Home » Lajme, Vendore » OVL e ÇPMB: Reagim

OVL e ÇPMB: Reagim

Provokimi i policisë dhe organeve të sigurisë të shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore po vazhdon. Qëndrimet armiqësore të Beogradit ndaj shqiptarëve janë sistematike, shekullore. Pushteti i Beogradit vazhdon me avazin e vjetër. Vetëm mënyrat e mjetet ndryshojnë.

OVL e ÇPMB – së reagon fuqishëm ndaj provokimeve të rradhës që kanë për qëllim heshturazi shpërnguljen dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone.
Kohëve të fundit organet e sigurisë serbe presionin e radhës ndaj shqiptarëve janë duke e
praktikuar me mohimin e të drejtës për të poseduar dokumentacionin e nevojshëm.

Problematizohen numrat e rrugëve të shtëpive, çregjistrimi i vendbanimeve, dokumenta tjerë të identifikimit etj. Në forma të ndryshme vazhdon plaçkitja e çdo gjëje shqiptare. Mungesa e qëndrimit të shqiptarëve për arsye të ndryshme në vendlindje me banim të përkohshëm, përdoret pēr anulimin e menjëhershëm të shtetësisë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, reagon fuqishëm edhe ndaj heshtjes së subjekteve politike vendore ndaj këtyre padrejtësive historike të popullit shqiptarë të Kosovës Lindore.

Neve nuk është se na frikësojnë këto qëndrime. Ato vetëm se na forcojnë bindjen se jemi me të drejtën tonë natyrore. Këto sjellje diskriminuese të Serbisë vetëm se e dëshmojnë se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk janë konsideruar asnjëherë të dëshiruar në këtë shtet. Prandaj, zgjidhja e vetme e pranuar është që në bisedimet e pritura paqësore për të arritur një marrëveshje historike në mes shqiptarëve dhe serbëve të negociohet edhe statusi politik i shqiptarëve të këtyre trojeve. Këto bisedime duhet të rrespektojnë vullnetin politik të shqiptarëve të këtyre trojeve me të drejt bashkangjitje me Kosovën.
07. 07. 2020
Preshevë.
Kryetar i OVL UÇPMB, Nazmi Hajredin

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch