Home » Lajme, Vendore » PARANOJA APO NDJELLJA E SË KEQES NGA SHAIP KAMBERI

PARANOJA APO NDJELLJA E SË KEQES NGA SHAIP KAMBERI

PARTIA DEMOKRATIKE – BUJANOC

Reagim ndaj artikullit “Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet në Sërbi” shkrim autorial i kryetarit aktual të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberit.

 

Kryetari aktual i komunës së Bujanocit,në përfundim të mandatit, në tekstin autorial na informon se më 6 maj 2012 në Serbi do të mbahen zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale, ku për këto të fundit, për çudi është fare i pa interesuar, ndërsa për ato parlamentaret është interesuar rrënjësisht, ndërsa për ato lokalet jetësisht. Ajo që neve më shumë na brengosi është ndjellja e “Hatasë” nga Shaip Kamberi, ose parandjenja e tij se do të ndodhë diçka shumë e keqe në këto zgjedhje lokale duke tërhequr analogji me gjendjen në Sanxhak.

 

Shaip Kamberi në këtë rast na paraqitet ose si viktimë që frigohet nga ajo që do të ndodhë duke na paralajmruar, ose shpreh agresivitet dhe dhunë ndaj atyre që mendojnë ndryshe, sidomos ndaj atyre që kan formuar “parti të reja” të cilat sjellin gjoja destabilitet, pa siguri, dhunë, frigë si dhe rrezikojnë humbjen e pushtetit, të cilin Shaip Kamberi vetëm e ka bërë duke legalizuar “Koalicionin hibrid” para dy viteve me Dr.Stojança Arsiqin & Company duke votuar tri herë radhazi kundër shqiptarëve si dhe duke u kërcnuar në një emision teliviziv brenda këtyre ditëve se nuk do të bëj koalicion me ato parti shqiptare të cilat “ofendojnë”.

 

Në rastin e parë do të kishte qenë mirë që ai të paraqiste fakte dhe dëshmi, nëse është nevoja edhe në organet kompetente të hetuesisë dhe rendit sepse “armiqësitë e hapura ndërshqiptare” siq thotë ai në të vërtetë janë gjëja më e keqe që mundet të na ndodhin në këtë moment dhe asnjë pikë gjaku shqiptari nuk meriton të derdhet. Është më e vërtetë varianta e dytë se Shaip Kamberi ka filluar të frigohet nga hija e tijë dhe ka filluar të godas majtas e djadhtas, duke njëllosur çdo gjë rreth tij. Ankthi i tij rreth retorikës përçarëse korrespondon më shumë me bishtin e djegur të dhelprës, e cila kishte menduar se u dogjë “dynjaja”.

 

Kryetar aktual në përfundim të mandatit; Simpatizuesit PD-së, PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së kanë derte tjera dhe nuk vuajnë nga paranoja apo ndjellja e së keqes, dhe ata me siguri do ta përmbyllin me sukses këtë fushatë zgjedhore në një fryme mirëbesimi dhe tolerance, sepse atyre nuk i’u është kallur bishti, pasi që në mesin e tyre ka: intelektual, punëtorë, bujqë, punëtorë të arsimit, të pa punë e shumë të tjerë të cilët në mes tyre kanë miqësi, farefisni, shoqëri në mes tyre dhe nuk e qajnë hallin për “bishtin tuaj te djegur”, sepse dynjaja edhe më tej egziston.

 

Prandaj z. Shaip Kamberi nëse kjo ndjellje e se keqes bëhet realitet siq po trumpetoni dhe paralajmroni çdokund që po ju jipet rasti në mediumet shqiptare dhe serbe, të shkruara dhe ato elektronike, përgjegjësia do të bie mbi ju sepse ju jeni ai që paralajmroni gjëra që askush tjeter nuk është duke i parë.

Kryesia e Partis Demokratike

Bujanoc: 09. 04. 2012

5 Responses

  1. FUKA thotë:

    Bravooo bee, Ju lumttt see ju jiniii dishkaa , ,,Hallall ju kofttt . veq te para .se fitorjaa oshte e juaja.

  2. Gazetari thotë:

    Kryesisht ata të cilët i paralajmërojn problemet ata edhe vet i bojn dhe shpifin problemet, e në këtë rast Shaip Kamberi dhe pvd.ja e tijë po e pregadisin skenarin me qëllim që veten ta paraqesin sikur viktim. Arsyeja e parë është se janë duke e vërejtur që nuk po i pret rezultat i kënaqshëm në zgjedhjet e 6 Majit dhe dukshëm ju ka humbur përkrahja e votuesve Shqiptar, dhe arsyeja e dytë është që Shaip Kamberi është profesionist për ta lujatur rrolin e viktimës dhe po shpreson se ky veprim do tjua rris përkrahjen e elektoratit, por kot e ka sepse këta të Partisë Demokratike janë shumë sy cel dhe nuk do të ja mundësojn e as lejojn atë lluks. PD shum mirë ja paskeni bër me kët reagim, po shifet kjart se jeni shum mirë të organizuar dhe azgjë nuk e leni të rastit, ju lumt, unë Gazetari jam me ju dhe e keni përkrahjen time edhe pse tashti edhe publikisht po dihet se jam me ju. JU LUMT…

  3. besimtari thotë:

    Eselamu alejkum
    Leni more tjerët rehat, merruni me punët e juaja, mos ja futni nga korneri n’goll.

    Ue selam

  4. albani thotë:

    Une nuk jam me shaip kamberin por po du me pyt dicka dicka nagip arifin edhe simpatizuesit e vet.

    1. A eshte nagip arifi ai qe i perkrahi zgjedhjet parlamentare 2007?
    2. A eshte nagip arifi ai qe gjat kohes luftes ucpmb-se bashk me nexhatin e llucanit si profiterat ma te mdhaj?
    3. Le te kallxoje per lidhjet e tij te biznesit me mitrovicen para, gjate dhe pas luftes?
    4. Kur i beri djemt synet ke e pati ftu ne ahengun e vet, a mos ishte ish ministri i mbrojtjes serbe e tash minister i shendetsis apo le te tregoje ke e kan kumbar djemt e vet?
    5. Kur e vrane Agim Qosen me ke hengri dark – a ishte novica qe ia vrau djalin e mixhes e ky hengri darke?
    6. le te kallxoje nagip arifi cka ka bo gjate mandatit te vet si kryetar perveq qe ne 2002 bashk me sevdail hysenin e nenshkroi me coviqin luften kunder terrorizmit – kur filluan arrestimet e ish pjestareve te ucpmb-se?

    ka shume pytje po ju analizone mire se sa eshte me i mire se shaipi ky nagipi?

  5. besimtari thotë:

    Eselamu alejkum Alban
    Po shum e paske ngushtu bre aman Gipën !
    Vështirë se i përgjigjet pytjeve tuaja, por të shpresojmë se do përgjigjet. KLM

    Ue selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch