Home » Opinione » Paralizim i veprimeve të dobishme

Paralizim i veprimeve të dobishme

Siç dukët dëshira për të vënë në dyshim faktin, që çdo politikan arrin ta kuptoj e miratoj vetëm ato ndjenja e veprime që qëndrojnë afër idealeve të tyre, që në të vërtetë në momentin aktual është diçka e “marrë” dhe alogjike

XHAVIT ÇITAKUShkruan: XHAVIT ÇITAKU

Pavarësisht fjalëve që përsëritën papushim sa herë që këtë e kërkon nevoja e ragimit, kritikës, sugjerimit, këshillës, që nganjëherë, mund të jenë edhe të mërzitshme , apo edhe një shembull i padobishëm, megjithatë, gjithsecili  po mundohet, po përpiqet që sado pak të ndikoj që me shkrime, opinione, analiza dhe forma tjera t’i kthej në rrugë të drejt liderët tanë politik, sepse kjo mënyrë e të vepruarit nuk i shkon për shtati mendësisë popullore e aq më pak rregullave e normave juridike. Nuk po bëjnë punë as “parimet” dhe veprimet e këtyre lakmitarëve për pushtet, ngaqë ata nuk po vërejnë se shteti për ta sikur tërësisht është i “ huaj” . Mirëpo, siç dukët dëshira për të vënë në dyshim faktin, që çdo politikan arrinë ta kuptoj e miratoj vetëm ato ndjenja e veprime që qëndrojnë afër idealeve të tyre, që në të vërtetë në momentin aktual është diçka e “ marrë” dhe alogjike. Tek njerëzit e zakonshëm mund të ndryshosh shumë gjëra, por vetëm nëse u flet me gjuhën që ata e kuptojnë, mirëpo siç dukët nga veprimet e politikanëve tanë mund të ndodh që ata kanë trashëguar një traditë “ mijëvjeçare” “ kapadaillëku”, në vend që do të duhet të ndodhte e kundërta. Njerëzit e këtij niveli të shkollimit, jo të gjithë, do të duhej të ishin besimtarë, bujar, bashkëpunues, por edhe patriot për t’i shërbyer sa më mirë popullit, i cili për këtë arsye ka dhënë votën. Pra, sjellja e tyre nuk duhet të jetë “ luftarake”, por duhet të jenë mbrojtës i të “ dobëtëve”  dhe “ kalorës” të së drejtës, me një fjalë “Don Kishoti”. Nuk ka gjë më mirë sikur këta lakmitarë për pushtet të kishin dhënë shembulin si njeridashës, shpirtmirë dhe miqësor e jo të ndodh e kundërta, të urrehen, të xhelozojnë të hakmerren ndaj njeri- tjetrit. Ky polarizim kaq i thellë ndërmjet dy blloqeve ka çoroditur, ka prishur baraspeshën politike, ka paralizuar veprimet e dobishme në favor të gjetjes së rrugëve adekuate në drejtim të zgjidhjes së problemeve e mosmarrëveshjeve aktuale, sepse po vjen në shprehje kryenëçsia që po i bën të pabindur dhe të paarsyeshëm këta politikan. Ata në shpirtin e tyre janë shumë të trazuar e në anën tjetër shpërfillës ndaj kërkesave të shumta për të hapur rrugën e funksionizimit të institucioneve të shtetit e sidomos të Parlamentit, organin më të lartë ligjdhënës të vendit tonë. Do të duhej ta kishin një shqetësim shpirtëror dhe një parandjenjë të asaj që do të duhej t’i pllakoste më vonë. Ka të ngjarë. Por më i besueshëm me dukët hamendësimi  se tek këta politikan pasqyrohet një ndrydhje se çfarë do të përjetojnë nëse ata nuk zgjidhen në postet që i ëndërrojnë. Dhe k jo trysni shpirtërore  po i bën që ata të vuajnë dhe hera- herës, të humbin vetëbesimin dhe fuqinë e veprimit, kuptohet konform  normave juridike dhe aktit më të lartë Kushtetutës.

Parlamenti do të duhej të ishte pikëkthesë e rëndësishme në jetën politike dhe shoqërore

Në të parë, liderëve tanë ju duket një ngjarje e vogël bllokimi dhe mbarëvajtja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, por që po bën buj në opinionin e brendshëm e për shumë në atë të jashtëm. Në të vërtetë, Parlamenti do të duhej të ishte një pikëkthesë e rëndësishme në jetën politike, por edhe shoqërore sepse për herë të parë në historinë më të re të Kosovës ky organ e ka mundësinë që vetë të vendos e të sjell e miratoj ligje që po vlerësohen me standarde ndërkombëtare. Mirëpo, siç dukët lidrëve tanë po iu mungon parapërgatitja shpirtërore apo aftësia e nevojshme gjykuese, të cilët për shkak se nuk po i japin rëndësi se çfarë mund të ndodh me këtë ngërç institucional, vendin e kanë futur në një fazë të “ re” apo më mirë më thënë në një pikë më të dobët të funksionimit të sistemit institucional në përgjithësi. Veprimet e tyre shpesh po janë të çoroditura, që po prishin baraspeshën e të qenit politik si dhe po paralizojnë veprimet e nevojshme karshi situatës së krijuar.

 

Liderët duhet të zgjohen nga ëndrrat edhe pse pak si vonë

Mungesa e një bashkëpunimi të mirëfilltë pozitë- opozitë, vetëm sa po e ndryshojnë trajtën e të vepruarit kryeneç dhe asgjë më shumë. Kjo përplasje me realitetin sigurisht se po i kushton shumë shtrenjtë qytetarit, ngaqë politikanët tanë po ua vështirësojnë jetën, sidomos, gjeneratave të tashme, por jo edhe familjeve të tyre. Liderët tanë duhet të zgjohen nga ëndrrat, edhe pse pak si vonë, dhe të zbresin në tokë, të çlirohen nga lakmia e tepruar për pushtet, nga urrejtja, nga hakmarrja, kundrejt gjithëçkaje që është deshtake. Pra, gjërat duhet të kuptohen seriozisht dhe të gjykohen mirë e drejtë. Fërkimet e të gjitha llojeve, mungesa bashkëpunuese, keqkuptimet edhe për gjëra më të thjeshta, janë dukuri bashkëshoqëruese jo normale në këtë kohë për çdo këmbim mendimesh, idesh dhe për çdo veprim aq të ndieshëm në gjithë hapësirën kosovare. Është zor të themi se mos vallë janë këto “ pasojë” e papjekurisë shpirtërore, politike e shoqërore, apo në radhë të parë i “ zvetënimit” moral të tyre, që me kërkesat e tyre të “ pathemelta” po ia rëndojnë aq shumë jetën e qytetarëve dhe shtetit që ai të rritët e zhvillohet shëndetshëm. Në këto rrethana të krijuara askujt nuk po i shkon ndërmend të lëshoj pe, të bëhet bujar, të “ sakrifikoj” , të ndihmoj në ndërtimin e institucioneve të vendit dhe të gjitha lëshimet eventuale dhe dobësitë të tejkalohen aq sa është e mundur së bashku.

Asosacionit serb nuk duhet t’i lejohet marrja e kompetencave të komunave

Lidhur me asosacionin serb tashmë Kushtetuesja ka dhënë verdiktin dhe më askush nuk mund të punoj e veproj jashtë atij vendimi. Mirëpo, me duhet të them se në atë formën cfarë ishte paraparë me marrëveshje shihej qartë se ky asosacion merrte kompetencat e komunave, që pa dyshim se është në kundërshtim të plotë me aktin më të lartë juridik të vendit. Me sa me kujtohet, në marrëveshje është thënë edhe kjo se “ Zajednica” do të formohet në frymën e Kushtetutës dhe kështu duhet të jetë dhe pikë. Po ashtu, me kujtohet edhe deklarata e ish- presidentit serb Tadiq, i cili pati thënë ndër të tjera se nuk duhet të gëzohemi aq shumë se, megjithatë, asosacioni do të formohet konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Mendoj se rreth hartimit të statutit rolin kyq do të duhej ta kishte opozita, e cila besoj se do të ishte konstruktive në këtë drejtim. Po ashtu, edhe rreth demarkacionit opozita duhet të ofroj ekspert të saj dhe të punohet bashkërisht në eliminimin e gabimeve eventuale që do të mund të jenë evidente rreth përcaktimit të kufirit me Malin e Zi.

Sa është ëmbël më qenë në pushtet?!..

Me këtë rast me duhet të përkujtoj një shembull konkret se sa i ëmbël është pushteti, se sa ëmbël është të kesh një vend udhëheqës në politik. Një ish-koleg- gazetar në vitet e tetëdhjeta  u zgjodh në një post të rëndësishëm në një komunë. Pas një kohe e takova me të dhe e pyeta: Pse u largove nga profesioni i gazetarit? Ai u përgjigjë: E nuk e di ti sa mirë ish me kanë udhëheqës. Me këtë po i kuptoj edhe liderët opozitar që ishin në pushtet e që sërish me të gjitha forcat po mundohen të kthehen aty ky iishin më parë, por edhe ata të pozitës që i kanë privilegjet e të qenit udhëheqës. Megjithatë, një gjë dihe se marrja e pushtetit bëhet vetëm me anë të votës dhe asesi në mënyra tjera.

Liderët sidomos të opozitës duhet të kenë maturi- situata mund të dalë nga kontrolli

Se si dhe në çfarë mënyre do të reagoj e veproj opozita, ajo vendos vetë. Mirëpo dhuna jo që është e pajustifikueshme, por është edhe e dënueshme. Pos kur është ndërruar sistemi në shtetet komuniste, në raste të tjera kurrë nuk është përkrahur ai që me dhunë ka marrë pushtetin.  Mirëpo, ajo që me brengos mua është fakti se duke patur parasysh protestat e deritashme dhe përfundimin e tyre të dhunshëm, druaj, druaj shumë se situata mund të përkeqësohet shumë dhe të shkaktohen trazira të paparashikueshme. Në asnjë mënyrë nuk mendoj që të kundërshtoj këtë formë më demokratike të të shprehurit të pakënaqësive  mirëpo përvoja e deritashme ka dëshmuar se ende nuk jemi të “ pjekur” që protestat të përfundojnë qetë ashtu siç i ka hije një populli të civilizuar. Në këtë frymë duhet të angazhohen edhe liderët opozitar, të cilët duhet që mospajtimet dhe kundërshtimet e tyre të shpalosin në Parlament, por edhe të kërkojnë mënyra të qarta për tejkalimin e tyre. Çdo eskalim i situatës do të jetë një barrë e rëndë për secilin lider politik, ndaj edhe kahet e aktivitetit të tyre duhet të orientohen që paqja të mbretëroj në gjithë hapësirën kosovare e të mos bëhemi  horë para opinionit sidomos atij ndërkombëtar, të cilët mund të na fajësojnë se ne nuk dimë të mbajmë e të krijojmë shtet. Maturia tash për tash është gjëja më e mirë që mund të ndodh.

Dhe krejt në fund. Një qytetar u shpreh kësisoj: me keqardhje me duhet të them se jemi të detyruar të shohim me tmerr e neveri se si njerëzit që dëshirojnë të bëhen dikushi po mundohen të shqyejnë dhe të shkelin me këmbë shoqi- shoqin vetëm e vetëm se për të gjithë nuk ka vende udhëheqëse.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch