Home » Lajme » PARTIA DEMOKRATIKE SUBJEKT ME IDE PËRPARIMTARE

PARTIA DEMOKRATIKE SUBJEKT ME IDE PËRPARIMTARE

Bujanoc, 25 tetor

Me një përkrahje githnjë e më masovike të simpatizantëve të vetë, Partia Demokratike dëshmoi se programi i sajë është përqafuar nga shumica e popullatës shqiptare të Komunës së Bujanocit.

PD me formimin e nëndegës në qytetin e Bujanocit ka përfunduar etapën e formimit të të gjitha organeve në këtë komunëë me shumicë shqiptare.

Formimin e nëndegave PD e ka isur në vendbanimin më të mdah shqiptarë në rajon, në fshati Tërnoc i madh, pastaj për të vazhduar nëpër fshatra tjera, si në Bilaç, Muhoc, Breznicë, Dobrosin, Turi, Lluçan, Osllarë, Somolicë, Letovicë, Nesalcë dhe për ta përfunduar me qytetin e Bujanocit, një përmbyllje e cila e dëshmoi PD-në si subjekt, edhe pse më i ri, më të fuqishmin në komunën e Bujanocit.

Që nga fillimi i saj nga prezenca simpatizantëve të shumtë gjatë themelimit të nëndegëve shihej një përkrahje e madhe e popullatës shqiptare që ishin radhitur përkrah Partisë Demokratike, të cilët përveç se donin të kyqen në këtë subjekt politik dëshira e tyre ishte edhe të kontribonin në te.

Në qytetin e Bujanocit gjatë themelimit të nëndegës,  prezentë ishte një numër i madh  i simpatizatëve të PD-së të cilët i dhanë një përkrahje të madhe subjektit më të ri në Luginë të Preshevës në krye me Mr.Nagip Arifin.

Prezenca e tyre e inkurajoi Mr.Nagip Arifin i cili potencoi se, ” Ju më jepni kurajo dhe forcë të punojë për këtë populate, para disa ditëve u mbajt tubim në sallën e madhe në shtëpi të kulturës  ( nga PVD-ja), të cilët na fyen dhe na thanë se  jemi dezerter, po, kemi dezertuar  sepse ajo është parti me kritere të plocisë dhe ushtrisë dhe njeriu dezerton vetëm nga policia dhe ushtria”.

Arifi, gjtihashtu potencoi se, “na thanë se jeni duke punuar për të fituar pushtetin, normal për ta fituar pushtetin, që mos ta bëjmë pushtetin organizata jo qeveritare, sepse pushteti është pushtet,  dhe do të punojmë  ta fitojmë pushtetin”.

Liderii PD-së, duke folur para të pranishmiv gjithashtu potencoi se, ”na thanë se po punojmë edhe për para,  ata të cilët punojnë për para, gjithmonë sulmojnë të tjerët, prej vitit 2007 kemi deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë  në emër të qytetarëve të Luginës së Preshevës, 10 mijë  euro në  muajt vijnë në atë koalicion dhe llogariteni që nga viti 2007 deri në vitin 2011 bëjnë 50 muaj dhe 50 muaj  nga 10 mijë euro bëjnë 500.000 euro,  askush nga ju nuk e din se ku janë ato para”.

”Vitin e kaluar është formuar Këshilli Nacional edhe ju të pranishëm keni prëkahur, e keni përkrahur që çështja shqiptare të ngritet, por nuk lëvizi asgjë  sepse ata 14 mijë euro në muaj  i marrin dhe askujt nu I japin llogari se ku i çojnë këto mjete, ndërkaq që shkojnë aq largë dhe nga abetarja e kanë larguar  flamurin kombëtarë“ tha Arifi.

Me formimin e nëndegës në Bujanoc të Partisë Demokratikë janë themeluar të gjitha nëndegës e këtij subjekti.

Gjatë themelimit të nëndegëve kryetari i PD-së Mr Nagip Arfi, ka shpërndar libeza të anëtarësisë, ku numri më i madhë i personave që u pasuruan me librezat e PD-së ishte rinia.

Formimit dhe programit  të këtij subjekti politikë tashmë po ia kanë lakëmi jo vetëm qytetarët e komunës së Bujanocit por edhe popullata shqiptare e komunës së Preshevës dhe Medvgjës duke shpresuar se një ditë edhe ata do ti bashkangjiten këtij subjekti politik, me formimin e degëve të Partisë Demokratike edhe në Preshevë dhe Medvegjë.

Më 18 qershor ishte formuar Këshilli Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike.

Më 2 korrik, Partia Demokratike në praninë e  qindra simpatizantëve në Shtëpinë e Kulturës, në Bujanoc, mbajti Kuvendin themelues, ku për kryetar të partisë së re u zgjodh, Mr.Nagip Arifi.

Më pas në një afat shumë të shkurt arriti të grumbulloj nënshkrimet e mjaftushme të qytetarëve për regjistrim në Ministrinë përkatëse.

Mr Nagip Arfi, për dy mandate ishte Kryetar i komunës së Bujanocit, gjatë kësaj kohe administrata komunale e Bujanocit ishte shpallur administra më efikase në rajon.

Në periudhën kur Mr.Nagip Arifi ishte në pushtet, ishin bërë investime të shumta në tërë territorin e komunës së Bujanocit ku u realizuan projekte të ndryshme.

Gjindshmëria dhe zotësia e tij kishte bërë që komunën e Bujancit të e vizitojnë shumë amasador të vendeve të ndryshme të Botës e që më pas të investojnë në këtë rajon.

Mr.Nagip Arifi  ka qenë kryetar i parë shqiptar i Komunës  së Bujanocit, ka  një përvojë të gjatë në politikë për rreth 20 vite me radhë, ai ka  shumë miqë ndërkombëtarë.

Por lidhjet e tij vazhdojnë  edhe  më tej me qendrat e  rëndësishme vendimarrëse, përmes ambasadave respektive të vendeve të BE –së të akredituara në Beogard, gjë që do ta ndihmojnë edhe më tej për zhvillim e komunës së Bujanocit.

 

M Ahmeti

I looked up his account and I asked my son about why he needed three milks or http://trymobilespy.com/ two trays for one lunch period

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch