Home » PD » Partia Demokratike: Komunikatë për opinion

Partia Demokratike: Komunikatë për opinion

Partia Demokratike

      Bujanoc

 

Komunikatë për opinion

 

Partia Demokratike, me seli në Bujanoc, dënon fuqishëm iniciativat për ngritjen e aktpadive ndaj veprimtarëve politik nga ana e organeve të sigurimit nëpërmjet gjykatave, posaqërisht drejtuesve të subjekteve politike në Luginë të Preshevës.

Ngritja e aktpadive për kundërvajtje ndaj liderëve partiak, njëkohësisht edhe krerëve institucional për përorimin e flamurit tonë kombëtar, nuk janë gjë tjetër vetëm se formë e presionit politik dhe psikologjik ndaj veprimtarisë politike të pavarur.

Është për të ardhur keq se si disa organe shtetërore kanë vazhduar logjikën e shekullit të kaluar duke përdorur metoda të ndryshme me pretendime se në këtë mënyrë do të fusin frikë tek akterët e politikë bërjes në rajonin tonë.

Janë indikative akuzat për përdorim të flamurit tonë kombëtar  pikërisht me rastin e njëqindë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të cilat strukturave të vjetra të organeve të sigurimit u shërbejnë për të krijuar dosje të reja ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe që nuk kanë përkatësi të njejtë etnike.

Ne si subjekt politik i cili edhe udhëheq me komunën e Bujanocit i bëjmë thirje të gjitha organeve shtetërore që të ndalojnë me veprimet e këtilla të demoduara dhe të kthehen drejt perspektivave  integruese evropiane.

Rruga drejt Evropës nuk çon me aktakuza për përdorim të flamujve por me lejimin e tyre në mënyrë që të simbolizohet identiteti kombëtar.

Serbia duhet të ndjekë shembullin e vendeve tjera në rajon dhe pikërisht të atyre vendeve ku vet popullata serbe është pakicë dhe e pa penguar nga askush përdor simbolin e vet kombëtar.

Në këtë drejtim, Partia Demokratike përsëritë kërkesën ndaj institucioneve të Republikës së Serbisë që përfundimisht të lejohet përdorimi i flamurit tonë kombëtar edhe në mënyrë zyrtare, kurse nga faktori ndërkombëtar kërkojmë që të ushtroj presion shtesë ndaj autoriteteve të Beogradit që kjo çështje të rregullohet sa më shpejt.

 

Bujanoc, 10.05.2013

 

Shërbimi për Informim i Partisë Demokratike

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.