Home » Opinione » PARKU I FERRlT

PARKU I FERRlT

Nehat Hyseni2014-1Shkruan Nehat Hyseni

Pas heqjes së barrikadës prej dhe nga Ura mbi Ibër në Mitrovicë, që u bë me ndërmjetësimin e Sali Devollit nga Peja, në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe serbët lokalë, Qeveria e Serbisë me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, urdhëroi të bllokohet sërish Ura. Por, kësaj radhe jo me dhe, por me betonim të saj! Dhe për të qenë ironia më e madhe, atë betonim që bllokon tërësisht qarkullimin e njerëzve dhe makinave, e quajtën “Park i Paqes”!
Se çfarë paqe ruan ky betonim makabër, atë vetëm Qeveria serbe dhe elstremistët serbë të Kosovës e dijnë.
Serbia gjithëmonë ka shfrytëzuar dhe përdorur një fjalor pezhorativ, sidomos kur është fjala për raportin e saj ndaj shqiptarve dhe përgjithësisht me performansën shtetërore ndaj tyre. Me një fjalor të tillë politik, me decenie, që nga viti 1878, kur ushtria serbe e “spastroi” Serbinë nga elementi turk (lexo: shqiptar) nga një
territor më i madh se Kosova e sotme, e sidomos pas vitit 1912, kur edhe Kosova dhe Lugina e Preshevës u pushtuan nga Serbia, gjithënjë janë arsyetuar para Europës se po bëjnë shërbim ndaj demokracisë dhe civilizimit, duke i ndëshkuar shqiptarët e “pacivilizuar”.

Prandaj edhe Serbia jnuk ndëshkohej nga Europa. Përkundrazi, ajo mbështetej e ndihmohej në këtë drejtim.
Duke i quajtur shqiptarët si “turqë”, meqë i përkisnin fesë islame, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, në vitin 1938 kishte nënshkruar Marrëveshje me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarve në Turqi, me një dinamikë të precizuar vjetore të realizmit të saj.
Por, meqë plasi Lufta e Dytë Botërore, për fatin tonë, ky Plan mbeti i parealizuar.
Mirëpo, kjo Marrëveshje me Turqinë u përsërit edhe nga J. B.Tito dhe filloi të realizohej me një dinamikë të shpejtë, e shoqëruar edhe me masat represive të tmerrëshme antishqiptare të viteve 50-ta dhe 60-ta të shekullit XX, nga Ministria e Punëve të Brendëshme në krye me Aleksandar Rankoviqin.

Represaliet e padurueshme shtetërore në Aksionin për kinse mbledhjen e armëve, shoqërohej edhe me trysninë për t’u deklaruar shqiptarët si turqë.
Pra, Serbia gjente mënyra që t’i demonizonte shqiptarët dhe pastaj vërsulej pamëshirshëm për t’i ndëshkuar e asgjësuar ata.

Avazi i tillë u vazhdua edhe në periudhën pas demostratave të vitit 1981, kur e tërë Jugosllavia e atëherëshme, e ndërsyer dhe e nxitur nga Serbia, u vërsul mbi “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptarë”, duke e shtrembëruar karakterin social të shprehjes së pakënaqësive të shqiptarve dhe Kosovës, e cila eksploatohej
pamëshirshëm nga Beogradi, kurse shqiptarët jetonin në skamje ekstreme, papunësi e mjerim.

Atëherë u shpikë termi më absurd dhe makabër i “presionit të shqiptarve mbi serbët dhe malazezët” në Kosovë, për t’ia hapur rrugën organeve represive shtetërore për persekutimin e pamëshirshëm të shqiptarve.

Mjerisht, në këtë luftë antishqiptare, Serbia dhe Jugosllavia e atëherëshme hasi në përkrahje dhe bashkëpunim edhe në pjesën më të madhe të kuadrove udhëheqëse të shqiptarve.
Në një situatë të tillë, Serbia, e mbështetur edhe nga republikat tjera të Jugosllavisë, arrinte ta bindëte Europën dhe Botën për metodat “demokratike” të represionit të paparë dhe persekutimit të paskrupulltë të shqiptarve.
Natyrisht, edhe tani Serbia po përpiqet që t’ia shesë Europës dhe botës demokratike një rrenë makabre, se mbyllja anticivilizuese dhe bllokimi i rrugëve me mure betoni të quhet “Park i Paqes”!
Një gjë e tillë e çmendurisë së tmerrëshme shtetërore mund të ndodhë vetëm në Serbi dhe askund tjetër në botën demokratike.
Poqese na qenkan “Parqet mbi ura” të mira, atëherê Serbia duhet t’i ndërtoj ato mbi urat e veta në Beograd, si psh. mbi Urën “Gazella”, “Brankov most”, etj. ku ka shumë më tepër vend dhe hapsirë për ta zhvilluar “idenë” e saj Serbia mbi “Parqet e Paqes”, e kurrësesi jo t’a bllokoj qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallërave në Kosovë!
Prandaj edhe deputetja e Parlamentit Europian, z. Tanja Fajon ia bënë të qartë Serbisë se lojrat e tilla antidemokratike e anticivilizuese të Serbisë nuk mund t’i shiten më Europës me emrat mashtrues si “parqe të paqes”, etj.
Me këto veprime Serbia ia vështirëson dhe mbyllë vetes rrugën dhe perspektivën europiane. Andaj, ajo duhet denoncuar dhe paditur nga Republika e Kosovës në Këshillin e Sigurimit për veprimet e tilla anticivilizuese, si puna e “Parkut të Paqes” mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si dhe për pengesat e tjera që po i bënë në Kosovë për ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë, paqes dhe mirëqenies për të
gjithë.
Ndërkaq, mbetet enigmatike performansa e munguar e Qeverisë aktuale të Kosovës, e cila, sa duket, ēshtë plotësisht jashtë rrjedhave aktuale dhe obligimeve kushtetuese të saj reth problemit të Mitrovicës dhe barrikadës mbi Ibër, si dhe betonimit të saj me të ashtuquajturin “Park i Paqes”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch