Home » Opinione » Pamundësia e reciprocitetit me Serbinë dhe Greqinë

Pamundësia e reciprocitetit me Serbinë dhe Greqinë

nehatjysenii1Shkruan: Nehat Hyseni

Shqiptarët në Shqipëri, me rrëzimin e komunizmit hapën “kutinë a pandorës”, meqë u
hap rruga e tyre për të emigruar jashtë vendit. Fillimisht ata këtë e bënë me
shpërngulje të egër dhe “okupim” të ambasadave të Gjermanisë, Italisë, Greqisë dhe
vendeve të tjera të Europës, duke ia hapur rrugën ekzodit të përmasave të mëdha.
E gjithë kjo ndodhi pikërisht në momentet më të vështira për Kosovën, më 5 korrik
1990, atëherë kur u abrogua Kuvendi i Kosovës nga Serbia.
Shqiptarët kudo që janë, e veçanërisht ata të Kosovës, pra ishin të shokuar dhe të
trishtuar deri në palcë me ndodhitë e papëlqyera dhe me katrahurën e përmasave
biblike që i kishte mbërthyer dhe ata nuk mundnin as ta pengonin dhe ndalnin, e as
ta frenonin dot. Thjeshtë, e gjithë kjo përjetohej si tragjedi kombëtare: për ne në
Kosovë me humbjen e autonomisë politike dhe me rrënimin e institucioneve, si dhe me
përjashtimin masovik të shqiptarve nga puna, duke krijuar një ushtri të madhe të
papunësh dhe pa mjete për jetë.
Mjerisht, kjo ndodhëte “simultanisht”, pra përnjëherësh edhe në Shqipëri dhe ne nuk
mund ta kuptonim dot se kjo mund të ndodhëte pa impaktin e armiqëve tanë shekullorë.
Skenat e ekzodit të shqiptarve të Shqipërisë, duke i stërmbushur aniet, ky njerëzit
shtyheshin për të ikur nga vendi i tyre, kishin zënë ekranet televizive dhe lajmet
kryesore të medieve botërore.
Ky ekzod i paparë i shqiptarve nga Shqipëria dhe Kosova e shumëfishoi numrin e
shqiptarve në botë, duke krijuar një armatë të madhe punëkërkuesish, kryesisht në
Itali e Greqi, si dhe në vendet e Europës perëndimore, e deri në Amerikë e Australi.
Kjo varësi e Shqipërisë nga vendet fqinje kishte pamundësuar vendosjen e çfarëdo
reciprociteti dhe barazie në marëdhëniet midis tyre duke e vënë në pozitën e të
nënshtruarit.
Sepse, sidomos Greqia, ashtu si edhe Serbia, janë të njohura për antishqiptarizëm
dhe për diskriminimin dhe masakrimin e shqiptarve, duke favorizuar minoritetet e
tyre në Kosovë e Shqipëri.
Pra, varësia ekonomike e Shqipërisë, si dhe superioriteti i Serbisë ndaj Kosovës e
bëjnë pothuajse të pamundur barazinë e plotë në marëdhëniet bilaterale midis tyre,
si dhe në përkujdesjen ndaj shqiptarve në Luginë të Preshevës, që kanë mbetur aty,
dmth. në Serbi, duke iu nënshtruar diskriminimit dhe persekutimit të pamëshirshëm
ndaj tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch