Home » Lajme » PARTIA DEMOKRATIKE FORMON KOMISIONET PËR ZHVILLIMIN E 7 FUSHAVE TË NDRYSHME

PARTIA DEMOKRATIKE FORMON KOMISIONET PËR ZHVILLIMIN E 7 FUSHAVE TË NDRYSHME

Bujanoc, 29 dhjetorë

Kryesia e Partisë Demokratike në një mbledhje të përbashkët me Këshillin Qëndrorë të mbajtur sot, shqyrtoi propozimin e Forumit Rinorë për formimin e komisioneve të ekspertëve në fusha të ndryshme.

Ditë më parë Forumi Rinorë i PD-së i ka propozuar kryesisë që në kuadër të Partisë të formojë komisione ekspertësh të cilët do të merren me zhvillimin dhe avansimin e fushave të ndryshme në të mirë të popullatës të komunës së Bujanocit.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkesë në mbledhjen e mbajtur të enjtën më 29 dhjetorë, të kryesuar nga kryetari i PD-së Mr. Nagip Arifi, kryesia vendosi që ti formojë 7 komisione të përbërë nga 67 anëtarë, gjegjësisht ekspertë në fusha të ndryshme.

Pas propozimeve të dhëna, u vendosë që:

Komisioni për zhvillim të ekonomisë dhe zhvillim të infrastrukturës të përbëhet prej 9 anëtarëve, gjegjësisht afarist të komunës së Buajnocit, koordinatorë i këtij komisioni u zgjodh Nexhat Behluli, Afarist.

Komisioni për Arsim, gjithashtu numëron 9 anëtarë, gjegjësisht profësorë të lamive të ndryshme, koordinatorë i këtij komisioni u zgjodh Hajredin Hyda, Profesor i gjuhës dhe letërsisë.

Në kuadër të komisioneve u zgjodhën edhe 7 juristë të cilët do ta përbëjnë komisionin për akte normative, ankesa dhe parashtresa, koordinatorë i këtij komisioni u zgjodh Ismet Ameti, Jurist.

Edhe komisioni për qështje sociale, do të numërojë 7 anëtarë, gjegjësisht persona me përvojë në këtë lëmi, koordinatorë i këtij komisioni u emrua Arbër Pajaziti, profesor, punonjës në Entin shëndetësorë.

Në komisionin për shëndetësi janë përzgjedhur 9 anëtarë, kryesisht mjekë dhe personel shëndetësorë, koordinatorë i këtij komisioni është emruar Dr. Bajram Hasani.

Ndërkaq komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport do të numërojë gjithsejë 19 anëtarë, kryesisht persona me përvojë në këto tri fusha, koordinatorë i këtij komisioni u emruar Naim Salihu, Profesor njëherit aktivist me përvojë në fushën e kulturës.

Komisioni për zhvillim të bujqësisë dhe mbrojtjes së ambientit u formuar nga ekspertë me përvojë të kësaj lamie, në krye me koordinatorë Basri Memeti agronom i diplomuar, komision ky që numëron 7 anëtarë.

Pas formimit të këtyre komisioneve, kryetari i PD-së Mr. Nagip Arifi, potencoi se “këto komisione janë formuar për ti shërbyer popullatës dhe do të mundohen që në qdo kohë popullatës ti ofrojnë shërbimin e duhur në këto fushat”

Partia Demokratike, me rastin e ndërrimit të moteve dhe me një koktej rasti, sot në mënyrë solemne priti mërgatën shqiptare të cilët jetojnë dhe veprojnë përkohësisht në botën perëndimore.

Me këtë rast bashkëatdhetarët janë njoftuar përsëafërmi me subjektin më të ri politik në Luginë të Preshevës dhe me programin e sajë.

 

M Ahmeti

3 Responses

  1. Arnold thotë:

    z.Zef qe bindesh per Koplik qe ka vetem DY Kandidat shko te vsteibi Koplkinfo Aty ke informacion per cdo gja sa i perket fushates ne Koplik ,por dhe nje historik te shkurter per Koplikun te shkruar me mjaft kompetence nga z.Ndua Bacaj ! Juve mesa duket shihni andrra dhe pastaj i shkruani si te verteta ! Keshtu me kujton monologjet por dhe dialogun e Don Kishotit me shqytarin e tij Sancon qe ne cdo rast si ne monolog ashtu dhe ne dilog ky fantazonte ndryshe nga c’ far shihte dhe ju ndodhte ,tregonte duke ju shprehur Shqytarit se ishin magji keto qe pesuam ..!!! Fantazia juaj shkon larg ne vete emnime e sajime te Grup-vezhgueseve para zgjedhore e tjera nese do ti kishe ne suazen e humorit te nje skeci apo tregimi te shkurte komik pranohet sepse kem nevoje per te qesh pak ,por ju kambengulni sikur me te vertete kini kryer nje fare misioni se ishi ne Tirane dhe takuat kusherinjet e dyfishte e mire bate qe i takuat se duhet pranuar kini shkuar aq mir si vllazen e shkuar vllazeneve ! Keto te tjerat qe ke tierr jane prradha z.Zef e vec Prradha sepse asnje mision nuk kishe dhe as kreve ! Po jeni takuar me te aferm miq ,shok e dashamir Tuajt dhe te familjes e sigurisht kini folur edhe per fushaten zgjedhore ,por kjo s’dote thote se Juve me ekipin imagjinar qe kryesoje ne emen te Sofres Kurbetit ti kini ra kryq e terthuar Shtetit me sondazhe Miletit se si e qysh asht pregatit terreni dhe sa po zbatohen kodi elektoral dhe ligjet ne fuqi e tjera qe garntojne mbarevjatjen e procesit zgjedhor e te tjera e te tjera qe kane si mision ekipet e verteta vezhguese e jo nje udhtim si i joti afatshkurte i diktuar ne kohe dhe levizje nga buxheti qe duhet pranuar ne kohe krize ne keto vjet edhe ata me pak biznes e shume punetor nuk kane pasa aqe shume pune me lyer me boje T e pershendes z.Zef shkruaj se na ban me qesh e sidomos me vetegradimet qe i ban vetit si dikur Osman Gazepi ne kohen e Mbretit por me ne ndryshim se Osmani sapo shkonte ne Tirane te Sovrani (Mbreti) Ky me nje dekret ja bante me shendet dhe me dy fjale gojore ! Osman ! Mretnia paska pune shume Ti bane ate qe harrova Un ! Gradat me shendet dhe te shenndritet fati, por mos harro e duku nga nje her edhe ka Berati e te pakten dy here ne vjete edhe ketu nga Pallati .Klm kyt te diel por sot nese shkruan shkruaj me kambe ne toke e mos fluturo aqe nalt nga qielli se po te dieg dielli .!!

  2. Alief thotë:

    Tashe se voni jame nje lexues i ketij vejtabsi duhet pohuar se ka atraktivitet dhe larmi ne prurje pak nga te gjitha ,por disi ta bajne te merzitshem dy ish ushtarak me diferenca ne Grada njari ish Oficer Policie e tjetri ish N/Oficer Ushtrije me brockullat e pafund qe prodhojne e publikojne ne kyt reviste elektronike por nejse kjo asht liria e fjales ,por kjo s’dote thote keqperdorim i saj sidomos N/koloneli e tepron ! Me materjalet qe kini prure per fushaten elektorale e pasacerisht ne Malsi te Madhe por dhe ma gjane kini ba shume mire ! Shpreh ate qe ndieva kur u informova nga te njohun te mij per perezgjiedhjen e mir te Kandidateve nga e djathta kudo por ne menyr te vecant per Malsin e Madhe e sidomos ne Klemend ja kishin qelluar ne Kandidimin e nje personi qe ne komplekes asht nje figure qe duhet mbeshtet pa ngurim sepse perfaqeson ate ma te miren e mundshme ne kyt stad per Klemendin ! Kjo ashte ma e mira qe mund te bante koalicioni Aleanca per Qytetarin ne rastin konkret PD ne Malsi dhe bile duhet falenderuar Ing. Gjeto Dukaj njari prej nismetarve te levizjes demokratike qe pa ngurim ka pranuar te kandidoj per ti sherbyre Komunitetit te Kelmendit ku u lind dhe u rrit e qe me perkushtim cfaqet i gatshem me tane arsenalin e tij qe disponon tu vihet ne sherbim bashkevendaseve si njeri i suksesit dhe progresit qe dota justifikoje mbeshtetjen e Kelmendaseve me mbajtjen e premtimeve qe ai ka dhane sepse Ing.Gjeto Dukaj ne cdo hap te jetes se tij asht shquar nga korrektesa dhe hapat e matur e asnje her te gabuar gjithnje i vlersuar pozitivisht nga te gjith ata qe paten dhe kishin rastin te punonin me Ing. Gjeton ! Ata qe ne nje menyre apo tjeter nuk duan ta pranojne kyt te vertete jane vecse spekullante per te ba tym me te paverteta e asgja tjeter ma shume ! Presim qe data 8 Maj ne krye te Komunes Kelemnd te siedhin Ing. Gjeto Dukaj njeriun e duhur dhe te merituar per kyt detyre ne sherbim te Klemendit dhe Klemendasve qe e meritojn nje figure kaq te mir , me Ing .Gjeton Kryetar dot njohin ndryshime te medha ! Prandaj shperhi besimin se Kelemendasit do ti thone po dhe po Ing .Gjetos per nje mandat 4 vjecar ..

  3. Senia thotë:

    z Edi ! Kaci e kishte bere hak liiagmrn jo nga grupi parlamentar por nga PS kohe me pare ,kur me formulen e tij shkencore tinezizht ne bashkepunim me ata qe po e mbrojne projektuan humjen e PS ne kurris te popullit te shumevuajtur shqiptar qe edhe pse voton majtas qeveriset nga klikat kuislinge qe dhe plerat e botes duhet te sjellin ne shqiperi. Sa te pa turp dhe sa te pa moralshem !Nuk di te gjej fjale qe i permban fjalori etik i gjuhes shqipe per keta lloj udheheqesish e pseudoudheheqesish qe mandatet e PS i kane pasuruar aq shume sa qe, kjo pasuri dita dites ,u ka marre dhe mendjet e tyre te ndritura prej shkencetaresh dhe jane kthyer pa e kuptuar dhe vete ata ne tellalle te atij kryeministri qe sa here qe flet ngjall urrejtje per shtetasit e tij , duke ndezur luften e klasave me keq se ne diktature, duke hequr e larguar nga puna cdo njeri me bindje te kunderta me te e kliken e tij , mesues, inxhiniere ,doktore ,juriste mandje edhe punetore te thjeshte deri te pastrues ky pra eshte njeriu i shpreses qe dhe per pak vite po arrin sh.Enver! Si nuk thone asnje fjale akademiket per keto probleme ne intervistat e opinionet e tyre !Si anetar i PS me dhemb shpirti dhe nese nuk fitojme ne 2013 mjer femijet tane ne cfare shteti do jetojne se profesoret dhe akademiket i kane te siguruar per disa breza.LLumi i shoqerise po mbyt administraten, nuk fuksionon as nje strukture e shtetit ligjor, qe pretendohet se eshte ndertuar ,varferia eshte ekstreme , kudo veprohet me militantizem ! dhe perseri heshtje ! Nepermjet ketij komunikimi duhet ti them Edi Rames qe fitorja ne 2013 eshe DOMOSDOSHMERI. Kjo arrihet lehtesisht pa LSI dhe shkencetaret e PS qe mbrojne Saliun, duke i kthyer syte nga fshati me programe e politika te thjeshta,te qarta e te kuptueshme per ta pasi e them me bindje te plote se strukturat e PS ne fshat jane jo funksionale (fallse) ne shumicen e rasteve ekziston vetem nje i ashtuquajtur kryetar pa anetare nga frika e presioni qe ushtron pushteti qendror e vendor e ne komisione te votimit nuk shkon asnje intelektual pasi sapo te marrin vesh emrin i heqin nga puna kete e kam provuar ne kurrizin tim pasi ime shoqe edhe pse nje mesuese me dy fakultete dhe 20 vite pune prej dy vjetesh vazhdon te rrije ne shtepi vetem per faktin pse burri i saj inxhinier ishte kryetar komisioni ne fshatin e tij te lindjes dhe pse punonte per Edi Ramen. Qyteti eshte i qarte . Alternativa e Edi Rames duan apo nuk duan profesoret dhe akademiket e PS sa do gure ne rrota ti vendosin do te provohet sepse shembullin e tij e ka dhene ne Bashkine e Tiranes . Mos i frikesohet askush Energjive te pa shtershme te ketij burri gjigand qe e njeh veten per njeri te ndershem ne punen e tij .Rezultatet nen drejtimin e tij si kryeminister do jene te padiskutueshme dhe te prekshme nga te gjitha shtresat e popullsise.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch