Home » Lajme » Parashikim: Barcelona – Real Madrid

Parashikim: Barcelona – Real Madrid

Hasan Hasani

Dita: 17 Gusht, 2011
Ora: 23:00
Vendi: Camp Nou – Barcelona
Gjyqtar: David Fernandez Borbalan

Pas një ndeshje dramatike e cila përfundoi me rezultat 2-2, LajmeSport.com ka vendosur që të bëj edhe një parashikim për ndeshjen e dytë e cila këtë herë zhvillohet në Camp Nou.

Ndeshja e parë ishte me të vërtetë dramatike pasi kemi parë katër gola por në fund të saj nuk pamë asnjë fitues. Reali e dominoi në tërësi atë takim duke pasur shumë raste të mira për shënim sidomos në pjesën e parë aty ku Barcelona nuk ka mundur të zhvillojë lojën e saj edhe pothuajse gjatë gjithë pjesës është parë në presion nga lojtarët e Real Madridit të cilët ishin të palodhshëm në atë takim.

Barcelona në pjesën e parë nga dy raste shënoi dy gola ndërsa Reali nga më shumë raste që kishte arriti të shënoj vetëm një gol dhe kjo tregon se Barcelona është ende më stabile dhe më konkretizuese në raste për shënim.

E gjithë kjo përmbledhje ishte sa i përket ndeshjes të zhvilluar në Santiago Bernabeu por ndeshja kthyese e cila zhvillohet nesër do të luhet në Camp Nou aty ku Barcelona është pothuajse e pamposhtshme.

Për shkak të dimensioneve më të mëdha që ka ajo fusha Barcelona është superiore ku me anë të pasimeve të gjata që bëjnë lojtarët si Xavi dhe Iniesta ata janë shkatërruese për çdo kundërshtar.

Pikërisht në këtë stadium Mourinho pësoi humbjen më të rëndë dhe më të madhe në karierën e tij, pra kur u mposht nga Barcelona me rezultat 5-0 në ndeshjen që ndryshe njihet si ‘La Manita’.

Sidoqoftë pas asaj ndeshje Reali u takua edhe një herë me Barcelonën pikërisht në Camp Nou por këtë herë sa i përket gjysmë-finales së Ligës së Kampionëve ku tregoi një maturi dhe një stabilitet më të madh edhe pse u eliminua nga kjo fazë pasi humbi ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-0.

Ta lëmë historinë anash dhe të fokusohemi në ndeshjen e nesërme e cila është vendimtare sa i përket fituesit të Superkupës pasi rezultati nga ndeshja e parë është shumë i paqartë.

Barcelona në ndeshjen e nesërme mund të paraqitet me një lojtar të ri i cili është Cesc Fabregas. Ai është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe së bashku me Xavin dhe Iniestan padyshim që Barcelona ka mesfushën më të mirë në botë e cila nuk do të thyhet për disa vite.

Pritet që Fabregas të jetë startues në ndeshjen e nesërme ndërsa edhe lojtar i ri Sanchez tregoi një formë fantastike në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu.

A e dini se?

– Barcelona ka fituar dy ndeshjet e fundit në Superkupë në Camp Nou kundër Realit.

– Fabregas mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e Barcelona që pas transferimit të tij nga Arsenali.

– Barcelona mund të fitoj këtë trofe për herë të dhjetë në historinë e saj.

– Nëse fiton Reali atëherë do të barazohej me Barcën sa i përket titujve, pra nga nëntë për secilën skuadër.

– Reali është klubi i fundit që nuk ka arritur të fitoj ndeshjen e parë ndërsa në ndeshjen e dytë e fitoi titullin. Kjo ndodhi në vitin 2008 kundër Valencias.

– Mesut Ozil është gjermani i parë i cili ka shënuar në Superkupën spanjolle.

– Nëse ndeshja përfundon 2-2 atëherë do të jetë hera e parë që Superkupa shkon në vazhdime.

Formacionet e mundshme

Barcelona (4-1-2-3): Valdes – Alves, Pique, Mascherano, Abidal – Fabregas, Xavi, Iniesta – Sanchez, Messi Villa

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas – Ramos, Pepe, Carvalho, Marcelo – Alonso, Khedira – Coentrao, Ozil, Ronaldo – Benzema

PARASHIKIM: BARCELONA 3-2 REAL MADRID (Ky është thjeshtë mendimi ynë, pasi ne presim që Real Madridi që nga fillimi i ndeshjes ta sulmojë Barcelonën dhe për shkak të kësaj Los Blancos mund të pranojnë shumë gola pasi duke parë sulmin dhe mesfushën e Barcelonës e cila është superiore… Sidoqoftë El Classico është ndeshja më e paparashikueshme në planet dhe detajet mund ta vendosin këtë takim.)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch