Home » Lajme » Para 10 vitesh në Tërnoc: NË KUJTIM TË DËSHMORËVE TË KOMBIT

Para 10 vitesh në Tërnoc: NË KUJTIM TË DËSHMORËVE TË KOMBIT

MIJËRA QYTETARË I DHANË NDERIMIN E FUNDIT KOMANDANT  LLESHIT 

E premtja e 25 majit të vitit 2001, mbushi rrugët e Tërnocit, përplot me njerëz. Rreth 15 shqiptarë nga rrethe të ndryshme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, kishin ardhur për t’i dhënë nderimet e fundit, komandantit të tyre të dashur, i cili një ditë u vra në krye të detyrës.

Shiu që binte, kur kortezhi i gjatë, të cilit nuk i shihej as fillimi, as mbarimi, nuk i flladiste dot zemrat e përvëluara të njerëzve, për humbjen e udhëheqësit të tyre që kaq shumë  e deshën dhe  e respektuan. Por edhe Komandant Lleshi ishte i afërt me shokë, miq dhe ushtarë. Për të flasin kujtimet e atyre që e njohën  dhe patën rastin të bashkëpunojnë me të. Edhe gjatë kohës kur drejtonte Klubin  e Futbollit në Tërnoc, të cilin e ngriti në rang të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.

Kur u desh nevoja që të kapet pushka dhe të dilet në mal, ndër të parët  u gjet edhe Ridvan Qazimi. Për aktivitetin e tij të sinqertë dhe patriotik, shokët e luftës i dhanë gradën e njërit nga  Komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Këtë detyrë, ai, e pranoi me dëshirë dhe përgjegjësi, të cilës i doli zot deri në momentin e fundit të jetës. Për personalitetin  e tij flasin veprat, të cilat i shpalosën edhe veprimtarët politiko-ushtarakë gjatë ditës së varrimit.

Shëmbëlltyra e Komandanti të ri, 36 vjeçar, prindit të dy vajzave kreshnike dhe djemve petrita, gruas, familjes, miqve, shokëve të pushkës dhe idealit dhe gjithë popullit shqiptar, do të mbetet sinonim i rezistencës për realizimin e aspiratave tona shekullore. Amaneti i tij do të çohet në vend.

Tepër të dhembshme dhe krenare tingëllonin fjalët e njerëzve  gjatë ceremonialit  mortor:

Në momentin kur  forcat politiko-ushtarake të Kosovës Lindore në  prani të faktorëve ndërkombëtar firmosën dokumentin për demilitarizimin e rajonit dhe demobilizimin e UÇPMB-së, Ridvan Qazimi u vra nga dora kriminale të forcave serbe.

Komandant Lleshi përveç aktivitetit të tij, që dha për rajonin e Kosovës Lindore, ai gjatë kohës së luftës në Kosovë, u vu në ballë të aksioneve humanitare për ta ndihmuar popullin e rrezikuar kosovar dhe Ushtrinë e saj Çlirimtare.                             

Pas mbarimit të luftës në Kosovë dhe dislokimit të forcave  serbe  në krahun e saj lindor dhe vazhdimit të dhunës në këto hapësira, Ridvan Qazimi, bashkë me shokët e tij u vu në ballë të lëvizjes me emrin Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.                          

Si shef i Delegacionit të palës shqiptare, Ridvan Qazimi,  ishte i respektuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Në aktivitetin e tij ushtarak ai u angazhua me mish e shpirt, ndaj vepra e tij do të jetë një udhërrëfyes për brezat që do të vijnë.

Ridvan Qazimi, lindi më 4 prill 1964 në Ternoc. Me aktivitete sportive, humanitare, politike filloi të merret shumë herët, ndërsa me aktivitete ushtarake u mor që nga dalja në skenë e UÇK-së në Kosovë dhe të UÇPMB-së në rajonin e Kosova Lindore.                          

Për aktivitetin e tij të zellshëm dhe patriotik Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së e emëroi Komandant për Zonën Operative të Tërnocit.

Vrasja e Komandantit tonë është një vepër kriminale e okupatorit, i cili nuk zgjedh mjete  dhe metoda për ta destabilizuar rajonin tonë dhe më gjerë.                          

Vrasja e Komandant Lleshit nuk do të thotë se ka marrë fund lufta jonë çlirimtare, por amanetin e tij do ta përcjellim brez pas brezi deri në fitoren e sigurt.                         

 Angazhimi dhe energjia e pashtershme e Komandant Lleshit për sakrifica deri në flijim për çështjen kombëtare, me njërën anë si dhe gatishmëria dhe forca e tij për të bërë kompromise në drejtim të paqes, e bëjnë shëmbëlltyrën e tij udhërrëfyese për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm.                      

Në këtë drejtim qëndron edhe substanca e drejtë dhe e qëndrueshme e zgjidhjes së problemeve në këto hapësira, të cilat po gjejnë mbështetjen dhe angazhimin tonë drejtë realizimit të aspiratave për liri, barazi dhe prosperitet të përgjithshëm në këtë rajon.                     

Duke ruajtur substancën tonë kombëtare në Kosovën Lindore dhe realizuar të gjitha të drejtat tona legjitime, do ta  përmbushim idealin e komandantit tonë dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë. Lavdi!                    

Me rastin e vdekjes së Komandant Lleshit, telegrame ngushllimi, kanë arritur nga vise të ndryshme të hapësirave shqiptare:Unioni i Mërgimtarëve të Tërnocit, në Zvicër, Zona Operative e Medvegjës, Kryesia e degës së PDK-së në Dardanë, Emin Krasniqi, kryetar, Partia për Prosperitet Demokratik, Tetovë, Shoqata e Veteranëve të Luftës së Drenasit, Naim Bazaj, kryatar, kryatari i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Izet Ibrahimi, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Zona e Drenicës, në Skënderaj, Hysni Shabani, Deputeti Ismet Ramadani dhe vëllai i tij, Abdullah Ramadani me familje nga Haraqina. Në fund, u bë ceremoniali me nderimet ushtarake dhe vuarja e kurorave.

 Marrë nga  Redaksia e Revistës “Jehona”

Nga Tërnoci PRESS

If possible, you should make a deal with your teen before you even buy the wonderful source smartphone for them, and your discussion should touch on the following points you are the one paying for the smartphone and giving them some type of data plan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch