Home » Lajme, Vendore » OVL e UÇPMB: Njoftim

OVL e UÇPMB: Njoftim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së e vazhdon aktivitetin e vet nga viti 2004. Rrethanat shoqëroro politike kur u themelua organizata ishin shumë të vështira.

Një pjesë e ushtarëve të UÇPMB – së nuk kishin guxim të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që mbeten brenda nuk ishin të sigurtë nga përndjekja dhe proceset e montuara politike. Të vendosur për të ruajtur vlerat dhe trashëgiminë e luftës së UÇPMB – së, pavarësisht rrezikut të mundshëm, themeluam Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së. Premtimet për mbështetje morale dhe materiale, paraprakisht ishin të mëdha nga subjektet politike, bizneset vendore, organizatar qeveritare e joqeveritare. Jemi të detyruar të njoftojmë opininin publik se këto premtime jo që nuk u realizuan, por përkundrazi, Organizata, ish luftëtarët, vlerat e luftës u përdorën politikisht, u partizuan, u përçanë, u futën në kurthon e ndarjeve lokaliste për përfitime ditore etj. Në njërën an ishte presioni i pushtetit serb që ushtronte dhunë fizike dhe psiqike, në anën tjetër pushtetet lokale na injoruan duke na diskredituar dhe thyer moralisht me izolimin dhe mosgatishmërinë për të mbështetur aktivitetet bazë të Organizatës. Pas sulmit që ia bëri pushteti serb, kjo braktisje e subjekteve politike ishte thika e dytë pas shpine, shumë e rëndë, që e ka goditë deri sot Organizatën tonë.
Në këto rrethana të vështira politike e shoqërore Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së falë njerëzve të vullnetit të mirë dhe vëllezërve tanë në diasporë me shumë vështirësi, por me sukses ka arritur ta realizoj programin e vet të ngarkuar nga statusi i Organizatës për ruajtjen e vlerave të luftës së UÇPMB – së, përkujdesin ndaj veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, përkujtimin e datave të rëndësishme me karakter kombëtar, kërkesave të vazhdueshme për realizimn e të drejtave politike të shqiptarëve deri te e drejta natyrore, historike, kombëtare, bashkangjitja me Kosovën.
Në këtë rast dëshirojmë publikisht të njoftojmë opinionin publik se partneri më i besueshēm i Organizatës vazhdon të mbetet Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës e cila vepron në Zvicërr. Kjo shoqatë pothuajse për çdo vitë ka ndihmuar materialisht Organizatën tonë. Gjatë muajit maj të këtij viti ka ndihmuar 60 familje me 50 franga zvicërane; 35 familje në Preshevë dhe 25 në Bujanovc. Tani në muajin dhjetor, 55 familje kanë përfituar me paketa ushqimore në vlerë prej 65 Ch në vkerë të 7170 dinarëve. Nga ky aktivitet social përfitues ishin 30 familje nga Presheva dhe 25 nga Bujanovci.
OVL e UÇPMB – së përfiton nga rasti që publikisht të falënderon Shoqatën Humanitare të Luginës së Preshevës për mbështetjen e vazhdueshme.
Ne ftojmë të gjithë të interesuarit dhe njerëzit e vullnetit të mirë që t’ i dalin në ndihmë aktiviteteve të Organizatës tonë. Në këtë drejtim do të njoftoheni me transparencën e plotë të punës tonë. Ne do të fokusohemi gjithnjë në kërkimin e realizimit të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe në ruajtjen me këmbëngulje të vlerave të luftës së UÇPMB – së si dhe realizimit të amanetit të dëshmorëve të kombit.
Lavdi dëshmorëve të kombit.
Lavdi luftës së UÇPMB – së. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe shqiptarinë.
07. 12. 2021
Preshevë
Nazmi Hajredini
Kryetar i OVL UÇPMB.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress