Home » Lajme, Ndërkombëtare » Parlamenti Evropian e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Gjashtëmbëdhjetë deputetë kundërshtuan dhe një abstenoi.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE-së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së në muajin maj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch