Home » Lajme, PVD » Partia për Veprim Demokratik e hapi mbrëmë tubimin në Bashkësinë Lokale në Raincë

Partia për Veprim Demokratik e hapi mbrëmë tubimin në Bashkësinë Lokale në Raincë

Voto numrin 6 Për Ndryshime Pozitive’ ishte kjo motoja që Partia për Veprim Demokratik e hapi mbrëmë tubimin promovues të kandidatëve për këshilltar në Bashkësinë Lokale në Raincë. Arsim Qazimi kandidat për këshilltar para shumë banorëve të këtij fshati foli për qeverisjen e dobët të komunës si dhe shpalosi programin për realizimin e themelimit dhe ndërtimit të entit parashkollorë dhe të ujit të pijshëm. Kandidati Sefer Jahiu, kritikoi ashpër pushtetin aktual për keq menaxhim. Ai tha se PVD i shpalli luftë të hapur Serbi në tri drejtime në atë parlamentare, Këshillin Nacionel dhe pushtetin lokal që do të jetë në duart tona nga 6 maji. Ai po ashtu theksoi se PVD kurrë nuk ka kërkuar lëmoshë mirëpo bashkimi nuk bëhet me emërtimin e emrave Marshalli Tito e Sveta Tomiq, çka pushteti aktual kurrë nuk e ka bërë një kërkesë për ndryshimin e emrave të rrugëve në fjalë. Ndërkaq me duartrokitje të mëdha dhe të entuziazmuar një numër i madhë të banorëve të këtij fshatin pritën liderin e PVD –së Riza Halimi i cili tha se PDSH erdhi në pushtet me bazë të premtimeve false dhe boshe. Kreu i PVD-së tha se në vitin 2004 PDSH tha se ne nuk duam Maternitet por do të ndërtojmë spital e që gjumi iu doli shumë vonë me një projekt të dështuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch