Fshati Lluçan sot ishte nikoqir i tubimit parazgjedhorë të Partisë Demokratike, subjekt ky që dëshmoi se e ka përkrahjen e shumicës apsolute të popullatës të këtij vendbanimi.
Hapsira e salla së aktiviteteve kulturore, nuk mjaftoi për simpatizuesit e Partisë Demokratike të cilët kishin ardhur për ti dhënë përkrahjen njeriut të parë të këtij subjekti politik Mr. Nagip Arifit, për zgjedhjet lokale të 6 majit.
Për kryetarin e PD-së ka shum për tu folur e sidomos investimet që i ka bërë në këtë fshat gjatë periudhës kur udhëheqte mandatin e kryetarit të komunës, u tha gjatë tubimit.
Anëtarët e kryesisë së nëndegës së PD-së të fshatit Lluçan, numruar një sërë projektesh, të cilët arrijnë shumën miliona euro të investuara në këtë fshat gjatë periudhës kur Arifi udhëheqte ekzekutivin e komunës së Bujanocit.
Ata gjithashtu potencuan se në këtë shekull fëmijët e botës së demokratizuar zhvillojnë aktivitete të ndryshme ndërsa fëmijët e fshatit Lluçan ecin në rrugë me gropa dhe me baltë, dhe për këtë duhet të jap llogari pushteti aktual i cili e la në harresë këtë fshat, si dhe çdo fshat shqiptarë të komunës së Bujanocit.
Bujnaoc, 25 prill
M Ahmeti
Eselamu alejkum
A miliona dinarë apo miliona € të investuara (mos ndoshta jeni në ëndërra bre ?! mua po më duket kështu…hajr inshaAllah
Ue selam