Home » Lajme » Paralajmërimi i para disa javëve nga RTV-SPEKTRI se regjistrimi i popullatës i paraparë që në Sërbi të zhvillohet nga 01 deri më 15 Tetorë do të na sjelle telashe! Për fat të keq po na del si realitet.

Paralajmërimi i para disa javëve nga RTV-SPEKTRI se regjistrimi i popullatës i paraparë që në Sërbi të zhvillohet nga 01 deri më 15 Tetorë do të na sjelle telashe! Për fat të keq po na del si realitet.

Nuk dihet sa do të jetë numri i regjistruesëve dhe instruktorëve Shqiptarë i përfshirë në këtë proces!. “A do të ketë bojkot të regjistrimit” ??!!

Kur duhej të merren me procedurën rrethë organizimit të regjistrimit së popullatës, kur duhej të lobohej që numri i regjistruesëve dhe instruktorëve Shqiptarë të jetë i mjaftueshëm që ne vetë ti numërojm Shqiptarët, liderët tanë politik dhe kreu Komunal i Bujanocit merrej me disa punë të tjera; shkarkime, diferencime, e disa iknin në pushime verore, bile ndonjëri nga ta edhe nga 2-3 herë gjatë vitit po pushon, herë në baja të nxehta të Bullgaris e herë në plazhin e Dursit dhe Ulqinit. E tani na erdhi problemi i pakalueshëm. Numri i instruktorëve dhe regjistruesëve Shqiptarë i përfshirë në procesin e regjistrimit shumë simbolik.

Deri në këto momente vetëm subjekti politik më i riu në Luginën e Preshevës “PARTIA DEMOKRATIKE” aktivizoi alarmin për këtë problematikë, njoftoi popullatën Shqiptare të Komunës së Bujanocit se po na përgaditet edhe një e keqe në shtetin në të cilin po jetojmë, poashtu ftoi edhe subjektet tjera politike Shqiptare të merren më seriozisht me këtë cështje, përndryshe “keq po na shkruhet” !!

Dhe tani cka? Të pranojm të na numërojnë të tjerët, ta bojkotojm regjistrimin?APO ÇKA?

– Në disa orët apo ditët e ardhshme do të mblidhet Kuvendi i tri Kuvendeve Shqiptare (Preshev, Bujanoc, Medvegj). Do të diskutohet për këtë
problematikë, do të merret ndonjë vendim, do të reagohet ashpër, dhe reagimi do të zgjasë aq edhe sa do të jetë prezent në mjetet e informimit (TV-lokale, web-portalet, gazeta etj) dhe prap do të kalojë në harresë.

Një proverb popullor Shqiptarë më i vjetër thotë: Natën e Bajramit nuk ushqehet Qurani për të shtuar peshën. Kurse një proverb tjetër më i ri thotë: Nëse doni të dini sa poshtë ka rënë katundi, pyetni kush është vënë kryeplak…

Në vazhdim ju përsërisim paralajmërimin e RTV-SPEKTRIT të publikuar më 10 Korrik të këtij viti, në lidhje me problematikën eventuale rrethë regjistrimit të popullatës.

Regjistrimi i popullatës në Sërbi nga 01 deri 15 Tetor.

Spektri politik i Komunës Bujanocit nuk po tregon interesim për këtë proces shumë të rëndësishëm

Gati se në të gjitha shtetet e rajonit këtë vitë është organizuar procesi i regjistrimit të popullatës, pasurive dhe gjësendeve të ndryshme. Para disa javëve ky proces mbaroi edhe në Kosovë. Në Sërbi regjistrimi ishte parapar të mbahej gjatë Marsit të këtij viti. Për shkak të krizës finansiare mbajtja u shty për Shtator por përgaditjet tanimë kanë filluar. Është kjo procedur jo edhe aq e lehtë, gjithësejt 5.700 instruktor regjistrimi janë të parapar në tërë teritorin e Sërbis. Nga rreth 400 euro do të jetë i paguar cdo instruktor-regjistrues për pesëmbëdhjetë ditë sa do të zgjasë kjo procedurë në tërë territorin e Sërbisë.

Enti Republikan për statistik i cili edhe është kompetent dhe përgjegjës për regjistrimin e popullsisë dhe pasurive e gjësendeve tjera më 06 Korrik ka shpallur konkursin për pranimin dhe kompletimin e numrit të përgjthshëm 5.700 instruktorëve të cilët do të jenë bartës të këtij projekti voliminoz. Vetëm për dy ditë nga publikimi i konkursit, numri i të interesuarve ka arritur në 3200 aplikantë.

30 Korriku është edhe dita e fundit deri kur do të munden të lajmërohen kandidatët potencial. Enti Republikan për statistik më 10 Gusht do
ta publikoje listën e përpiluar të të pranuarve. Përparësi për pranim do të kenë kandidatët të cilët deri më tani nuk kanë qenë te ndjekur penalisht, ata të cilët më së paku kanë të kryer shkollën e mesme, kurse prioritarë do të jenë aplikuesit të cilët në referencën e tyre bartin përvojën e hulumtuesit statistikor apo ata të cilët kanë marrë pjesë nëpër anketa tereni të sferave të ndryshme.

Nga 15 deri më 20 Shtatorë në disa qendra në Sërbisë do të mbahet trajnimi 5 ditorë për instruktor-regjistruesit, më 01 Tetor fillon regjistrimi kurse më 15 Tetor mbaron.

Komuna e Bujanocit po qëndron indiferent rreth këtij procesi i cili është i rëndësishëm për shumë arsye.

Ndër arsyet kryesore është se edhe instruktor-regjistruesit Shqiptarë Lokal të komunës tonë detyrimisht duhen të jenë të përfshirë në këtë
proces, sepse mund të ndodhë që neve ne Bujanoc do të na numrojnë instruktorët nga mbrendësia e Sërbisë dhe kjo nuk do të jetë në rregull dhe do të na shkaktojë shumë telashe. Arsyeja e dytë si shumë e rëndësishme në këtë kohë të krizës finansiare është edhe mundësia e angazhimit të disa dhjetërave të rinjë Shqiptarë që munden ti sigurojnë buxhetit të vetë familjar nga 400 euro për vetëm 15 ditë angazhimi në procesin e regjistrimit.

Andaj të nderuar të zgjedhurit e popullit të Komunës Bujanocit, edhe përkundër telasheve që po ju shkaktojn turbulencat politike Lokale, në ruajtjen e partisë dhe formimit të partive të reja, brengosja e mos përfilljes të marrveshjes së arritur në mesë Beogradit dhe Prishtinës edhe pse nuk jeni kompetent dhe askush nuk po e kërkon nga ju, si dhe temperaturat e larta që po mbretërojnë këtyre ditëve, do të kishte qenë mirë që të humbni pak kohë dhe të mireni edhe me procesin e regjistrimit të popullatës, sepse mund të ndodhë po që se do të na numrojnë të tjerët matematika do të na dalë ndryshe.

RTV SPEKTRI

B U J A N O C

10 Korrik 2011

They pair amazing educators with world-class animators best essays discount code to create visually-stunning educational videos

2 Responses

  1. Z.Shaip Kamberi, Z.Januz Musliu, Z.Mejdi Zeqiri… FLEJ,FLEJ.
    Kur të na regjistrojn shkijët dhe kur të na dalin numri i shqiptarve ma pak se që jemi kujt dot ja lini fajin?

  2. Abdylazizi thotë:

    Ju të Spektrit kur jua keni përkujtuar këtyre politikanve se duhen të miren edhe me procedurën e regjistrimit, ata kan menduar se jeni duke i gënjyer, sepse nuk ka regjistrim të popullatës kët vit në sërbi. Po nuk kan edhe shum faj ata sepse ju të spektrit nganjëher ja boni sikur ai Bariu kur i kish pas ra ujku në bylik të deleve, 2 her kish pas rrejt, e të tretën her kur përnime i kish ra ujku deleve dhe po ja hajke por katundart nuk i kishin besuar sepse edhe më herët i kish pas mashtruar. Abdylazizi nga Konculi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch