Home » Lajme, Vendore » OSBE trajnon mediat e Luginës për konkurset në ministritë përkatëse

OSBE trajnon mediat e Luginës për konkurset në ministritë përkatëse

Sot në zyrat e OSBE-së në Bujanoc nën organizimin e tyre, u organizua trajnimi për mediat e Luginës së Preshevës për të konkuruar në konkurset e ndryshme të cilat i shpallin ministritë e ndryshme në Beograd. Në këtë takim diskutuan përfaqsuesit e mediave nga Lugina e Preshevës, përfaqsuesit e Administratave komunale të Preshevës dhe Bujanocit, kurse përfaqsuesit e ministrisë së Kulturës dhe Informimit sqaruan procedurat e nevojshme për të aplikuar në konkurset për informimin në gjuhën e pakicave i cili pritet të shpallet së shpejti, gjegjësisht në gjuhën shqipe, konkurs ky i cili shpallet çdo vjet dhe ku shumë mediume shqipe nga Presheva dhe Bujanoci kanë përfituar në këto projekte. Pjesmarrës në trajnim ishin përfaqsuesit e Rtv Preshevës, Rtv Aldi, Rtv Spektri, Rtv Bujanoca, radio Medvegja dhe shum mediume të tjera.
Në konkursin e ministrisë së Informimit deri më tani kanë përfituar projekte katër televizionet lokale Rtv Presheva, Rtv Aldi, Rtv Spektri dhe Rtv Bujanoca si dhe disa mediume tjera.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch