Home » Lajme, Vendore » OVL e UÇPMB- së gjatë dhjetë viteve me plot sfida- bastisje e arrestime të drejtuesve të shoqatës

OVL e UÇPMB- së gjatë dhjetë viteve me plot sfida- bastisje e arrestime të drejtuesve të shoqatës

Më 17 janar para dhjetë vitesh për t’i kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-së u themelua edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Qëllimi I kësaj organizate sipas drejtuesve është integrimi I ish luftëtarëve të UÇPMB-së.

Mitrush Kuteli pati thënë në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani. Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdija kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut. Liria u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie. Në Luginë u mblodhën të rinj anekënd vendit në mbrojtje të atdheut. Më 17 janar para dhjetë vitesh për t’i kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-së u themelua edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. OVL e UÇPMB- së gjatë dhjetë viteve ishte me plot sfida- bastisje e arrestime të drejtuesve të shoqatës. Qëllimi I kësaj organizate sipas drejtuesve është integrimi I ish luftëtarëve të UÇPMB-së. Ata njëherit kërkojnë integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojmë. Me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të shoqatës së veteranëve të luftës së UÇPMB-së drejtohen mesazhe tek institucionet komunale që të jenë më të përkushtuara në trajtimin e ish luftëtarëve të UÇPMB-së.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch