Home » Lajme, PD, Vendore » Partia Demkoratike kërkon që drejtësia të triumfojë edhe më tejë

Partia Demkoratike kërkon që drejtësia të triumfojë edhe më tejë

Partia Demokratike e ka mirëpritur lajmin për lirimin e pesë të burgosurve shqiptarë, ish pjestarë të UÇPMB-së, dhe kërkonë që sa më parë të triumfojë drejtësia edhe për tre të burgosurit e tjerë, që sa më parë të kthehen pranë familjeve të tyre.

PD, është e bindur se drejtësia është mbi të gjitha, dhe pafajësia do të vazhdojë të triumfojë, që ti tregojmë faktorit ndërkombëtarë dhe atij vendorë se në Luginë të Preshevës nuk ka terroristë, ashtu siç na konsideron Beogradi.

Akuzat e pabaza të Prokurorisë serbe edhe njëherë po dështojnë, dhe kjo edhe më shumë e forconë autoritetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se jemi në trojet tona.

Partia Demokratike edhe njëherë kërkonë lirimin sa më të shpejtë të tre shqiptarëve të Bujanocit, por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë që për akuza të terrorizimit gjenden në burgjet serbe.

 

 

Shërbimi për informim i PD-së:

Bujanoc:    30.05.2012

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch