Home » Lajme, PDSH » Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Norçë & video

Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Norçë & video

Me moton “TË BASHKUAR DREJT FITORES” duke rrethuar numrin 1, Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Norçë. Pas antonimit të himnit kombëtarë tubimin e ka hapur kryetari i nëndegës në BL Norçë, ku shprehu bindjen në fitore. Në një atmosferë festive kandidati nga ky fshat Arif Ibishi para elektorit Norças ka shpalosë programin PDSH-ës që sipas tij do të realizohet me mbështetjen e tyre në fitoren e 6 majit. Para elektorit po ashtu ka folur edhe Zejush Ahmeti. E në fjalën e tij kryetari i PDSH-së falënderoi të gjithë për përkrahjen e dhënë gjatë fushatës, kurse përshëndeti edhe ata që nga diaspora kanë ardhur në promovimin e kandidatit në këtë njësi. Duke folur për investimet ai tha se projektet në këtë fshatë do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm. Tubimin kreu i PDSH e përmbylli me bindjen e plotë se shqiptarët do të jenë përkrahë Partisë Demokratike Shqiptare duke rrethuar numrin një me moton “TË BASHKUAR DREJT FITORES”.

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch