmë se Beogradi do të jetë i gatshëm për të rishikuar pozitën e shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë, dhe nëse kërkohet ndihma jonë për ndërmjetësim eventual, ne me dëshirë do ta pranojmë”, u shpreh Volebek.

GettyImages 159760890
A Serbian gendarme secures the area during removing of the monument of the Liberation Army of Presevo, Medvedja and Bujanovac (UCPMB) in the town of Presevo on January 20, 2013. Serbian authorties removed early in the morning the monument eracted in the ethnic Albanian stronghold town of Presevo and dedicated to the fighters in the 2001 conflict against Serbian security forces. The monument, dedicated to the fallen members of the Liberation Army for Presevo, Medvedja and Bujanovac, whose goal was to unite the ethnic Albanian majority area in the Presevo Valley with neighbouring Kosovo, was erected in November in front of the ethnic-Albanian-run municipality building in Presevo. AFP PHOTO / SASA DJORDJEVIC (Photo credit should read SASA DJORDJEVIC/AFP/Getty Images) Në emër të delegacionit shqiptar me përfaqësues nga partitë shqiptare të Preshevës, në bisedimet e së mërkurës (30.01.2013) u prononcua kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Nagip Arifi. “Zyrtarit të lartë të OSBE-së i parashtruam një sërë argumentesh për problematikën tonë dhe mosrrespektimin e të drejtave nga Serbia. Duke filluar nga prezenca e madhe e forcave serbe të sigurimit, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, problemet në arsim, kulturë, informim, përfshirjen e shqiptarëve në institucionets shtetërore, etj”, tha Arifi.

Zyrtari i OSBE-së Volebek u takua edhe kryetarin e Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Luginë të Preshevës, ZoranStankoviq. Ky i fundit deklaroi: “Ne nuk mendojmë se situata është aq e rëndë siç pretendojnë liderët shqiptarë. Shteti po bën gjithçka për tejkalimin e problemeve në këtë rajon”. Sipas tij, ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës është i panevojshëm, sepse qeveria në Beograd mund t’i zgjidhë vet problemet me shqiptarët lokalë.

GettyImages 159568971
Kosovo Albanians take part in a protest in Pristina on January 16, 2013 after Belgrade announced the removal of its 'Liberation Army of Preševo, Medveda and Bujanovac' (in Albanian: Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, UÇPMB) UCPMB monuments in the ethnic Albanian dominated part of the Presevo Valley. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)

Situata në Luginë të Preshevës nisi të tensionohet sidomos pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së më 20 janar nga ana e forcave serbe të rendit. Si rrjedhojë është mbledhur Kuvendi i Këshilltarëve shqipatarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku përveç gjykimit të rastit është kërkuar edhe zgjidhja e problemeve të tjera të shqiptarëve. Pas protestës së 21 janarit në Preshevë është planifikuar edhe një protestë për të premten (01.02.2013)në Bujanoc, përmes së cilës do të kërkohet heqja e lapidarëve të policëve serbë në Luginën e Preshevës si dhe fillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë rajon./OSBE/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch