Home » Lajme, PDSH » Partia Demokratike Shqiptare fillon aktivitetet e saja për zgjedhjet e Këshillit Nacional që do të mbahen më 26 Tetor 2014

Partia Demokratike Shqiptare fillon aktivitetet e saja për zgjedhjet e Këshillit Nacional që do të mbahen më 26 Tetor 2014

PDSH1Nesër më datë 7 shtator 2014 PDSH ka ftuar Këshillin Qendror  dhe Kryetarët e nëndegëve për ta konfirmuar qëndrimin e kryesisë së PDSH-së për daljen në zgjedhjet e 26 tetorit 2014 për Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas burimeve tona, Kryesia e PDSH-së ka diskutuar rreth këtyre zgjedhjeve jo më pak se në 5 takime të saj, që nga Janari i këtij viti dhe pas analizave të thukta që ka bërë, ka vlerësuar se PDSH edhe përkundër qëndrimit të saj të fortë se Këshilli Nacional i këtij modeli nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, në fundë ka vlerësuar se vetëm me pjesmarrje në të mundë të ndalet hovi keqbërës i gjertanishëm dhe i mëtejmë i këtij organi jo-legjitim.

Të gjitha qëndrimet e partisë do të shpalosen në Këshillin Qendrorë që do të mbahet në ora 11 në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe më pastaj me fillim në pra 17 do të parqiten edhe para përfaqësuesve të nëdegëve dhe forumeve të PDSH-së.

Merret vesh se nga këto takime me organet e partisë, PDSH do ta nxjerrë një dokument ku do të paraqiten parimet bazë që duhet ti përmbahet Këshilli Nacional dhe mëpastaj do ti koordinoj veprimet e këtij subjekti me subjektet tjera politike shqiptare që nuk kanë qenë pjesë e këtij këshilli për mënyrën e veprimit dhe funksionimit të këtij këshilli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch