Home » Lajme, Ndërkombëtare » Pa kërcënimin rus, Ballkani Perëndimor do të mbetet edhe një kohë të gjatë si partner dhe jo anëtar

Pa kërcënimin rus, Ballkani Perëndimor do të mbetet edhe një kohë të gjatë si partner dhe jo anëtar

“Pa një kërcënim të vërtetë nga Rusia te vendet e Ballkanit Perëndimor, ata do të mbesin edhe një kohë të gjatë si partnerë dhe s’do jenë anëtarë të BE”.

BE në samitin e Sofjes u ka premtuar gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë si partnerë. Kjo është akoma larg anëtarësimit, shkruan Andreas Ernst për “NZZ”.

Dhe kjo është e kuptueshme pasi shumë anëtarë të BE janë kritikë rreth zgjerimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rritje ekonomike 3.2 përqind, ndërsa ata të BE me 1.4 përqind. Kjo do të thotë se nevojiten 60 vjet derisa të arrihet baraspesha e mirëqenies.

“Pa një kërcënim të vërtetë nga Rusia te vendet e Ballkanit Perëndimor, ata do mbesin edhe një kohë të gjatë si partnerë dhe s’do jenë anëtarë të BE,” përcjell albinfo.ch.

Si ndikime të shtuara politike përveç Rusisë në pjesët ortodokse të rajonit, përmendet edhe Turqia te popullata muslimane, ndërsa ekonomikisht kanë shtuar prezencën Kina dhe vendet arabe.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch