Home » Lajme, Vendore » OVL e UÇPMB-së: Letër publike

OVL e UÇPMB-së: Letër publike

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
UÇPMB-së

Letër publike e OVL UÇPMB-së me rastin e 10, dhjetorit ditës ndërkombëtare për të drejtat e pakicave

• Shqiptarët e këtyre trojeve pothuajse janë të vetmit në hapsirat mbarë kombëtare ku të drejtat e tyre sistematikisht dhunohen. Presioni I pushtetit të Beogradit me metoda mëtë ndryshme vazhdon të diskriminoj shqiptarët në mënyrë që ata most ta ndiejn vetën të sigurt në trojet e tyre shekullore.
• Në Ballkan për të realizuar të drejtat e tyre nacionale popujt ishin te detyruar të lufotjnë për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e tyre. Disa popuj ballkanik të shtrënguar që të jetojnë nën krijesën artificial të ish RSFJ – së, betejën për lirinë dhe pavarësinë e tyre e paguan shtrenjt.
• Në mesin e tyre edhe populli shqiptarë,cmimin për lirinë kombëtare në Kosovë dhe jasht saj e ka paguajtur me cmim të lartë. Shqiptarët e Kosovës fituan pavarësin e tyre, ata të Maqedonis arritën ta konkretizojnë përpjekjen e tyre për mëshumë të drejta me Marrëveshjen e Ohrit,edhe pse mbetet shumë përt’u bërë,ndërsa shqiptarët e Kosovës Lindore të mbetur pa drejtësisht nën kufijt administrativ të Serbisë, edhe pse zhvilluan luftën e armatosur, I dhanë dëshmorët e saj gjatë luftës së UCPMB – së, nuk arritën që të realizojnë të drejtat e veta nacionale dhe kombëtare.
• Ne të gjithë e dimë se me presionin edhe të bashkësisë ndërkombëtare në emër të hapjes së një kapitulli të ri paqësorë në marrëdhëniet me pushtetin e Beogradit në nshkruam Marrëveshjen Konculit. Kjo marrëveshje parashikonte që shqiptarët e këtyre trojeve autoktone t’i lënë armët dhe për mes një procesi politik paqësorë të realizonjnë të drejtat e tyre kombëtare. Në këmbim me paqen, jo që nuk fituam lirinë dhe mëshumë të drejta, por për kundrazi, rajoni u demilitarizua, frika u ngjallë, shpresat u shuajtën, presioni vazhdoi të rritet. Një situat e këtill nuk la zjgidhje tjetër për vec mundësisë për të këkrkuar zjgidhje mëtë mirë për jetë, shpërnguljen dhe braktisjen në heshtje të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore.

• Degradimi dhe zhbërja e qytetarit shqiptarë në këto troje vazhdon. Janë disa drejtime ku sistematikisht shqiptarët diskriminohen në fushën e të drejtave të njeriut. Në rendë të parë neve na mohohen të drejtat nacionale. Nëse neve na mohohen të drejtat kombëtare kjo do të thotë se shteti i Serbisë nuk na dëshiron si etni shqiptare. Nuk ka ma të keqe dhe diskriminim më të madhe se sa të mohohet identiteti i jotë nacional. Janë ndërmarë hapa strategjik të njëpasnjëshme deritani nga autoritetet e Beogradit që lejnë të kuptohet se shqiptarët nuk konsiderohen si qytetarë të brabartë në këtë shtet.
• Ne ende duhet të protestojmë për të siguruar përdorimin zyrtarë të simboleve kombëtare, ndalohet përkujtimi i datave me rëndësi historike dhe kombëtare, nuk është zyrtarizuar dhe rregulluar me ligj përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike.
• Këtë pushtet populli shqiptarë i Luginës së Preshevës do ta kujtoj gjithmonë për turpin dhe shkeljen e vlerave të dëshmorëve të kombit, me qëndrimin e tyre para dhe pas vendosjejs së lapidarit. Ju mundë ta harroni lapidarian, por emaneti dhe ideali i emrave të skalitur në Lapidar do t’iumallkoj edhe pas vdekjes tuaj.
• Pushteti I Beogradit nuk ka treguar vullnet politik për të vënë para drejtësis kriminelët të cilët kanë përlyër duart duke vrasur persona të pafajshëm që konsidrohen të zhdukur apo të vrarë në rrethana të paqarta ,ku vetëm në Kosovë Lindore janë të vrarë,të zhdukurë të kindapuar mbi 20 shqipëtar ku sot e kësajë dite nuke dimë mbi fatin e tyre
• Kompetencat juridike në vendë se të forcohen në nivelin lokal atopo barten në brendi të Serbisë.
• Përkundër premtimeve për përdorimin e teksteve shkollore nga shteti amë, pushteti I Serbisë vazhdon me burgosjen e librave. Ky regjim kur nuk I burgos shqiptarët I burgos librat.Vazhdon të mbetet shqetësuese mosnjohja e diplomave nga Universitetiti Prishtinës.
• Ditëve të fundit po ballafaqohemi edhe me nje tjetër formë të re të diskriminimit; shuarja e emrave në regjistrin civil nëse për një kohë relativisht të shkurtër nuk lajmërohen personat në fjalë se janë duke jetuar në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë.
• Premtimet për lëvizjen e lirë kanë mbetur vetëm dëshirë për shqiptarët Kosovës Lindore. Vendklaimin kufitarë Miratoc – Llojan mbetet I mbyllur për neve, edhe pse konsiderohet një arterie e rëndësishme për shiptarët në të dy anët e kufirit.
• Nuk ka demilitarizim të rajonit. Përkundrazi ai militarizohet me forcatë xhandarmërisë, duke e bërë edhe mëtë pasigurt jetën e qytetarëve.
• Këshillit Nacional, I cili është themeluar kinse për avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky Këshill deri tani për shkak të kufizimeve ligjore të drejtat kombëtare të shqiptarëve të këtyre trojeve shumë vështirë është të futen në agjendën dhe programin etij.
• Serbët e fituan betejën politike me shqiptarët e Kosovës. Ata arritën të sigurojnë “Zajednicën” për serbët në Kosovë. Neve as që mundë të flasim për status të veçant që do të na trajtonte si entitet politiko juridik, apo si kategori kushtetuese, njësoj si trajtohen serbët e Kosovës në marrëveshjet e Brukselit.
• Ne kemi pasur procese të montuar agjyqësore. Grupi I Gjilanit, procesi gjyqësorë kundër kryetarit të OVL – së, dhe të tjera për përdorimin e simboleve kombëtare apo edhe për manifesitmin publik të festave kombëtare vazhdojnë të mbeten kërcënim për shqiptarët e këtyre trojeve.
• Pabarazia në punësim në mes shqiptarëve dhe serbëve në administratën publike në raport me numrin e popullsisë është evident.
• Refuzimi për të njohur shtetësin shqiptarëve që për arsye të ndryshme jetojnë jashtë vendlindjes, dëshmojnë për metoda të reja të presionit për të ulur numrin e popullsisë shqiptare.
• Largimi dhunshëm I Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, dëshmon qasjen e egër dhe vulgar e që ky regjim ka ndaj kulturës traditës dhe vlerave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore.
• Këto dhe shumë raste të tjera dëshmojnë pozitën e vështirë nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët e këtyre trojeve. Ështe e udhës që me rastin e 10 dhjetorit ditës ndërkombëtare të të drejtave të pakicave këto padrejtësi dhe shkelje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore të trajtohen dhe të denoncohen para institucioneve ndërkombëtare relavante. Këto shkelje seriozisht rrzikojnë substancën tonë kombëtare.
• Ne si OVL UCPMB kemi ngritur zërin vazhdimisht ndaj këtyre padrejtësive duke ia përkujtuar opinionit publik se fajtorë për një situate të këtill në fushën e të drejtave kombëtare krahas autoriteteve shetërore janë edhe subjektet poltike të cilat aktivitetetin e vet nu kpo e vendosin në shërbim të interesave kombëtare të popullit shqiptarë autokton.
• Referendumi i vitit ’92, platformat e ndryshme politike dhe Lufta e UCPMB – së janë dëshmia më e mirë e vullnetit politik të shqiptarëve të këtyre trojeve. Ato kan siguruar bazë legale morale dhe juridike që do të thotë se parimi i të drejtës ndërkombëtare duhet ta njeh edhe të drejtën e shqiptarëve të këtyre trojeve për të jetuar të barabart dhe të bashkuar me pjesën tjetër të popullit shqiptarë, në Kosovën Lindore.

10. 12 201 Preshevë
Kryetari OVL UÇPMB-së
• Nazmi Hajredini

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch