Home » Lajme » Parashikim: Real Madrid – Barcelona (Trailer)

Parashikim: Real Madrid – Barcelona (Trailer)

Dita: 14 Gusht, 2011, E diel
Ora: 22:00
Vendi: Estadio Santiago Bernabeu – Madrid

El Classico i parë i sezonit të ri 2011-12 do të zhvillohet në Santiago Bernabeu sa i përket Superkupës së Spanjë.
Real Madridi në këtë takim nuk do të kërkoj asgjë tjetër përpos hakmarrjes kundër Barcelonës e cila e eliminoi Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu ia shkaktoi humbjen të paharruar në Camp Nou me rezultat 5-0.Barcelonën në anën tjetër nuk kërkon asgjë këtu përpos fitores dhe të vazhdoj traditën e saj duke fituar tituj dhe duke mos gjetur ndonjë kundërshtar të denjë për ta mposhtur atë.Sidoqoftë, Real Madridi ka treguar një formë impresive në ndeshjet parsezonale duke i fituar të gjitha ato dhe të gjithë lojtarët e Los Blancos ishin në formë të lartë duke përfshirë këtu rikthimin në formë të Benzemas dhe Kaka.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Barcelonën e cila nuk kishte formë të mirë në ndeshjet parasezonale. Ende nuk dihet paraqitja e Leo Messit në këtë takim.Reali me lojën e vrazhdë do të mundohet që të ndalë Barcelonën e cila me lojën Tiki-Taka është duke mposhtur çdo klub që i del përpara.Pritet shumë nga transferi i ri i Barcelonës, Alexis Sanchez i cili mund të mos startoj në këtë takim.

A e dini se?
– Real Madridi ka fituar tetë Superkupa, një më pak se rivali i tyre, Barcelona.

– Los Blancos kanë humbur në Bernabeu në Superkupë në vitin 2007 kundër Sevillas.

– Reali në 2008 mposhti Valencian në finale.

– Skuadra e Mourinhos gjatë përgatitjeve parasezonale ka shënuar 27 gola në vetëm shtatë ndeshje

– Barcelona ka shënuar dy fitore në pesë El Classico në sezonin e fundit.

-Barcelona për momentin është klubi i fundit që ka fituar Superkupën duke mposhtu Sevillan sezonin e fundit me rezultat të përgjithshëm nga dy takime, 5-3.

– Barcelona është mposhtu katër herë në katër takime me Realin në Superkupë

Përballjet kok më kok

Maj 3, 2011 Barcelona 1 – 1 Real Madrid
Prill 27, 2011 Real Madrid 0 – 2 Barcelona
Prill 20, 2011 Barcelona 0 – 1 Real Madrid
Prill 16, 2011 Real Madrid 1 – 1 Barcelona
Nëntor 29, 2010 Barcelona 5 – 0 Real Madrid

Forma në pesë ndeshjet e fundit te Real Madridit

Korik 30, 2011 Leicester 1 – 2 Real Madrid
Korik 27, 2011 Hertha BSC 1 – 3 Real Madrid
Korik 24, 2011 Philadelphia Union 1 – 2 Real Madrid
Korik 21, 2011 Chivas Guadalajara 0 – 3 Real Madrid
Korik 17, 2011 Los Angeles Galaxy 1 – 4 Real Madrid

Forma në pesë ndeshjet e fundit e Barcelonës

Gusht 6, 2011 Barcelona 2 – 0 America
Gusht 4, 2011 Barcelona 1 – 4 Chivas Guadalajara
Korik 31, 2011 Barcelona 1 – 2 Man Utd.
Korik 27, 2011 Barcelona 2 – 0 Bayern Munich
Korik 26, 2011 Barcelona 2 – 2 Internacional

Formacionet e mundshme

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas – Arbeloa, Pepe, Carvalho, Marcelo – Alonso, Khedira – Ozil, Di Maria, Ronaldo – Benzema

Barcelona (4-1-2-3): Valdes – Alves, Pique, Puyol, Abidal – Mascherano – Xavi, Iniesta – Pedro, Messi Villa

Parashikim: Real Madrid 3-1 Barcelona

Çfarë mendoni ju? Si do të përfundoj ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…

Hasan Hasani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch