Home » Lajme, PVD, Vendore » PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK FILLON PËRGADITJET PËR ZGJEDHJET LOKALE TË 24 DHJETORIT

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK FILLON PËRGADITJET PËR ZGJEDHJET LOKALE TË 24 DHJETORIT

Tanimë opinioni në komunë të Preshevës është i njoftuar se kryetarja e Kuvendit republikan i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për 4 komuna në Serbi, ndër të cilat edhe për komunën e Preshevës dhe 24 dhjetori është caktuar data e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Për këtë qëllim mbrëmë me fillim nga ora 18:00 u mbajt mbledhja e Kuvendit të degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë.

Para një numri të madh të delegatëve të Kuvendit të degës, mbledhjen e hapi kryetarja e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinani.

Si pikë e vetme e kësaj mbledhje ishte përgaditjet për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.

Gjithashtu u propozua edhe formimi i shtabit zgjedhorë, formimi i grupit për përpilimin e programit, grupit për kontaktin me votues, grupit për listat zgjedhore si dhe grupe të tjera të cilat do të plotësohen me emra të propozuar nga nëndegët.

Si hapa të parë të përgaditjeve për këto zgjedhje u vendos që të jenë:
– fillimi nga java e ardhshme për grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik dhe
– caktimi i kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal, që do të bëhet pas konsultimit dhe takimeve me strukturat e të gjitha nëndegëve.

Kryetari i PVD – së, Riza Halimi, u shpreh i kënaqur me prezencën masovike të delegatëve të Kuvendit të degës. Ai theksoi se pas mbledhjes së kryesisë, Ardita Sinani u propozua si kandidate për kryetare të komunës për zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit, dhe nga delegatët ky propozim u miratua pa asnjë kundërshtim.

Kryetari i PVD – së, Riza Halimi theksoi se marrë parasysh bagazhin profesional, e tashmë edhe politik, Ardita Sinani është kandidate dukshëm më e përgaditur se cilat do kandidatura të grupimeve tjera politike në komunë të Preshevës.

Në fund, nga kjo mbledhje u vendos që hapja e fushatës së Partisë për Veprim Demokratik për zgjedhjet e parakohshme lokale të mbahet me 13 nëntor (e hënë).

Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore