Home » Lajme » Pala kosovare pranon planin, por jo edhe ajo serbe

Pala kosovare pranon planin, por jo edhe ajo serbe

Pala kosovare ka pranuar draftin e planit për të implementim, por pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për të debatuar për këtë çështje. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherë edhe udhëheqës i delegacionit, ka konfirmuar për Kosovapress se këtë plan e ka pranuar pala kosovare, por jo edhe ajo serbe.
“Takimi ka përfunduar pas dy ditëve të bisedimeve. Drafti i përgjithshëm ofruar për implementim nga ne është pranuar, por pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për të debatuar planin. Ne presim që takimi tjetër që do të mbahet për implementim të marrëveshjes, duhet të mbahet takimi në mes të dy kryeministrave dhe zonjës Ashton, ku edhe duhet të përafrohet plani implementues”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
(Kosovapress)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch