Home » Lajme » Paraburgimi, pas deklaratave të liderëve politikë

Paraburgimi, pas deklaratave të liderëve politikë

Prishtinë, 31 maj – Arsyeja kryesore që Gjykata ka vendosur t’i dërgojë në paraburgim shtatë të dyshuarit, janë deklaratat publike të politikanëve në mbrojtje të tyre. Vendimin e ka shpjeguar për Interaktiv, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi. Kanë përfunduar në burg pa asnjë paralajmërim shtatë të dyshuarit e “Grupit të Drenicës”, duke përfshirë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, familja Demaku, dy anëtarë të së cilës janë në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për krime lufte, Jahir dhe Zeqir Demaku.

Ata dy janë arrestuar në shtëpitë e tyre në Drenas sonte në orën 21 e 30 minuta. Fatin e njëjtë e kanë pasur edhe të tjerët.

Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit, por për këtë nuk janë njoftuar avokatët. Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që tregon se është miratuar kërkesa e prokurorit për paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch