Home » Lajme, PDSH, Vendore » Partia Demokratike Shqiptare nuk miraton dorheqjen e kryetarit të Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa

Partia Demokratike Shqiptare nuk miraton dorheqjen e kryetarit të Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa

Partia Demokratike Shqiptare
Preshevë

Njoftim

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e saj të mbajtur më datë 20. Janar 2013 shqyrtoi situatën e krijuar politike dhe të sigurisë, pas largimit të Pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit dhe në mënyrë unanime gjykuan këtë akt vandal dhe qyqarë të qeverisë dhe xhandarmërisë serbe.

Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i dorëheqjes së kryetarit të Komunës nga posti i kryetarit.
Pas diskutimeve të shumta të anëtarëve të kryesisë, kryesia vendosë si në vijim:
– Kryetari me ofrimin e dorëheqjes së tij si një akt moral dëshmoi ndërgjegje të lartë politike;
– Kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa, me asnje veprim nuk ka kontribuar në krijimin e situatës për largimin e Pllakës përkujtimore, përkundrazi është angazhuar me tërë qenjen për mbrojtjen e saj;
– Me aktivitetin e tij të palodhshëm ka qenë faktorë kryesor unifikues i spektrit politik shqiptarë në Luginë pas situatës së krijuar politike;
– Kryesia vlerëson se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore.
Andaj kryesia e PDSH-së vendosi që të mos e pranoj dorëheqjen e Z. Ragmi Mustafa nga posti i kryetarit dhe kërkoi nga ai që ta vazhdoj punën në funksionin e kryetarit të Komunës dhe të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Në Preshevë
20. Janar 2013 Shërbimi për informim i PDSH-së

3 Responses

  1. rexhep thotë:

    E selamu alejkum
    Shporru bre…akoma po pret…kjo është rregull e lojës more matrapaz…ndërsa i lutem redaksisë që mos t’a shlyej komentin…

    • KosovaLindore thotë:

      I nderuar “rexhep”, kur bëni kërkesa nga redaksia për mos shlyerje të komenteve që etiketohet kushdoqoftë me ose pa arsye, jeni të obliguar qe ne komentin tuaj ta jepni leternjftimin tuaj të plotë, pra me emer dhe mbiemer si dhe ta paraqitni publikisht imejl-adresën tuaj.
      Nga stafi i KosovaLindore.Com

  2. luginaa thotë:

    Tetë liderë perfid të Kosovës Lindore
    Bota Sot | 21.01.2013 18:21
    Share on linkedin Share on facebook Share on twitter Share on email More Sharing Services 6

    “Bota sot” zbulon djallëzinë e liderëve shqiptarë të Preshevës, veçanërisht të kryetarit Ragmi Mustafa, i cili është regjistruar si qytetar i Prishtinës, për t’ia mbathur nga Presheva (?!).
    Jo vetëm lapidari i UÇPMB-së, por edhe qindra ish ushtarë të UÇPMB-së s’kanë vend në Preshevë, Bujanoc, e Medvexhë. Kjo u dëshmua dje kur Serbia ndërmori aksion kundër shqiptarëve në Preshevë, duke hequr monumentin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, me synimin që të krijoj një situatë pasigurie në terren për shqiptarët dhe ushtarët e UÇPMB-së, e të shpërngulën nga atje. Aksioni xhandarmërisë serbe u krye në pabesi, në orët e hershme të mëngjesit. Para pak muajsh po ashtu Serbia kreu një aksion policesk në fshatrat e Preshevës dhe Bujanocit, nën pretekstit e kërkimit të të dyshuarve për krime lufte. Që nënkupton kundër ish pjesëtarëve të ish ushtrisë shqiptare UÇPMB.
    Në anën tjetër, kohëve të fundit Serbia në Bujanoc ka sjellë rreth 4000 ardhacakë Serbë me origjinë nga Kosova, të cilët janë pajisur me dokumente personale dhe janë futur në listat e votimin. Këta janë vendosur në Bujanoc në “Kamping Bujanovac”.
    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch