Home » Lajme, Politikë, Vendore » Parlamenti i Kosovës voton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Parlamenti i Kosovës voton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar një rezolutë për rezolutën e gjenocidit serb të kryer gjatë luftës në Kosovë.

Rezoluta u votua me votat e 79 deputetëve.

Po ashtu Kuvendi votoi me 77 vota  edhe për rezolutën për krijimin e këndin së kurajës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon krimet e shtetit serb në Kosovë.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Kadri-Veseli.jpg

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Serbia ka kryer gjenocid dhe dhunime në Kosovë – AKI të vërtetojë çdo lajthitje të mundshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në vazhdim të seancës së sotme për fotografinë e publikuar sot nga Flora Brovina e cila më pas u dyshua dhe mund të ketë qenë e lajthitur, sikurse edhe deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje e cila më pas tha se familja e gruas së dhunuar e ka kontaktuar dhe ka kërkuar heqjen e fotografisë nga mediat.

Kryeparlamentari Veseli u bëri thirrje deputetëve që mos të bien të gjithë në lajthitje të ndonjë lufte speciale, por të qëbndrojnë të fokusuar tek iniciativa për foprimimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe, pasi siç tha ai, të gjithë e dinë se Serbia ka kryer vrasje, masakra dhe dhunime në Kosovë.

Ai u shpreh me këmbëngulje që iniciativa e tij do të shkojë deri në fund dhe kriminelët serbë do të dalin para drejtësisë.

“Diçka çka duhet të jetë shumë e qartë, çfarë do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend nuk merr përgjegjësi, ajo që është kryesore, distancim dhe dënim deri në fund ka vetëm për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe nuk duhet me leju, pavarësisht qëllimit që është, me ikë nga primati i idesë për tu dënuar gjenocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, do të ishte mënyrë disfatiste dhe bash një dëshirë se nëse ka dikund një bombë të tillë të një lufte speciale me e hudhë këtu. Unë tash nuk jam në gjendje as të konstatoj e as të flas për diçka që kam qenë i painformuar dhe me supozu të vërtetën apo të pavërtetën. Por diçka ka të vërtetë dhe kjo na mbanë të gjithëve të gjallë dhe të fortë që jo menjëherë me kthy shpinën. Serbia ka kryer gjenocid. Serbia ka kryer dhunime. Serbia ka kryer vrasje. Dihen kush i ka kryer”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit deklaroi në seancë se nëse ka ndodhur ndonjë manipulim i deputeteve nga ndokush, atëherë kjo do të vërtetohet shumë lehtë nga organet përgjegjesë të sigurisë.

“Do të dalin me dhjetëra e qindra dëshmi pas sotit, edhe në këtë seancë edhe jashtë seancës, me dokumente të faktuara se ka kryer dhunime Serbia. Nuk është një, janë me dhjetëra,djetëra. Po ju japë fjalën se doo të kërkojë dhe do t’ua sjell këtu në seancë. Me ruajt privatësinë, por me emra e mbiemra të cilërt janë të Serbisë. Kjo është ajo që është kryesore: Gjenocidi serb, krimet serbe, dhunimet serbe kanë ndodhur. A është ajo fotografi a nuk është, ekspertizë asnjë këtu çka jemi edhe pesë vjet nuk mund t’i bëjmë. Është AKI që duhet të shikojë. Dy deputetet të cilat kanë folur, ndijë keqardhje shumë të madhe në rastin e të dyjave. Dyjat janë të lënduara shumë dhe nuk është mirë që të jenë objekt i diskutimit në këtë seancë”.

Është kontestuar fotografia e publikuar sot nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, për krimet e Serbisë në Kosovë. Kurse Brovina ka insistuar se fotografia është nga lufta në Kosovë.   

“Fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK’së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut”, ka shkruar Express.

Por Brovina është shprehur ndryshe. “E vërteta është ajo që e thash në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Brovina.

Deputetja ka mohuar se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, sic është raportuar mbrëmjen e sotme, dhe thotë se ajo e di ku ka ndodhur në Kosovë.

“Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjerër serb”, ka thënë ajo. 

Ajo ka pohuar se e njeh viktimën prej kohësh.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid dhe dhunime në Kosovë, kurse është AKI që të vërtetojë çdo lajthitje të mundshme.

“Është AKI që duhet të shikojë”, ka theksuar Veseli. 

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, kishte thënë se ka marrë kërkesë nga familja e gruas që shihet në fotografi, që fotografia të mos publikohet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch