Home » Lajme, PDSH, Vendore » Partia Demokratike Shqiptare fushatën parazgjedhore e vazhdoi në fshatin Bukuroc

Partia Demokratike Shqiptare fushatën parazgjedhore e vazhdoi në fshatin Bukuroc

PDSH - BukurocPushteti i drejtuar nga PDSH realizoi një sërë projektesh duke mundësuar lidhjen e fshatit Bukuroc me fshatrat e tjerë

ushteti i drejtuar nga PDSH ka ndihmuar bujqit me mjete pune, shpërndarje të bagëtive si dhe ka realizuar një sërë projektesh infrastrukturore duke mundësuar lidhjen e fshatit me fshatrat e tjerë, tha kështu në fjalimin përshëndetës, kandidati për këshilltarë nga kjo nëndegë, Armend Ibrahimi. Në këtë fshat është bërë edhe rregullimi i parkut, elektrifikimi i rrugëve dhe rregullimi i rrjetit të energjisë elektrike. Të rinjtë e bashkësisë lokale Bukuroc kanë gëzuar gjatë mandatit katër vjeçarë edhe projektin socio- ekonomik duke u radhitur në institucione të caktuara. Pjesë e investimeve në infrastrukturë ishte edhe asfaltimi i rrugëve me asfalt dhe rrugicave me kocka betoni. Ndërsa kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka kërkuar nga banorët e Bukurocës që sërish të jenë pjesë e garës së nëndegëve të PDSH-së se cila do të jetë bastion i PDSH-së sa i përket grumbullimit të votave.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress