Home » Lajme, Vendore » PARTIA DEMOKRATIKE – Plani i zhvillimit ekonomik dhe i infrastrukturës për Komunën e Bujanocit

PARTIA DEMOKRATIKE – Plani i zhvillimit ekonomik dhe i infrastrukturës për Komunën e Bujanocit

PARTIA DEMOKRATIKE

B u j a n o c

Kryetar: Mr. Nagip Arifi

 

Plani i zhvillimit ekonomik dhe i infrastrukturës

për Komunën e Bujanocit

 

 

 

Përpilues: Grupi Punues

 

Koordinator i grupit -Nexhat Behluli

 

Shkurt, 2012

 

 

 

 

Parathënie

 

 

– Plani i zhvillimit ekonomik dhe ai i infrastrukturës është një dokument me rëndësi jetike për komunën tonë, i cili në vete përmban të gjitha potencialet zhvillimore në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik.

– Për të pasur një informacion sa më të saktë të gjendjes momentale në Komunën e Bujanocit si dhe për të pasur mundësi që të identifikohen sa më real nevojat zhvillimore, drejtëpërsëdrejti në përpilimin e këtij dokumenti ishin të kyçur anëtarët e rregullt të grupit punues, kurse bashkëpunëtorë të angazhuar nga jashtë ishin ekspert dhe konsultues profesional të lëmive të ndryshme.

– Duke i respektuar objektivat strategjike të përcaktuara në pamje të analizës serioze të strukturave dhe kapaciteteve ekzistuese lokale, i gjithë materiali i mbledhur dhe i përpunuar nga grupi punues dhe nga bashkëpunëtorët e jashtëm është analizuar mirë dhe ka marrë formën përfundimtare.

– Ngritja e vetëdijes për nevojën e formulimit dhe implementimit të planit të zhvillimit ekonomik dhe atij të infrastrukturës është i pranishëm në të gjitha vendet që gjenden në fazën e tranzicionit, gjë e cila vlen edhe për komunën e Bujanocit.

– Partia Demokratike, duke treguar seriozitetin më të lartë, është subjekti i parë dhe i vetmi në Luginën e Preshevës, i cili po i jep hapësirë veprimi individëve dhe grupacioneve të ndryshme me aftësi profesionale, të dëshmuar për të kontribuar edhe në këtë mënyrë drejtëpërsëdrejti për të mirën e popullatës të komunës së Bujanocit, në këtë rast në zhvillimin ekonomik.

– Partia Demokratike, me sinqeritetin maksimal të mundshëm, duke e dëshiruar një shoqëri progresive në njërën anë dhe një ekonomi të fortë në anën tjetër, ka vendosur që t’i inkuadrojë dhe t’u besojë këtë përgjegjësi personave të profesionit, atyre që e dëshmuan veten kryesisht në bizneset dhe kompanitë e veta private, atyre që më së shumti i dhanë kësaj shoqërie, atyre që e mbajtën dhe po e mbajnë qetësinë dhe rehatinë sociale, e ata janë afaristët e suksesshëm të komunës së Bujanocit, ata të cilët në të gjitha kohërat e historisë sonë të hidhur krijuan më së shumti vende të punës.

– Një kontribut të veçantë në përpilimin e këtij plani e sidomos në inplementimin e tij në 4 vitet e ardhshme, do ta japin personat nga komuna e Bujanocit, të cilët u trajnuan dhe ishin të angazhuar në Organizatat Ndërkombëtare të cilat vepruan dhe ndihmuan në 10 vitet e fundit në komunën tonë. Poashtu merita të mëdha ka edhe inxhinieri i diplomuar i makinerisë dhe master i informatikës Izeir Fejzullahu.


Plani i zhvillimit ekonomik dhe ai i infrastrukturës i përpiluar nga grupi punues i Partisë Demokratike bazohet në:

“PLANIN STRATEGJIK TË KOMUNËS SË BUJANOCIT 2007-2017” i cili është hartuar në fund të vitit 2007 nga ana e komunës së Bujanocit në bashkëpunim me UNDP përmes Programit MIR2 dhe CHF internacional.

Këshillat profesionale më meritore të marra nga “Institut MSP”

( Instituti për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Beogradi )

I gjithë ky proces ka zgjatur  më tepër se një vit.

Në atë kohë kryetar i komunës së Bujanocit ishte Mr.Nagip Arifi.

Pasardhësit e tij në pushtet gjatë mandatit 2008-2012 nuk u angazhuan në jetësimin e “PLANIT STRATEGJIK TË KOMUNËS SË BUJANOCIT 2007-2017.

 

QËLLIMET STRATEGJIKE TË PLANIT TË ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TË INFRASTRUKTURËS SË PD-s JANË:

 1. Zhvillimin e infrastrukturës me qëllim të lehtësimit të zhvillimit të

mëtutjeshëm ekonomik.

 

2. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe zejeve e punëtorive të

ndryshme (si forma më e shpejtë dhe më e lirë e zhvillimit ekonomik të komunitetit).

 

3. Zhvillimi i potencialeve bujqësore të komunës së Bujanocit

( ndihmë konkrete për bujqit ).

 

4. Zhvillimi i potencialeve turistike të komunës së Bujanocit.

 

5. Zhvillimi i resurseve njerëzore.

 

6. Përmirësimi i shërbimeve publike dhe i administratës komunale.

 

7. Marketingu strategjik me qëllim të promovimit të komunës dhe të ndërtimit

të një imixhi tërheqës dhe atraktiv.

 

8. Ndihmë konkrete dhe rritje e kualitetit të shërbimeve nëpër Bashkësi Lokale.

 

9. Hapja e një shkolle të biznesit të vogël “merr ide për të realizuar”

( edukim i ndërmarrësve për biznesin fillestar ).


Potencialet ekonomike të Komunës së Bujanocit

 

Të kategorive të ndryshme: 

– Ndërmarrje private rreth 800 të regjistruara

– Punëtori dhe zeje rreth 600 të regjistruara

– Reparte industriale shoqërore rreth 20

 

Repartet industriale të kategorive të ndryshme:

 

Xehetaria, industria ushqimore, e metaleve të ngjyrosura,  e materialit ndërtimor, metalike, e mobileve, kimike, e lëkurës dhe këpucëve, e tekstilit, e plastikës, e përpunimit të drurit, e duhanit, ekonomia rrugore,  ndërtimtaria dhe shërbimet publike.

 

 

Potencialet Bujqësore

 

Sipërfaqet e tokave bujqësore në Komunën e Bujanocit shtrihen  rreth 26.000 ha, prej të cilave rreth 85% janë në pronësi private.

Faktori njeri me përvojë dhe njohuri adekuate për t’ u marrë me bujqësi.

 

 

Potencialet Infrastrukturore

 

Qasje të drejtëpërdrejt në korridorin 10-të

Komunikacioni hekurudhor

Afërsia me vendëkalimet dhe shtetet Kosovë dhe Maqedoni

 

 

Prezenca e numrit të mjatueshëm të Bankave Komerciale

 

Komerciale, Intesa, Alko Banka, Otp Banka, Kredit-Agrikoll-Bank.

 

 


PRIORITETET E PARAPARA PËRMES PLANIT TË ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TË INFRASTRUKTURËS TË PËRPILUAR NGA GRUPI PUNUES I PARTISË DEMOKRATIKE JANË:

–         Ruajtja e vendeve ekzistuese të punës

–         Përmirësimi dhe zhvillimi i punësimit (krijimin e vendeve të reja të punës)

–         Avancimi dhe zhvillimi i programeve të vetëpunësimit

–         Lidhja e bizneseve vendore me pushtetin lokal

–         Rekonstruimi i infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimi i saj

 

PRIORITETET E CAKTUARA DO TË REALIZOHEN:

 

–         Duke ofruar asistencë këshillëdhënëse profesionale dhe materiale për potencialet ekzistuese ekonomike dhe bujqësore

–         Lehtësime dhe subvencione për investitorët e mundshëm

–         Logjistikë e gjithanshme për investitorët potencialë

–         Mirëmbajtja dhe përmirësimi i marrëdhënieve me institucionet qendrore

përgjegjëse të zhvillimit ekonomik (ministritë përkatëse, fondi për zhvillim).

 

BAZA PËR REALIZIMIN E PRIORITETEVE TË CAKTUARA:

 

–         Komuniteti lokal i biznesit, punëtoritë dhe zejet

–         Lokacionet për investime (zona industriale, ndërmarrjet e pa privatizuara)

–         Tërheqja e donacioneve, investimeve dhe kredive bankare apo të tjerave (gjatë fushatës do të zbulohen dhe publikohen burimet !!!???).

–         Fuqia punëtore e kualifikuar, me kulturë pune të zhvilluar

–         Kontakti dhe kthyerja e bizneseve që kanë bartur veprimtaritë e veta në shtetet përreth ( afër 15, me mbi 500 persona të punësuar )

–         “Ftesë Diasporës” – Duke iu krijuar kushte të favorshme për investime, përveç parave të gatshme që i dërgojnë për familjet e tyre, diaspora shqiptare mundet edhe të investojë në komunën tonë sepse vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme për investime. Ndërkaq, pushteti lokal do të punojë edhe më tutje në përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Diaspora është fuqia më e madhe investuese qa ka komuna jonë dhe potenciali i saj nuk është shfrytëzuar ende sa duhet. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për migrim, jashtë vendit jetojnë prej 5000 deri në 9000 mijë qytetarë të komunës sonë, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë status legal, kurse një numër i konsiderueshëm i tyre shkojnë për të punuar.

Gjatë vitit 2011 dërgesat e tyre arrinin mbi 11 milionë euro.

 

Përmbyllje:

 

Me realizimin e planit të zhvillimit ekonomik dhe atij të infrastrukturës të komunës së Bujanocit, do të përmirësohet edhe zhvillimi i biznesit lokal që nënkupton edhe krijimin e vendeve të reja për punësim, do të parandalohet shpërngulja e popullatës, do të përfitojë edhe komuna nga taksat, tatimet e ndryshme dhe pagesat e tjera që i bartë funksionimi i biznesit, sikur që edhe do të krijohet një klimë optimiste me perspektivë për një jetesë normale në komunën e Bujanocit. Do të forcohet bashkëpunimi në mes të pushtetit lokal dhe të bizneseve, po ashtu do të normalizohet bashkëpunimi në mes bizneseve të ndryshme lokale. Gjithashtu do të thellohet partneriteti i veprimtarive me organizatat e tjera, si: shkollat profesionale, agjencive trajnuese, bankave, organizatave lokale dhe ndërkombëtare. Çdo vizitor do të ketë mundësinë të informohet me bizneset komunale përmes pllakës informuse që do të vendoset në hyrje te komunës ,ndërsa nëpërmjet bazës së të dhënave, bizneseve u mundësohet bashkëpunim më i mirë dhe posedim i informatave me kohë dhe të sakta. Buxheti komunal do të mund të ngritet, përmes të cilit do të kemi edhe një infrastrukturë më të ngritur me standarde të kohës.

 

VËREJTJE:

Plani i zhvillimit ekonomik dhe atij të infrastrukturës të komunës së Bujanocit i PARTISË DEMOKRATIKE i përpiluar nga grupi punues dhe bashkëpunëtorët nga jashtë, në këtë formë nuk është paraqitur tërësi dhe i detajizuar. – Në formën e kompletuar me të gjitha të dhënat: QËLLIMET STRATEGJIKE, PRIORITETET DHE QËLLIMET E DETAJUARA do të shpalosen në tërësi me fillimin e fushatës parazgjedhore.

 

– Qëllimet finale të këtij plani janë: Ruajtja e vendeve të punës ekzistuese dhe krijimi i deri në 2000 vende të reja punësimi të profileve të ndryshme në mënyrë direkte dhe asaj indirekte.

 

– Afati kohor i implementimit të planit të PARTISË DEMOKRATIKE është në 4 vitet e ardhshme.

 

Bujanoc.

Shkurt, 2012.

Grupi punues i PD-s

Kordinator: Nexhat Behluli

2 Responses

  1. Agallaret thotë:

    Pse ani mos ti besoj? Kesaj here e kemi me se lehti te vendosim kujt te ja japim voten, atij i cili ka qen kryetar i komunes 6 vite Nagip Arifit per te cilin edhe fmija e pleqt e din se cka u punue dhe cka u arrit ne kohen e tij. Apo ketij Shaip Kamberit i cili ka qen kryetar 4 vitet e fundit i cili jo qe ka kontribu dhe ka bo pun te mira por qe na ka kthye mbrapa. Kjo qe po e them un eshte e verteta, kurse nese doni te flasim nga pozita e inatit dhe qefit, ateher secilit do ti gjejm edhe gabime por do tja shpifim edhe sukseset. Njeri kur don dhe kur ka ndonje qellim ateher edhe ne vo mund te gjeje qime, Agallart po vlersojn keshtu, e ju shaipovit mund te thoni cka te doni vetem se mo nuk po flasin llokopendrat por punt dhe veprat, diten e mir, mir u pafshim ne diten e zgjedhjeve “votimit”

  2. Azemi - BUJANOC thotë:

    me PD drejt fitores sebashku te gjithe ta ndrrojme jeten e komunes se Bujanocit per te miren e popullates

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch