Home » Lajme » Partia Demokratike me seli në Bujanoc: Reagim

Partia Demokratike me seli në Bujanoc: Reagim

Të indinjuar nga vlerësimet kontraverse, të pabazuara dhe të pa argumetuara me qëllim të lajthitjes së opinionit publik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e të publikuara pas takimit të kryesisë së PVD-ës të mbajtur në Bujanoc me datë 22.6.2011 dhe në të cilën kanë marrë pjesë edhe persona që nuk përfaqësojnë asnjë organ drejtues të PVD-ës, Këshilli iniciativ i Partisë Demokratike në Bujanoc lëshon këtë:

 

 

R E A G I M

 

–          Konstatimi se dikush nga Beogradi po dëshiron që përmes nesh të destabilizojë pushtetin lokal dhe ndryshimin e raporteve politike në disfavor të PVD-së është i paqëndrueshëm dhe i pa bazë qysh nga deklarata e parë e koordinatorit të këshillit inicues dhënë mediave se ne nuk kemi për synim përmbysjen e pushtetit lokal.

–          Deklarata e kryetarit të PVD-së se programi i PD-së është kopje e programit te PVD-së është vetem nje supozim e asgjë tjetër me qenë se ende programi i PD-së nuk është berë publik dhe në momentin kur bëhet publik ky program atëherë i ipet të drejtë  zyrtarve te PVD-së ta bejë komperacionin se a është origjinal apo kopje ashtu sic aludon kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Andaj ky konstatim është një kamuflim i hipokrizisë dhe papëgjegjësisë politike të liderëve të kësaj partie të cilët përpiqen që mangësitë e tyre menaxhuese t’i mbulojnë me akuza të drejtuara në adresë të gabuar,

–          prej nesh kërkohen akte të moralshme nga persona të cilët qysh moti me veprimet e tyre konkrete kanë përulur dhe shkelur të gjitha normat morale dhe dinjitetin e vet duke ia kthyer shpinën kësaj popullate në momentet më vendimtare. Konkretishtë më datë 31. mars 1999 edhe atë nga kryetari nëndegës së PVD-së në Tërnoc dhe  Këshilltar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, i cili dje ishte në takim në cilësinë e pjesëmarrësit edhe pse nuk ushtron asnjë funksion në organet drejtuese të PVD-së.

–          Pse nuk kërkohet përgjegjësi  morale ndaj personave të cilët në momentet më të vështira të vitit 1999 u larguan nga organet e partisë, vetëm pak ditë pasi që ishin zgjedhur në krye të tyre, ndërsa tani gëzojnë poste e funksione të larta (kryeshef) në administratën komunale.

–          Ku është akti moral dhe pëgjegjësia politike e Riza Halimit, kryetar i PVD-së, i cili nuk dha dorëheqjen edhe pse KK i Preshevës ia kishte revokuar votëbesimin në vitin 2005, duke e bërë këtë vetëm pasi që qytetarët e larguan nga posti vetëm përmes votimit të drejtpërdrejtë,

–          Ku është morali i funksionarëve të lartë partiak të cilt munguan në rundin e dytë të zgjedhjeve historike të vitit 2002 për pushtet lokal në Bujanoc, duke shkuar në pushime verore sikur të kishin komoditetin e shtetit të Zvicrës, dhe pasi që i kryen pushimet prap morën funksione në pushtetin lokal.

–          Ku është morali i kryetarit të tanishëm të degës së PVD-së në Bujanoc i cili në këtë funksion nuk erdhi nga vota por nga intervenimi dhe diktati i kryetarit të PVD-së Riza Halimi, duke shkelur të gjitha procedurat legjitime zgjedhore dhe duke pranuar, që për hirë të ruajtjes së unitetit brenda partisë, i njëjti të zgjedhet edhe kryetar i Komunës së Bujanocit, duke ruajtur njëherit edhe postin e kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc edhe përkundër shkeljes së vendimeve të mëparshme të Partisë, që mbetën të parealizuara për tri vite  me radhë, gjegjësisht që nga 08. korriku 2008, i cili cdo herë thirret ne parime morale, dispozita ligjore nganjiherë edhe ne konventa ndërkombëtare.

–          A është e moralshme se që nga ardhja në postin e kryetarit të Komunës në vitin 2008, në vazhdimësi janë injoruar e përbuzur funksionar e drejtues të devotshëm të partisë, të cilët në qeverisjen e mëparshme lokale kishin ushtruar edhe funksione të larta ne pushtetin lokal, deri në atë nënçmim sa që ish kryeshefi i administratës komunale (i cili ka qenë Sekretar gjeneral i PVD-së për tetë vite me radhë) të mbetet në korridorin e objektit të komunës pa i dhënë as edhe një sqarim të vetëm.

–          Në  marrëveshjen e arritur në mes te kryesisë së PVD-së dhe kryesisë se degës së PVD-së  ne Bujanoc ne korrik te vitit 2008,poashtu edhe marrëveshja e arritur rreth ndërrimit te këshillëtarëve te njejtit subjekt i cili kurr nuk u perfilli as qe u arrit ne praktikë,pyesim me të drejtë  ku është morali dhe pergjëgjsia politike e krerëve të PVD-së  ndaj antarësisë dhe votuesve.

 

–          Dihet botërishtë fakti se në zgjedhjet e vitit 2008 bartës i listës së PVD-së  ishte kryetari i partisë z. Shaip Kamberi, ndërsa i pari në listën e kandidatëve për këshilltar komunal ishte kryetari i Këshillit iniciues të Partisë Demokratike z. Nagip Arifi, gjë e cila mund të dëshmohet edhe me dokumentet përkatëse të Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc, në të cilat shkruan: PVD-Nagip Arifi,

–          Siç dihet në ditën e konstituimit të K.K të Bujanocit të dalur nga zgjedhjet e 11 majit 2008, kur në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të kuvendit, caktimi i sekretarit KK zgjedhja e kryetarit te komunes, zgjedhja e zv/kryetarit të komunës, dhe zgjedhja e antarëve të keshillit komunal gjatë zgjedhjeve të këtyre funksionareve keshilltarët  serb kishin lëshuar punimet e seancës, të gjithë këta funksionarë të lartëpërmendur ishin zgjedhur duke  marrë votat e të gjithë këshilltarëve shqiptar. Me çfarë të drejte morale kërkohet të përbuzen ato vota pa përfunduar mandati i kësaj përbërje të Kuvendit komunal të Bujanocit?! Mos ndoshta e keni për synim që këtë ta bëni përmes marrëveshjes me palën serbe, që janë pjesë e  koalicionit të zgjeruar qeverisës?!

–          Cila është e drejta  morale e  personave që sot pa kurrfarë baze na akuzojnë se ne gjoja kemi penguar funksionimin efikas të PVD-së dhe të pushtetit lokal, pa përmendur as edhe një rast apo akt  konkret, ndërsa duke pasur për bazë pikërisht specifikat e komunës së Bujanocit ne jemi deklaruar se nuk do të punojmë në përmbysjen e qeverisjes lokale gjithnjë duke respektuar afatet dhe normat ligjore e demokratike,

–          Morali ynë është ky: se jemi të hapur për bashkëpunim cilësor dhe të ndershëm, por pa e përbuzur dhe përulur dinjitetin dhe moralin e tjetrit.

–          Për fund do të ishte më e moralshme dhe më obliguese ndaj qytetarëve prej të cilëve kemi marrë edhe besimin, që me nder t’i ushtrojmë funksionet që kemi dhe të realizojmë detyrat dhe veprimet që shkojnë në dobi të qytetarëve të Komunës së Bujanocit, për të cilën gjë nuk do t’i kursejmë të gjitha kapacitetet tona.

 

Në Bujanoc, 23.06.2011

Këshilli iniciativ i Partisë Demokratike

Mr.  Nagip Arifi,  Koordinator

————————————————

 

Working with software, eeg could be used to highlight when students show signs of confusion, adjusting courseware to remediate buy essay cheap from https://essayclick.net until signs of full understanding are shown

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch