Home » Lajme, Vendore » OVL e UÇPMB-së dhe përfaqësues politik bënë homazhe te vendi i lapidarit të dëshmorëve

OVL e UÇPMB-së dhe përfaqësues politik bënë homazhe te vendi i lapidarit të dëshmorëve

Më 20 janar të këtij viti u bënë shtatë vite nga largimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB – së. Më saktësisht më 20 janar 2013 në mëngjesin e hershëm forca të shumta të xhandarnërisë serbe larguan pllakē përkujtimore të UÇPMB – së që ishte i vendosur në qendrën e qytetit të Preshevës.

Gjatë ditës së sotme Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së me seli në Preshevë, si dhe disa nga liderët e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë vendit ku ishte i vendour lapidari i dëshmorëve të rënë.

Organizatorët janë shprehur se edhe sot pas shtatë viteve kërkojnë me ngulmë qē lapidari të kthehet në vendin e vetë.

Mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë është mbajtë Akademia përkujtimore për nderë të Jonuz Musliut

Mbahet Akademia përkujtimore për Jonuz Musliun

Mbahet Akademia përkujtimore për Jonuz Musliun

Posted by Rtv Aldi on Monday, January 20, 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch