Home » Lajme » Parashikim: Barcelona – Porto

Parashikim: Barcelona – Porto

Dita: 26 Gusht, 2011
Ora: 20:45
Vendi: Stade Louis II – Monaco

Fituesi i Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, Barcelona pret fituesin e Europa League, Porton për të zhvilluar takimin e Super Kupës Europiane.

Ndoshta nuk kemi nevojë për ta përmendur favoritin e këtij takimi pasi Barcelona është ajo që duhet quar favorite, sidoqoftë klubi portugez ka një ekip shumë të fortë dhe të rrezikshëm. Pique së bashku me Puyol do të mungojnë në këtë takim pasi janë të lënduar.Barcelona hyn në këtë takim vetëm për fitore për të shtuar edhe nëj trofe në vitrinën e saj të trofeve, ndërsa të njëjtën gjë e kërkon edhe Porto.

Porto ka humbur lojtarin më të mirë të saj, Radamel Falcaon i cili u transferua te Atletico Madridit, sidoqoftë kësaj Hulk është aty i cili gjithashtu në sezonin e fundit ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës portugeze.

Barcelona vjen në këtë takim pasi ka mposhtur Manchester United në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1 ndërsa Porto pasi mposhti Bragën në finale të Europa League me rezultat 1-0.Formacionet e mundshme

Barcelona (4-3-3):Valdes – Alves, Mascherano, Abidal, Adriano – Busquets, Xavi, Fabregas – Pedro, Messi Villa

Porto (4-3-3): Helton – Fucile, Otamendi, Rolando, Sapunaru – Souza, Guarin, Moutinho – Hulk, Kleber, Varela

Lojtarët e rrezikshëm

Barcelona (Messi) – Çdo fjalë që thuhet për këtë lojtar tashmë është e tepërt pasi të gjithë i njohim aftësitë e tij dhe çfarë është në gjendje të bëj ai.

Nuk e preku asnjëherë topin në ndeshjen kundër Realit por me një prekje dhe një asist fantastik dhe më pas shënoi dy gola… Jashtëtokësor i vërtetë

Porto (Hulk)– Së bashku me Falcaon përbërnin një dyshe drithëruese që ishte vrasëse për çdo kundërshtar. Tashmë Hulk ka mbetur pa Falcaon, por pavarësisht kësaj ai është shumë i rrezikshëm dhe mbrojtësin e Barcelona duhet të kenë kujdes me të.

Parashikim: Barcelona 3-1 Porto

I have found that when students are empowered www.essaysheaven.com/ to create educational content, within certain parameters and appropriate content incorporation, their creative minds manufacture products that are much more meaningful than a score on a standardized test

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch