Home » Lajme » OVL në Bujanoc shpreh brengosje me rastin e bisedave informative me ish pjesëtarët e UÇPMB-së nga ana e organeve të policisë dhe prokuroria publike

OVL në Bujanoc shpreh brengosje me rastin e bisedave informative me ish pjesëtarët e UÇPMB-së nga ana e organeve të policisë dhe prokuroria publike

ORGANIZATA  E VETERANËVE TË LUFTËS (OVL) BUJANOC

Me rastin e ftesave në biseda informative të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga organet e policisë në Bujanoc, OVL, lëshon këtë:

 

K U M T E S Ë

 

OVL, shpreh brengosjen e vet të thellë me rastin e zhvillimor të bisedave informative  me ish pjesëtarët e UÇPMB-së, nga ana e organeve të policisë dhe prokuroria publike, duke e konsideruar këtë akt si formë të vazhdueshme të presionit ndaj pjesëtarëve  të UÇPMB-së dhe popullatës shqiptare në përgjithësi që po zhvillojnë autoritetet serbe.

Duke gjykuar sjelljen e këtillë të policisë serbe, OVL, kërkon respektimin e plotë të aktit të Amnistisë që ndaj këtyre pjesëtarëve është dhënë më 2001.

OVL konsideron se metodat e këtilla të frikësimit dhe represionit psikologjik që po zhvillojnë në mënyrë permanente organet serbe, krahas prezencës së vazhdueshme të xhandarmerisë në terren, cenojnë rëndë stabilitetin në këtë komunë dhe paraqesin shkaqet e drejtpërdrejta të largimit të të rinjve shqiptarë nga Bujanoci, akt që po ndodh me vite.

Me këtë rast, kërkojmë nga autoritetet policore të ndërprenë  këtë formë të presionit dhe dhunës psikologjike ndaj të rinjve shqiptarë duke  e konsideruar  atë si cenim i rëndë i të drejtave të individit dhe shkelje të konventave ndërkombëtare.

OVL, do të njoftojë edhe autoritetet ndërkombëtare për këtë formë të dhunës psikologjike që policia serbe po e zhvillon ndaj të rinjve shqiptarë, posaçërisht, për faktin e hetimit të periudhës e cila është përfshirë në aktin e Amnistisë më 2001.

Bujanoc, 16 dhjetor 2011

OVL – Bujanoc

Kryetar: Edmond Isufi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch