Home » Kulturë » Parodi sipas poezisë së Fan Nolit “Te ura, te ura”

Parodi sipas poezisë së Fan Nolit “Te ura, te ura”

Parodi

TE URA

 O BURRA !

 

 

Vraponi, o burra
Me armë, me topa, me thikë e shpata
Se doli kuçedra e errët nga nata
Se ngriti bajrakun e lyer me gjak
U sul prej Kosovës, n’Luginë me vrap

 

Kuçedër e Serbisë
Hienë e urisë
E rrahur nga gjermani, amerikani, bullgari
Do gjak të thith dhe vjen te shqiptari
Si gjarpër zvarritet, i sillet përqark
Me dinin në gojë, me helmin në bark

 

Kuçedrën e vrarë
E hasi më parë
Qemajli në Vlorë, kur vinte prej detit
Me katërqind krahë, lubi e Dovletit
E zuri për gryke, e shtriu përdhe
Nga thonjtë i rrëmbeu të mjerin Atdhe

 

Pastaj së dyti
Në Kosovë e mbyti
Dhe kokën ia shtypi me top nga Pashtriku,
Kur doli Ademi me gjoks prej kreshniku,
Nga forca në pluhër, nga bregu në det,
Me grusht prej rrufeje, që ngrinë e që tret

 

Kuçedra e thyer,
Në turp e përlyer
Ikën nga Kosova me vrap në Luginë

Në Grykë të Konçulit, sheh lemerinë

I del Shefqeti në ballë me ushtri

E shkel në kokë si gjarprin e zi

 

Nga Ura, nga Ura
Po ikni, o burra
Ju ikni, po hije e Lirisë s’ikën
Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën
Se Urën e ruan, se Urën e mbron
Stuhia – Shqiponjë, me sqep e me thonj

 

Te ura, te Ura
Vajtoni, o burra
Komandant Lleshin, që ju vet’ e vratë
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe

 

 

( Parodi sipas poezisë së Fan Nolit “Te ura, te ura”­)

 Nga Malë Karadaku

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch